SHBA "shuplakë" Beogradit: Kujdes, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën

5 Gusht 2018, 15:18Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott deklaroi se Washingtoni është gati të ndihmojë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje.

Ambasadori amerikan tha se nuk pret që administrata e presidentit Donald Trump të ndryshojë në mënyrë drastike qëndrimin e Washingtonit lidhur me statusin e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Beograd, Scott theksoi se interesat amerikane nuk ndryshojnë nga presidenti në president dhe se qëllimi i SHBA-së mbetet paqja dhe stabiliteti në Ballkan, si dhe transformimi drejt demokracisë dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike, përcjes Telegrafi.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjes afatgjatë midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka stabilitet dhe përparim në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu thekson se zgjidhja e problemit të Kosovës kërkon udhëheqës të guximshëm dhe gatishmëri për zgjidhje kreative. (TemA)

4 komente në “SHBA “shuplakë” Beogradit: Kujdes, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën”

  1. Vjosa.al says:

    Mos valle, zgjidhjet “kreative” per kufinjte e Kosoves, si marreveshje serbo-shqiptare, vetem “dypaleshe”, pa garante euro-atlantike, u pergatiten ne takimin koke me koke Trump-Putin ne Helsinki?
    Mos valle, aty u vendos nder te tjera rishikimi i Dejtonit,dhe u percaktuan kufinjte e rinj te sferave te influences qe ndajne edhe Evropen nga veriu ne jug: ne Lindje (perfshire Vendet Balltike dhe Ukrainen) dhe ne Perendim qe fillon diku aty nga boshti Poloni -Hungari-Ceki-Rumani dhe dhe qe ne Ballkanin Perendimor kjo vije e re ndarese kalon neper uren e lumit Iber, ne Mitrovice?
    Mos valle edhe acari i tanishem Moske-Athine e ka fillesen ne ate takim te Helsinkit, pra per emrin dhe se ku do te mbetet Maqedonia, ne Lindje apo ne Perendim?
    Mos valle, po atje, ne takimin koke me koke Trump-Putin te Helsinkit, qe do vazdoje te detajohet dhe konfirmohet me tej ne nje takim tjeter koke me koke te tyre ne Washington, kete vjeshte, e ka fillesen dhe arsyen, edhe vendimi per te ndertuar/kthyer Aeroportin ushtarak te Kucoves ne nje Baze Ajrore e Natos, e vendosur dhe shpallur keshtu, krejt papritur, si rrufe ne qiell te kthjellet, tamam kur Evropa ishte dhe eshte ne ethe per te ardhmen e Paktit te Natos?
    Pa dyshim, Rusia dhe Amerika kane arsye te forta te rishikojne marrdhenjet e tyre, te percaktojne sakte vijat e ndarjes se zonave te influences, pa u merakosur fort per interesat apo sensibilitetet e sateliteve te tyre, sidomos atyre te veckel dhe si pupel te lehte, me ze, me armatim dhe forca te paperfilleshme, sindozot Shqiperi-Kosove.
    Nje gjigant, Kina, eshte afirmuar ne universin ku sillet toka jone, ku behet politika, gjeostrategjia, lufta dhe paqja.
    Njelloj sikurse nen efektin e ligjeve te gravitacionit, i gjithe sistemi gjeopolitik boteror, do te korigjoje trajektoret e orbitave dhe shpejtesite e levizjeve rreth poleve me te renda gravitacionale USA, Rusi, Kine.
    Ketej pari, ne anet tona, Dejtoni do te jete viktima e pare e takimit te Helsinkit. Bosnja eshte tashme ne sallen e operacionit per nje kirurgji te thelle, qe mund te coje ne dizintegrimin e saj ne tre copa serbo-kroato-bosnjake.
    Rambujeja tashme duket si nje vegim i keq, jo vetem per lobet evropiane proserbe qe bejne ligjin ne Bruksel kur flitet per Ballkanin Perendimor, por edhe per syte dhe veshet ne Administraten e Trumpit ne Shtepine e Bardhe.
    I kisha paralajmeruar shume kohe me pare keto zhvillime, athere kur komentoja dhe kritikoja teorite e “kombit kosovar”, qe nje sere analistesh kosovare si Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu, i lanconin me te madhe, cdo jave ne analizat e tyre ku bashkimi Shqiperi-Kosove shihej me qesendi, ne mos me mosbesim e zemerim.
    Poe e verteta eshte se dy htetet shqiptare te Ballkanit, Shqiperia dhe Kosova, nuk mund te mbijetojne vecmas.
    Duhet te bashkohen, me apo pa hirin e shume faktoreve, te brendeshem apo te jashtem, qe dukeshin dhe akoma me shume duken sot, si faktore fuqiplote dhe te pakundershtueshem.
    Por nese nuk ngrihet zeri dhe nese nuk shtrohet zgjedhja jone per zgjidhje, jemi te humbur, si berri ne thertore.
    Dhe pa kete zgjidhje Kosova, pasi u be, ashtu si u be, do te shkonte ujem. Ujem, per te paguar ne natyre drithin qe i duhet bluaje aleances se re Trump-Putin, per te ushqyer lakmite e ujqerve serbo-greko-panortodokse te Ballkanit.
    Askush, nga shqiptaret, te mos prese qe lapangjozet dhe lamashet tane ne krye te shtetit, si ata qe shkuan e vane, si Berisha dhe Nano, ashtu edhe ata qe erdhen si Rama-Basha dhe oborret e tyre bashibozhukesh, do te vene ujin ne zjarr per interesat kombetare dhe shteterore. Nuk do te luajne as edhe gishtin e vogel per te.
    Ashtu sikurse, nje bande zagaresh e birbosh kinse “eter” te kombit, ja cuan ne pjate Musolinit Kuroren Mbreterore Shqiptare dhe pranuan pushtimin italian per ca meskinitete cubash, ashtu edhe lideret e tranzicionit, ja kane cuar ne pjate atributet dhe interesat e shtetit dhe kombit shqiptar, pa asnje medyshje dhe rishikim apo referendum, kujtdo qe paraqet dhe urdheron te behet cfare gjeopolitika e tyre e kerkon si prioritare.
    Per fat te keq, te dy shtetet shqiptare aktuale, jane katandisur si mos me keq.
    Pa ushtri, te pa-armatosur, me ekonomi qe vetem konsumon remitancat e emigranteve, me popullsi te pergjysmuar nga ky emigracion, me nje inteligjence te tredhur, njeren koqe nga diktatura komuniste, dhe tjetren koqe te tredhur nga ky tranzicion i pafund postkomunist, me nje rini qe di dhe desheron te beje me gishta shqiponjen nacionaliste ne gjoks, por qe di vetem te zvarriset neper disko e pub-e, edhe ne kohen e auditoreve dhe qe e mban vrapin per ta lene vendin dhe nuk e luan gishtin kur vendi ka imperativa jetike.

    Ah, moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qite, me kryen n’hi,
    Shkon bota sipri, me kambe te shklet,
    E nj fjale t’mire, kurrkush s’ta flet!

    Dhe prisni, akoma nuk keni pare asgje.
    Po fillon “Zajednica” ne Kosove, dmth po fillon dizintegrimi i Kosoves duke e “boshnjizuar” ate.
    Nepermjet projektit ” Janulltos” , eshte dizintegruar Kisha Autoqefale Shqiptare, dmth eshte greqizuar vete ortodoksia shqiptare, duke shembur keshtu nje nga tre shtyllat mbi te cilat eshte mbajtur dhe themeluar shteti dhe kombi shqiptar si dhe integriteti teritorial i tyre.
    Shume shpejt, projekti “Janullatos”, do kerkoje “Zajednicen” greke per Shqiperine e Jugut, me pas autonomine e kesaj krahine me shumice ortodokse, qe njeh e flet greqisht nepermjet 800 mije emigranteve shqiptare te tjetersuar me dhune ne Greqi nga religjioni, nga gjuha dhe edukimi, nga emrat e deri te deklarimi i etnise greke; te nje krahine qe shkon ne kishat greke te Janullatosit, qe meshohet e falet ne greqisht, te nje popullate qe e lidhin me Greqine me mijera fije ekonomike dhe interesa te femijeve dhe bizneseve te tyre prej emigrimit.
    Per kete veper te madhe ne sherbim te shovinizmit grek, Janullatosi eshte dekoruar nga presidentet shqiptare me dekoratat me te larta dhe ka marre neshtetesine shqiptare.
    Lideret bythemut shqiptare, jane detyruar me force ose jane blere me favore per te pranuar, per te sanksionuar dhe per te nderuar vepren e Janullastosit.
    Nuk ka rast tjeter te ngjashem ne historine boterore, as ne te shkuaren as ne te tashmen, qe t’i ngjaje apo te krahasohet me rastin shqiptar te Janullatosit.
    Duhet shpikur nje shtylle e re turpi, qe te quhet “Shtylla Shqiptare e Turpit” si konotacion i tradhetise me te larte dhe te shitjes se interesave me jetike te kombit nga nje shtrese e tere e lidereve politike te tij.

  2. Vjosa.al says:

    Moderator, ku eshte komenti im?

  3. Pellazgos says:

    D.m.th mund te ndryshoni qendrim kur ta shikoni te aresyeshme per Kosoven.
    Interesat tuaja nuk jane Demokratike apo njerezore sepse futet ne Nato nje shtet Islamik dhe pushtues si ju,Turqine.

  4. eshte bere e pa durueshme says:

    Po pse marrin me vesh keta, o Vjosa, me shkrime? Keta i shane nga nena, motra , gruaja, shajne njeri tjetrin dhe pastaj shkojne ne presidence e pijne xhin e jo raki skrapari! vetem nje komete ben pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje