OSHEE nxjerr bilancin: Humbjet zbresin në 25.4%, arkëtimet arrijnë 33.4 miliardë lekë në 6 muaj

6 Gusht 2018, 12:51Ekonomia TEMA
OSHEE nxjerr bilancin: Humbjet zbresin në 25.4%, arkëtimet

Treguesi kryesor, niveli i humbjeve në rrjet, periudha janar-qershor 2018, ka shënuar nivelin e 25.4 nga 28.6% që ishte në 2017, për të njëjtën periudhë, ndërkohë para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3%.

Për tu theksuar, është fakti se në muajin qershor 2018, OSHEE arriti të zbrisë nivelin e humbjeve në nivelin 20.8%, tregues ky optimist për realizimin e objektivave të vendosura nga qeveria dhe partnerët e huaj.

Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregtar, deklaron se, humbjet e energjisë janë ulur në raport me 6-Mujorin e parë 2017 me 3.2%. “Investimet përgjatë 2016-2018), administrimi i kompanisë si dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE kanë rezultuar të suksesshme duke ulur nivelin e humbjeve dhe rritur të ardhurat. Pa harruar punën e vazhdueshme me kontrollet në terren, për matjen dhe reduktimin e vjedhjes së energjisë, projektet dhe planet e ndryshme të veprimit, të cilat kanë dhënë kontribut pozitiv në reduktimin e nivelit të humbjeve teknike dhe jo-teknike”, analizon Sevrani.

Në lidhje me arkëtimet, totali si 6-mujor i parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më tepër se ne 2017, pra me rritje 4.7%.

Normës së Arkëtimit ndaj faturës pararendëse, e cila në 6-mujorin 2018 arriti 101.2% (për disa vite ka qenë rreth 70%), me rritje në masën 2.8% në raport me 6-mujorin 2017.

Të dhënat më lart, janë rezultat i realizimit të planeve të punës dhe ndërgjegjesimit të klientëve për pagesat në kohë të faturave të energjisë elektrike.

6 komente në “OSHEE nxjerr bilancin: Humbjet zbresin në 25.4%, arkëtimet arrijnë 33.4 miliardë lekë në 6 muaj”

  1. Qytetari says:

    25 % humbje e energjise elektrike eshte jashtzakonisht shume
    Shteti duhet te nderhyj me cfare do lloj forme per ta minimizuar ne maksimum humbjen.e energjise

  2. Vlora1912 says:

    Oshe, korrupsion i lehtesuar me urdhresa te brendeshme.

    Nga gjith kjo zhurme mbi suksesin e oshe, nuk jepet nje shifer e sakte, e kuptueshme nga te gjithe:
    1-Sa energji eshte faturuar nga oshe 6 mujorin e pare 2018, dhe sa eshte arketuar???
    Kesaj pyetje duhet ti pergjigjej Ministria e Financave, pooor duke qen se oshe NUK te jep fature/kupon fiskal, ateher ne sistemin fiskal nuk shfaqet automatikisht sasia e lekeve te mbledhura.
    E cuditshme, ne se nuk merr kupon fiskal per nje kafe, denohet edhe klienti edhe kafeberesi.
    Per nje kompani qe qarkullon 600-700 milion euro ne vit nuk ka kupon….!!
    ………
    Pyetja qe shtrohet eshte;
    Si ben bilancet kjo kompani???
    Mos vall me ato kunderbiletat qe gjasme i firmos paguesi!!

    Jooo, bilanci eshte ne deshiren e drejtuesve te oshe, dhe me lart. Ata kan serverat dhe mund te bejne cte duan me leket qe mbledhin cash. Nuk mund ti kontrolloj njeri.
    Ata munde te mbledhi 100 te asaj cka faturojne dhe mund te deklarojne se kan mbledhur vetem 80 % te asaj cka kan faturuar…kush dreqin i ndalon ta bejne??
    Mjafton pak pjblicitet si ky i sotmi, ca shifra te dyshimta….se qenkaan me mire se vitet e meparshme dheee…e hodhen lumin..

    Bastard te oshe…filloni te jepni kupon fiskal….
    Ose ndryshe kemi te drejte se paret tona vidhen diten per diell.
    ……….
    Nje fakt i rende per qytetaret e varfer shqiptar: fatura mesatare per ne eshte me e larte se ne shum vende te BE dhe Shba.

  3. robi says:

    humbjet e nje kompanie serioze ne bote ne shperndarje duhet te jene per muajin qershor 6-8% prandaj mos na u mburr me kete shfer qe eshte me e larte se ne Ruanda te Afrikes, kurse ne dimer humbjet ne shperndarje duhete te jene 8-10% . kurse dhe per shifren 26 % qe trumbetoni eshte nje shifer duke faturuar cdo familje fiktivisht 100 deri 220 kv qe te kapni kete shifer. Shkoni shihni numrin e ankesave tek kujdesi per klientet jane me mijera ne cdo drejtori rajonale qe shpreh faktin e kundershtimit te ketyre faturave fiktive qe aplikoni per te arritur treguesit nga ana e qytetareve te thjeshte qe shkojne zyre me zyre per te zgjidhur hallin e mbifaturimit

  4. raul says:

    sa qesharake mburrje me humbje 26% kur humbjet teknike ne kete periudhe duhet te jene 8% pra mbi 3 here me te larta kurse ne dimer duhet te jene 15 % me te lartat. Nuk jeni duke komunikuar me femije kopshti qe cdo shifer e hane per djath, prandaj kujdes , eshte e vetete qe jane me mijra kundeshtime nga qytetaret me faturat fiktive cdo muaj nga 100kw per te ulur artificialisht humbjet. Shkoni ne fshat , pozicionet e kontatoreve jane te gjithe me poshte se pozicioni qe ekziston ne sistemin kompjuterik nga mbifaturimi qe i behet cdo muaj Mijra qytetareve nga batakcinjte qe per te mbajtur vendin e punes shtojne kilovatet dhe pastaj fillojne sekseret ne cdo zone me vula ne xhep qe ju cvasin qytetareve leket ne kembim te gjoja kontrollit te kontatorit, dhe kontrolloret jan militante dhe aspak specialiste qe nderhyjne per te rivendosur gjendjen normale te kontatorit pas heqjes se vulave,,,,

  5. lili says:

    Vjdhjes e radhes humbjet mbi 20 % jane vetem per me na vu te gjitheve nje gjob tjeter qe nuk mundesh as me kundershtuar…
    Cudi ne boten perendimore operatori di me te thane saksisht ne cilin pallat nuk perputhen hyrje dalljet,e ne shqiperi jo…

  6. anonim says:

    sa qesharake ,vertet per te qeshur, mburrje me 25% humbje . ne cilin vend te botes do mburresh kompania e shperndarjes me kete shifer, dhe ne Zaire apo ne Cad te Afrikes do jepte menjeher doreheqjen drejtuesi i nje kompanie me nje rendiment qesharak .Te gjithe shqiptaret e kane mesuar tashme sa jane shifrat normale te humbjeve. Ne vere humbjet jene te pranuara 6-9% dhe ne dimer jane 12-15% kurse ketu mburren me shifra qe ne boten perendimore do tundesh qeveria. Prandaj mos abuzoni me me mbifaturimet nga sistemi kompjuterik i kompanise me 120-150 kw ne muaj per cdo konsumator per te kapur ate shifer 25% e cila prap nuk eshte reale se po te shihen kontatoret 50% i kane pozicionet rreth 250-500kw poshte atyre te sistemit kompjuterik. pse nuk jepni shifren marramendese te ankesave ne kujdesin ndaj klientit, jane me dhjertra mijra qytetare qe rrine me ore te tera ne sportelet ekompanise se nuk jane dakort me mbifaturimin vetem per te mbajtur vendin e punes nga ana e batakcinjeve,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje