Si mund të ndahet Kosova, dhe a do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?

4 Gusht 2018, 11:22Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

A do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?

l.Më habit dyshimi i gazetarisë shqiptare dhe politikës kosovare që ende dyshon se Kosova mund të ndahet. Asnjëherë në shqiptarët nuk kemi ditur të artikulohemi politikisht, si gazetaria ashtu dhe politika. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh, sepse prapambetja e koshiencës politike nuk të lejon që të shohësh pemët pas pyllit.

Si mund të ndahet Kosova, dhe kush mund ta ndajë?

Gjykimi mediokër politik nuk mund ta arsyetojë dot historinë politike të kohës, sepse e dominon frika shekullore, por ka edhe nga ata shqiptarë të cilët nuk e pranojnë Dimensionin Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Ndarjen e Kosovës nuk e lejon dimensioni gjithëshqiptar që po formohet në Ballkanin Perëndimor.

Po pyetja që duhet ngritur me këtë rast është kjo: pse vërtet mendoni që pavarësinë e Kosovës e ka në dorë Hashim Thaçi me që ky është President i Kosovës dhe drejton bisedimet me Presidentin e Serbisë?

Thaçi ka qenë një luftëtar dhe kryeministri i parë i Kosovës, dhe kjo sigurisht që përbën vlerë historike përt Të, dhe vetëm kaq.

Zotërinj, Kosova është çliruar prej Serbisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Nato.

Serbia ka humbur luftën me Amerikën, dhe pikërisht këtu qëndron pika thelbësore e gjykimit politik. Amerika nuk e ka bërë luftën “për sport”, por për arsye shumë të thella që kanë lidhje me historinë globale.

Serbia është tani si Gjermania në vitin 1945, sepse ka humbur luftën, madje më keq. Serbia vetë hyri në një luftë që ishte kundër saj nga Perëndimi, sepse ajo e dinte që ishte një pushtuese e madhe e territoreve shqiptare dhe njohja e Kosovës si territor historik arbëror prej 2000 vjetësh, krijonte procesin e kohës historike të Shqipërisë etnike.

Historia e Ballkanit s’është tjetër veçse një betejë shumëshekullore për të thyer shqiptarët dhe për të pushtuar territoret e zotërve mijëvjeçarë të Gadishullit Ilirik.

Kjo është arsyeja politike që Serbia tani është një pushtues i mundur, dhe pa dyshim që duhet të dorëzojë plotësisht territoret e pushtuara. Kosova ishte një territor shqiptar i pushtuar, madje më i madhi, por Serbia tani duhet ta dorëzojë plotësisht territorin shqiptar, dhe duhet theksuar se procesi i Dimensionit Gjithëshqiptar e dëmton shumë rëndë Serbinë, por kjo do t’i ndodhte një ditë asaj dhuhej të ishte e përgatitur.

Kosova ka shpallur pavarësinë dhe Amerika ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e saj. Madje Presidenti amerikan erdhi dhe e shpalli atë në Tiranë. Por a e dini se çdo të thotë kjo në politikë? Që territori i këtij shteti është i garantuar njëlloj si territoret e pushtuara nga Gjermania që Jalta i garantoi, pasi Gjermania humbi Luftën e Dytë Botërore.

Por kosova ama tani kuptohet se është vetëm territori i parë në procesin e dorëzimit të territoreve shqiptarë të pushtuara prej saj. Kurse dimensioni gjithëshqiptar patjetër që do të vijojë udhën e tij në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Rifillimi i këtij procesi gjithëkombëtar shqiptar, tani pas pavarësisë absolute të Kosovës, patjetër që do të nisë me Preshevën, Bijanovacin dhe Medvegjën. Por ky është vetëm fillimi. “Jalta e kohës së sotme ” do të vijojë edhe me çështjen e Ulqinit , Tivarit ë Grudës dhe tokave shqiptare në Malin e Zi, por edhe me çështjen e Çamërisë si proces. Sepse kjo tani është një domosdoshmëri historike. Por duhet vënë në dukje se çështja e Çamërisë nuk e ka fare vështirësinë që ka patur çështja e Kosovës.

Çështja e Çamërisë nuk e ka atë vështirësinë që pati çështja e Kosovës, sepse lufta e humbur e Serbisë është edhe një rënie në lidhje me territoret shqiptare që ajo ka pushtuar si aneksim e pushtim njëherësh, por edhe me genocidin antiçam dhe me shtypjen e paskrupullt që iu kanë bërë shqiptarëve me një histori fetaro-politikë. Madje kjo është arsyeja kryesore që Greqia nuk po e njeh Kosovën, sepse e kupton që ky është një proces i cili domosdoshmërisht do të shtrihet edhe të shqiptarët e Greqisë.

Kurse çështja e shqiptarëve të Malit të Zi, pritet të jetë një proces paqësor dhe konstruktiv.

Por çfarë po pritet të ndodhë?

Hapi i parë është likuidimi i klasës politike të korruptuar që po drejton sot Shqipërinë.

Pas likuidimit të kësaj klase të korruptuar politike, e cila tani është antikombëtare dhe e provuar që hapur po punon kundër Shqipërisë, në Moskë, në Beograd dhe në Stamboll, brenda aleancës Uashington-Tiranë, fillon me ritme të shpejta ridimensionimi gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Por duhet të theksojmë se dimensioni gjithëshqiptar nuk është një artific amerikan apo gjerman, por një nevojë historike e cila iu paraprin ngjarjeve të ardhëshme.

Pse është një nevojë historike?

Sepse Shqipëria pritet të forcohet shumë edhe ekonomikisht, edhe ushtarakisht. Por ky forcim ushtarako-ekonomik i Shqipërisë nuk do t’i lejonte më shqiptarët që ata të vijonin të jetonin nën shtypjen e kishës dhe politikës greke e serbe.

E pra, pikërisht për këtë shkak, çështja shqiptare e të gjithë Çamërisë, dhe gjithashtu e Kosturit, Follorinës, Sulit, etj, do të zgjidhet njëlloj sikurse u zgjidh edhe çështja e Kosovës, por përpara sesa të nisë procesi i forcimit ekonomiko-ushtarak i Shqipërisë. Kjo sepse, një Shqipër e fortë që pritet të vijë si domosdoshmëri historike, do të hapte probleme globale.

Politika është shkollë tani, dhe kjo shkollë e njeh shumë mirë këtë precedent: forcimin e një shteti, të cilit i kanë aneksuar territoret, pas forcimit të tij ekonomiko-ushtarak, ky do të kërkojë menjëherë revansh në rimarrjen e territoreve të tij të pushtuara.

Sot nuk ka një shtet tjetër në botë, si Shqipëria, që të kufizohet shtetërisht nga bashkëkombas, sepse territoret e tij janë aneksua dhe pushtuar nga fqinjët.

Ky, esencialisht, është rasti për luftë, sepse në fakt është një e drejtë shqiptar e cila nuk mund të mohohet më.

Pikërisht këtë di sot politika amerikane dhe politika gjermane, dhe prandaj po iu paraprijnë ngjarjeve shqiptare.

Sot, as Serbia, as Greqia dhe as Maqedonia nuk kanë mundësi faktike që t’i kundërvihen Amerikës dhe Gjermanisë. Por janë këto dy fuqi të mëdha që përbëjnë forcën adekuate perëndimore në kërkesën për krijimin e Dimensionit realhistorik Gjithëshqiptar.

Për faktin që pushtuesit serbë dhe pushtuesit grekë të territoreve shqiptare e kanë të pamundur të rezistojnë në këtë politikë të re ballkanike, dhe për faktin që sot dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor është një kërkesë e rëndësishme e politikës globale, gjithçka duhet zgjidhur që tani dhe sa më shpejt.

38 komente në “Si mund të ndahet Kosova, dhe a do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?”

  1. Baton KITA - Gostivari says:

    JA PSE ËSHTË HERO z. SPARTAK NGJELA

    Para do ditësh, kur prej nesh u largua, heroi Adem Demaci, artikullit të z. S. Ngjela një cinik enverist iu përgjigj
    me cinizëm. – …pse mos kujton se edhe ti (S. Ngj.) je farë HEROI.
    Ja, përgjegja për antikombëtarët.

    Pac jetë të gjatë e të shëndetshme, shpirtvigani i shqiptarizmit!

    1. Me thene te drejten says:

      Baton ti je ballist (kolaboracionist i fashizmit) dhe nuk ke asnje rol historik per te luajtur ne te ardhmen shqiptare! Ju keni mbaruar pune me historine, ashtu sikur Hamzai. Punet kombetare behen me vepra dhe jo me fjale. Per shkak te veprave, takemi juaj nuk ka asnje shanc te marre neper goje shtetin e fuqishem shqiptar qe formuan shqiptaret nen drejtimin e Enver Hoxhes, e c’rendesi ka formacioni politik (komunistet ) qe e formuan. Pas 100 vjetesh askush nuk do kete interes per idete politike qe kishin komunistet atehere, ashtu si sot nuk kemi interes per idete politike te Ali Pashe Tepelenes, por per veprimtarine shtet-formuese te tij. Gjithkush me pak njohuri historike, e kupton se shteti i forte dhe i mireorganiztar i Enver Hoxhes,eshte berthama e formezimit te kombit shqiptar! Sot hapi i pare qe kerkohet eshte pikerisht formini i nje shteti te mire-organizuar!

      1. Liu says:

        Komunist-fashist, dy mbiemra njelloj te felliqur.

        1. Duhet te informoheni qe te kuptoni says:

          Nuk kane asnje lidhje. Komunistet ndertuan gjithcka ne kete vend, kolaboracionistet e fashizmit u zhduken bashke me fashizmin!

    2. Me thene te drejten says:

      Ekspansionizmi shqiptar edhte dicka e pritshme dhe e pandalshme. Menyra dhe rruga kryesore e perparimit gjithshqiptar eshte ri-shqiptarizimi i te gjitha popullsive me origjine shqiptare qe sot jane jashte ndjesise kombetare shqiptare. Pra qe malazezet qe jane shqiptare orthodhokse te sllavizuar,boshnjaket qe jane shqiptare myslimane te sllavizuar, fise shqiptare te serbizuara, fiset vllahe qe jane shqiptare te latinizuar,grekezuar dhe sllavizuar, makedonasit orthodhokse qe jane sllavizuar apo grekezuar, makedonasit myslimane qe jane turqizuar, epirotet dhe gjithe arvanitet qe jane grekezuar, te gjitha keto popullsi TE RI-SHQIPTARIZOHEN, me hir apo me pahir! Pas kesaj vjen faza e dyte, qe eshte Kostandinopoja, e ndertuar nga dardani i madh Kostandini ? Rruga Durres-Kostandinopoje do jete rruge shqiptare!
      Eshte koha qe grekomanet dhe turkoshaket te shikojne bythen e tyre, do ta shpetojne apo do t’ju skuqet! Zgjidhje e vetme eshte t’u kthehen rrenjeve shqiptare dhe te behen shqiptare normale si gjithe te tjeret! Bytha e tyre eshte, te zgjedhin dhe te marrin ?

  2. olimpia says:

    Taku,historia eshte ajo qe thua.Zgjithja e problemit sipas teje eshte thjesht fantazi.Do te kete nje bashkim te trojeve shqiptare ,de fakto ,jo de jure ,por kjo eshte e lidhur me BE .Ne se BE ecen drejt forcimit te integrimit politik dhe ushtarak,e ardhmja per shqiptaret eshte pozitive ,ne te kundert,problemet do te mbeten,ndoshta edhe shtohen .Taku ,ne pleqeri leriu pasionet ,gjyko ftohte qe te jesh i besueshem.Te gjithe kemi pasione,por realiteti eshte i ftohte,i veshtire.

    1. E di si eshte puna says:

      Nuk eshte ceshtje pasioni, eshte ceshtje kendveshtrimi!

  3. Visconti says:

    Taku ka pjerdh nga trute, me del perdite ne opinione po ca eshte kjo pune.

  4. Visconti says:

    Po ska artikuj te tjere qe harxhoni hapesiren me pallavra boshe

  5. Visconti says:

    Ca meno Fallxhor Taku per debatin armeno-turk mos i del falli, me qe i di gjithe fallet e ballkanit

  6. Gri says:

    Te lumte mendja dhe dora! Per hajer qofte! Dikur ka qene nje sllogan i nje pikture shqiptare per shqiptaret : Nga lufta vijme…. ne lufte shkojme!

  7. mik says:

    Dilni tashi you anti-Shqiptare e brohoritni ne nje za, ‘ Poshte Spartak Ngjela ‘ .
    E keni zanat, sa shkruhet nje artikull me interresa kombetare, fillojne sulmet kundrejt autorit, e sidomos Spartak Ngjeles.
    Si e Shtune qe asht, uroj ta keni dite “pushimi “.

    1. SPARTI says:

      Or “mik” Saprtaku ka nje pistolete ne dore dhe kercenon!E keqja eshte se e ka bosh pa fisheke dhe ne mendjen e tij thote:Po u genjye qe mund ta vrase fitova, ne te kundert le te me vrasi!Realiteti nuk eshte ky qe paraqet Taku por ndryshe!Ka ne Europe e Ballkan alenaca te nendheshme si ajo qe sajoi veriun e Mitrovices per te “ulur gjakerat” e qe ne fakt u be nje nyeje qe sot nuk kaperdihet!Ai flet per interesat AMERIKNE (te te madhit Bill Klinton) e nuk i shikon qe keto interesa sot jane te braktisura qe nga Bushi e deri tek Trampi,pasi ariu i bardhe k levizur vendi !Kohe te tjera na prijne .Boll gjak ka derdhur Shqipetari e sot koha ashte me derdh mend e idera per kete bashkim jo me pushke por me pjekuri kombetare !Nje pyetje per Ngjelen:Perse sot Amerika flet nepermjet Thaçit e jo dje apo Serbia eshte e e dobet e pa aleate te fuqishem????????????

      1. Me thene te drejten says:

        Kush tha qe do behen me pushke!? Pushka duhet natyrisht, por jo domosdoshmerisht duhet perdorur!

  8. bregdetari says:

    Ky eshte njeriu me i ditur ne shqiperi. Eshte politikani me i zgjuar> eshte njeriu me i pakorruptuar. Pika qe si bie. Po per cfar shqiperi te madhe, per cfar trojesh flet ai se duhet ti bashkohen shqiperise,dhe kur? Ne kerkojme te behemi pjese e bashkimit europian dhe kjo logjike na largon meshekuj nga europa. Taku thote se Keta politikane dhe udheheqes te sotem nuk mund te realizojne dot idealin e bashkimit te trojeve pasi jane te korruptuar dhe prandaj thote se kjo do behet pas likuidimit te kesaj klase, te ketyre politikaneve. Thote se bashkimii trojeve shqiptare eshte nevoje dhe domosdoshmeri historike. Pse? Ky njeri ,ne se vertet do kete dicka ne dore, eshte gati ti vere flaken ballkanit ne emerte gjoja shqiperise se madhe. Shqiperia do te jete e madhe, e bashkuar me vellezerit bashkekombes ne trroje te shteteve fqinje ,vetem ne suazen e europes. Taku do te na kthej nje shekull pas,ne nje rindarje kufijsh. Nuk e gjykoj si arsyetim normal

    1. ehhh says:

      Koktrash, ky po thote se eshte nje proces qe po ndodh dhe do ndodhe ne vazhdimesi. Nuk tha kush se do i veme flaken, madje ideja eshte pa e ndezur fare flaken … A lexon a kupton se c’thote, apo je analfabet funksional?

  9. si te besoj says:

    Taku, e ke gabim; kryeministri pare i Kosoves nuk ka qene Taçi por Ramush Haredinaj tre muaj, pastaj shkoi vullnetarisht ne Hage, kuptohet me kerkesen e tyre. tani te te theme qe genjen? Jo. Ti nxitohesh dhe pengohesh.

    1. uuuue says:

      Ti lale qenke ne gjume.Fli fli.

  10. Me thene te drejten says:

    Ekspansionizmi shqiptar edhte dicka e pritshme dhe e pandalshme. Menyra kryesore e perparimit gjithshqiptar eshte ri-shqiptarizimi i te gjitha popullsive me origjine shqiptare qe sot jane jashte ndjesise kombetare shqiptare. Pra qe malazezet qe jane shqiptare orthodhokse te sllavizuar,boshnjaket qe jane shqiptare myslimane te sllavizuar, fise shqiptare te serbizuara, fiset vllahe qe jane shqiptare te latinizuar,grekezuar dhe sllavizuar, makedonasit orthodhokse qe jane sllavizuar apo grekezuar, makedonasit myslimane qe jane turqizuar, epirotet dhe gjithe arvanitet qe jane grekezuar, te gjitha keto popullsi TE RI-SHQIPTARIZOHEN, me hir apo me pahir! Pas kesaj vjen faza e dyte, qe eshte Kostandinopoja, e ndertuar nga dardani i madh Kostandini ? Rruga Durres-Kostandinopoje do jete rruge shqiptare!
    Eshte koha qe grekomanet dhe turkoshaket te shikojne bythen e tyre, do ta shpetojne apo do t’ju skuqet! Zgjidhje e vetme eshte t’u kthehen rrenjeve shqiptare dhe te behen shqiptare normale si gjithe te tjeret! Bytha e tyre eshte, te zgjedhin dhe te marrin ?

  11. Llogjika says:

    Problemi I Kosoves dihet z avokat,gjenocidi Serb e largoi vete Kosoven .Po Çamerine a Malin e Zi perse ti ndajne do ndahen nga shtetet ame,kush ja ben kete nder Shqiperise e perse!!! Vetem se ne filozofojme prralla ,apo kemi gjera te veçante? Apo Jemi shume besnike,a sh te zgjuar e bejme politike boterore?po a duan çamet te shkeputen nga Greqia !!?Po te ishin kohe te tjera prape do na merrnin teritore z avokat .Me Serbin eshte I zgjidhur problemi ,rrezikshmeria me e madhe nuk vjen nga ate qe dergoin ushtare jo me arme z avokat,por nga ata shtete qe dergoin ushtare me televizion.Influenca Turke dhe Greke jane aq te fuqishme sa ndikojne ne zgjedhjet e partive d m th poitikanet tane per interesat elektorale kane lejuar pushtimin mediatik me i rrezikshmi se ai ushtarak

    1. ehhh says:

      Llogjika nuk ke llogjike! Kush tha se do copetohen Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Jugore, Kosova apo Epiri!? Jo mor njeri, ato do bashkohen ashtu sic jane ne nje Federate te perbashket me Shqiperine, madje pa lufte dhe pa rremuje, por me pjekje kushtesh. Ketij procesi do ti paraprije fillimisht federalizimi i Greqise se sotme, ku Epiri, Maqedonia Jugore dhe Thraka do fitojne fillimisht autonomi.
      Llogjika behu me i llogjikshem, keto ndodhin me ndryshime realitetesh, fillimisht ekonomike e pastaj politike. Kush i ka ne dore keto realitete dhe ndryshimin e tyre!? Natyrisht Fuqite e Medha!

  12. Shqipe says:

    O zotni,
    Por ndarjen e ka vendosur trumpi në takim me putinin, sepse është zar i këtij të fundit.
    Të dhjefsha aglosaksonet dhe usa. I përdorin popujt për interesat e tyre.
    I gënjen mendja shqiptarët se pjerdhin për ta

  13. Kanina e ismailit says:

    Te lumte penda ..do veje haja tek te zotet….!!!!!!

  14. F.Doda says:

    Nuk ka dyshim qe z. Ngjela eshte koke e zgjuar, por me kete artikull qe po lexoj ja ka fut kot fare, pordh me rigon. Ne jemi me fat te madh qe momenti i luftes ne Kosove koincidoi kur Russia ishte ne ditet e saja me te keqija…. dhe u be cfare u be e jemi ktu ku jemi. As qe mos e co ne menje se do moresh teritore, por do japesh ato komuna me shumice serbe. In Generali America te mbeshtet dhe eshte pa dyshim aleati yne me i madh, por mos i ngaterro gjerat se ne nuk jemi Israel por jemi Albanistani qe nuk dime te bejm as politike patriote kombetare e per rjedhoje as shtet. Mos harro se nuk eshte administrata Bush apo Clinton por eshte Donald Trump. Mos ta hapim shume gurrmazin se nuk kaperdin kafshate me te madhe se kaq sa e kemi. Ah Po pa dyshim qe jam dakort me ate qe ajo ndodh ne kuadrin e futjes ne familjen Europiane. Taku meru me ceshtje politiko juridike se je vertet nr 1 por stay away From patriotizmi i semure. Me respect F. Doda nga USA

  15. Alboz934 says:

    Z.Ngjela :Gjysma e shkrimit tend ishte me ata perseritjet tuaja bajate, ndersa gjysma tjeter e shkrimit tend ishte qe Amerika do te na ngrene nje ushtri te fuqishme dhe do na thoje futuni ne lufte e merrni territoret shqiptare . Bukur mesim qe po na jep more avokat pyka . Ato troje duhet te na jepen ne nga fuqite e medha sepse padrejtesisht na i kan marre pra ju kan aneksu greqise dhe jugosllavise fuqite e medha dhe po ato te bejne korrigjimin e padrejtesise , e jo te mbytemi ne lufte kunder greqise maqedonise e malit zi dhe duhet se sben qe ti mundim keto pra ushtarakisht , qe ti marrim dhe ne qoftese nuk i mundim ju mbesin prap atyre . Hajte Tak hajvani hajde , edhe te vdesim edhe mos ti marrim se ne lufte dikush humbet dikush fiton dhe ato djem qe lene kokat ne lufte nuk jane djem nenash .Gadi harrova me te bere edhe nje pyetje . O Taku N .A .T .O ,n a e drejton Amerika ( une e di qe ajo e drejton ) Po a din gje me me tregu si filozof qe je ,Pse trupat e natos ne bosnje lane ushtrine serbe me bere kerdine ne Bosnje duke vrare 8000 djem boshnjake dhe duke bere krime ne te gjithe boshnjaket ? Hajt na shpjego pak te degjojme me qe ke aq besim te Amerika . Pastaj ti na thu qe amerika do te na ndertoje ushtri kur ne patem nje nga ushtrite me te forte persa i perket siperfaqes e popullsise pse na e shkatrroj amerika me keto kolaboracjonistet shqiptare ? Hajt na e shpjego edhe kete se ti din me i shpjegu .

    1. uuuue says:

      Alboz s’paske kuptu gjo fare. Lexoje prape nga fillimi, por ngadale ngadale.

  16. Josifi says:

    KRIMBA MOS U MERNI ME SPARTAK NGJELEN SE JENI PA TRU E PA MEND QE TI KUPTONI PUBLIKIMET E TIJA. BENI MIRE TE SHKONI TE MBLIDHNI ZHAPA PJEPRI DHE TE MOS HARXHONI KOHE DUKE SHARRE E NEMUR SPARTAK NGJELEN I CILI ESHTE ASET I POLITIKES DHE JURISPRUDENCES SHQIPTARE. INJORANTE BENI NJE SHERBIM TE VLEFSHEM: NDALENI INJORANCEN TUAJ ME KOMENTE FYESE NDAJ KUJTDO QE MER PENEN E SHKRUAN!

  17. Visconti says:

    Une se kam lexuar artikullin se nuk kam kohe por po them qe Taku ka pjerdh nga trute. Me kujton ata pensionistet qe uleshin te Shtepia Qendrore e Ushtarakeve afer kryqezimit unaze – rruga elbasonit per ju qe vini nga zonat jashte tirones ose titanes. Keta pseudo pensionisto-veteranet tregonin histori lufte pa qene fare ne lufte po do justifikonin pensionin, tashti ky Taku eshte njesoj si ata po i tregon pallavrat ose fallet si fallxhor ne media se ska kohe njeri per Takun te ish Shtepia Qendrore e Ushtriseeee. Me qe ra fjala ca do bohet me Korene Taku se e km merak dhe ti e di ca do ndodhi. Mos harro furcet qe do i besh fuqive perendimore se eshte bast i sigurte dhe se di njeri o Tak pordha

    1. mik says:

      Viskont k… ri ( asht i vetmi fjalor qe ju merrni vesh ). Nqs keta pensionisto-vetarane tregojne histori lufte pa qene ne lufte, po TI mor spordhjak qe po komenton pa lexu artikullin, ca k… rin JE ?!
      Mbydhe ate hale mor mi gjirizi, ose fol ate qe duhet.

    2. mik says:

      Visconti – t’ kerkoj ndjese per fjalorin ne pergjigjen e komentit tand.

  18. Taku, futja kot says:

    Nje moraman + 2 moramane te tjere bejne 3 moramane dhe jo nje fisnik. Tani ne gjendjen e Shqiperise ame, as Shqiptaret e Kosoves, as te Maqedonise, as camet e Greqise nuk do te donin te bashkoheshin.Ky bashkim eshte si te bashkosh nje dhome Spartak Ngjelen me Maks Velon dhe Fatos Lubonjen. Bashkimi behet natyrshem kur Shqiperija te jete vend i pasur, i lulezuar, me shtet ligjor. Sot ne qofte se behet referendum ne Kosove ne se duan te bashkohen me Shqiperine apo Gjermanine jam i sigurte se 90% do te duan me Gjermanine.

  19. Janullatos says:

    God bless you Taku

  20. Peço says:

    Ju zoti avokat thoni: “Kosova është çliruar prej Sërbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO”
    Pu, pu, pu, pu!!!!! Çfarë thua avokat? Të dëgjoj Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj dhe profesori i nderuar revolucionar Rexhep Qosja, që flet kështu, pa gjej vënd ku të futesh. Është UÇK-ja ajo që çliroj Kosovën, avokat. Sepse siç thonë edhe mësimet e “ndritura” marksiste-leniniste është faktori i brëndshëm më kryesori….
    Kështu është kur pleshtit i jepet doping, i duket vetja brumbull dhe të bënë hatanë. UÇK është modeli se si dikush të bënë gjëmën me koqet e botës. Lëre pastaj, mosmirnjohjen e zezë që shprehet kur thuhet se ishte UÇK ajo që çliroj kosovën,dhe anashkalohet qëllimisht e mira që bota bëri për popullin e shumëvuajtur shqiptar të kosovës.

    1. ca po thu says:

      Faktori i brendshem natyrisht qe eshte kryesori (se po te mos ishte ai nuk do vinin fare kendej amerikanet), por keta marksistet qe bene Luften ne Kosove natyrisht qe e pranojne ndihmen e faktorit te jashtem, prandaj jane edhe pro-amerikane!
      Capish o kokmish?

  21. Lennard says:

    Tung Z.Ngjela.
    Rrini Shtrembet dhe Degjoni Drejt.
    Zoti Ngjela thote nje te Vertete..

  22. DS says:

    Me ben shume pershtypje komentet e viscontit. Duke u nisur nga emri duket qe rrjedh nga familje kurvash. Te ironizosh jeten dhe vepren e Spartak Ngjeles dmth te godasesh te gjithe ata qe u perballen me rregjimin e Enver Hoxhes.
    Viskontet ne ate kohe shkerdheheshin me agjentet e sigurimit.
    Cfare po bon tani? S’rri dot ti pa e mor ne goj

    1. i menduari says:

      Mendimet e Ngjeles nuk kane kundershtim me ato te Enverit, madje jane vazhdim. Ngjela njehere ishte ne krah te Enverit e pastaj kunder Enverit, por per ceshtje te pushtetit dhe karrieres. Ketu s’ka ndonje moskuptim!

  23. quatro says:

    Avokat Ngjela or komentues Berishjan e PS-ist te Enverit, vetem per faktin qe del haptasi neper media e thote pa doreza se treshja Meta-Rama e Berish bajga jane koka e korrupsionit dhe e anti-shqiptarismit, meriton respekt. Natyrisht, per ju qe jeni pro-greko/serb te thekur, te vertetat te bazuara ne llogjik politike dhe informacione qe Ngjela mund te kete nga burime nderkombetare jane budallalliqe ose pjerdhje trush. Fakti eshte se si Athina ashtu dhe Bogradi jane tashme ne pikiate dhe kthimi i viseve shqiptare ne trungun mem jane vetem ceshtje kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje