Patriotizmi i turistëve nga Kosova "vdiq"

6 Gusht 2018, 08:08Turizëm TEMA

Nga Blerina Hoxha

Të ndodh rrallë që edhe në ditët e pushimeve të harrosh veset e “profesionit”.

Ndërkohë që je në shezlon dhe në mungesë dëshire, dëgjon bisedën e një çadre ngjitur teje dhe kupton që janë disa italianë që “qanin” hallet e krizës ekonomike në Itali.

Dy çadra më tej dëgjon 2 anglezë (të paktën nga theksi dukeshin të tillë) që flisnin për motin dhe disa batuta “elegante” të llojit të tyre.

Një çadër më përpara dëgjon ca kinez që flasin me zë të lartë nga çka thanë vetëm fjalën “Ni hao” arrita të kuptoj dhe diku aty rrotull ca çekë që s’iu mora vesh asnjë fjalë nga diskutimi i bërë.

Pas disa minutash reflektimi, kuptoja që mungonte diçka!

Ende nuk kisha dëgjuar “dialektin e ëmbël” prej Kosove të më përshëndeste “Ani de, shka po ban?”

Në marketin e lagjes, diku në Durrës nuk ka radhë të gjata njerëzish që blejnë “pandofla” as te furra e bukës nuk e dëgjoja më shprehjen “mi ban 3 panina”.

Për më tepër shitësja e furrës më thotë gjithë pikëllim “jam gati të ul qepenin e biznesit se nuk ka turistë që vijnë të blejnë…”.

Në 20 vitet e fundit Durrësi ka qenë mbipopulluar nga turistët kosovarë, por jo këtë vit.

Fillon njeriu dhe analizon çfarë po ndodh?

Kam besimin se shumë prej jush e kanë harruar zhurmën e taksës së Rrugës së Kombit. Ca e kanë harruar nga pushimet, ca po janë të zënë me Reformën në Drejtësi, ca të tjerë kanë hallet e veta dhe s’merren dot me hallet e “Shqipërisë”.

Me sa duket nuk ishin vetëm kuksianët ata që protestuan për taksën e Rrugës së Kombit që u propozua të vendosej 5 euro për vetura (10 euro për autobusë) por edhe shqiptarët e Kosovës.

Këta të fundit protestuan në një mënyrë më elegante, duke bojkotuar pushimet në Shqipëri. Do thoni ju s’kanë ku të shkojnë! Sigurisht që kanë.

Kanë Malin e Zi, i cili jo vetëm që ofron çmime më të mira por edhe kushte dhe shërbim më të mirë.

Shpresoj shumë që ky dështim i turizmit në Shqipëri këtë sezon të jetë një mësim i mirë për “politikëbërësit”, për të reflektuar që ka diçka që nuk shkon me taksën e Rrugës së Kombit.

Dikush nga ju mund të dalë e të më thotë që këtë taksë e ka gjithë bota, por ne nuk jemi “gjithë bota” dhe përpara se të vendosim një taksë duhen analizuar pak edhe pasojat në afatmesëm.

Më vjen keq t’ju them por patriotizmi i turistëve nga Kosova VDIQ dhe shkaku i kësaj është taksa e Rrugës së Kombit.

83 komente në “Patriotizmi i turistëve nga Kosova “vdiq””

  1. vin says:

    Me mire te mos vijn se nuk sjellin turizem

    1. Kalec Dega says:

      Thank Fcuk for that!

    2. Cudia says:

      Gazetarja e ka ka kapur mire temen per artikullin por konkluzioni i furmuluar le shume per te deshiruar. Shqiptaret e Kosoves kane ndryshyar destinacion jo per 10 Eurot (vajtje-ardhje) por per nje arsye tjeter qe ne na duhet te shpikim. Po po! Ne duhet te shpikim arsyen sepse ne nuk kemi gazetare qe nxjerrin te verteten por kemi gazetare qe ngrihen nga gjumi me enderra dhe shkruajne ne gazete. Pertojne te shkojne ne Kosove e te pyesin njerezit pse nderruan destinaxcion. Na duhet te durojme edhe shrime te tilla…

    3. kujtesa says:

      Nese ti si gazetare po flet patriotizmin kosovar ne turizem,une si qytetar po them se edhe turizmi yne si shqiptar po vdes. Dhe kjo nuk vjen si pasoje e takses se rruges kombit por si rezultat i mos ditjes se berit biznes nga operatoret shqiptar. Une aktualisht jam ne Qeparo me pushime. Ketu ne keta 10 vjet qe une beje pushime,nuk kam pare turiste kosovar. Por ne keto dy vitet e fundit,sidomos sivjet,te gjithe operatoret qahen per renie te punes. Dhe ne fakt kjo eshte evidente vetem kur i hedh nje veshtrim shezllonave qe jane gati 50% te zene ne krahasim me nje vit me pare.
      Kush ja ka fajin,rruga e kombit? JO.
      E kam nisur me cmim dhome 2500 lek nata para 10 vitesh dhe tani cdo familjari i duhet te paguaj 5-6000 lek nata. Po pse kjo rritje cmimi? Cfare po ofrojne me shume keta pronare shtepishe qe rrisin cmimin gati tre fish? Asgje.
      Po ai krevat,po ajo sip dhome. Atehere?
      Mos te ankohen as pronaret ne Durres dhe asnje pronar shtepie ne zonat turistike. Faji eshte i tyre dhe vetem i tyre.
      Shteti i beri rrugen,i coi energjine ne zone dhe se fundi i uli dhe TVSH nga 20% ne 6%!
      Po ky 14% si diference ne tatim,nuk i del ketyre firauneve qe te bejne dhe rritje te tilla te pa para?
      Le te vuajne keshtu se ne si pushues do gjejme diku ku te pushojme me mire se te keta!

    4. Reaktor says:

      Jo nuk sjellin turizem ata, turizmin e kane gjetur brenda jush. Ju edhe turizmi jeni nje! Duhet te sjellim njerez nga Italia dhe Greqia ne Shqiperi qe te mesojne se cka eshte turizmi.

  2. H says:

    Shkaku eshte maskaralliku dhe hajdutlliku juaj. Kur vinin kosovarët i shanit se nuk i donit, tani që nuk vijnë i shani se i doni. Njerëz të ndyrë, hani mut tani.

    1. Nauni says:

      Ti Blerina mbaji per vehte keto qe skruan se nuk ti blen njeri.Ti kerkon ti kundervihesh zhvillimit te madh turizmit ne vendin ton qe sidomos kete vit ka njohut rritje dhume te larta.

  3. Claus says:

    Cfare artikulli IDIOT! Po pse tarifa 5 euro e rruges se kombit qe akoma nuk eshte vene eshte fajtor per kete….dmth turistet nga Kosova qe paguajne 1mije euro per pushime nuk do vijne nga tarifa prej 5 eurosh! Hajde hajde cfare llogjike!

    Akoma qe qesharake eshte kur kosovaret edhe po shkuan ne Mal te Zi, prap nga Rruga e Kombit do kalojne dhe ate tarifen prap do ta paguajne.

    Ky eshte nje nga artkujt me idiot qe kam lexuar ne kete gazete! Shpresoj qe te jete propagande politike edhe pse shume e dobet e per budallenj,ne rast te kundert do ishte thjesht nje artikull i shkruajtur nga nje budallacke qe nuk di cfare flet.

  4. Tironsi says:

    Rruga paguhet per mirembajtje mbas perfudninmit. Kur blen nje shtepi vazhdon te paguash per mirembajtje.
    Mos na flisni budallalleqe. Serbia – Maqedonia e kane me pagese. Ulet dhe ngrihet trau cdo 10 km ne Maqedoni. Njesoj dhe ne Serbi. Dhe te gjithe e paguajne perfshire dhe patriotet dhe une personalisht.
    Pak a shume kudo. Neqoftese u dhimbset 5 euro dhe kaq vleka patriotizmi i kujdo qe e nxjerr si arsye. Mos te vijne.
    Qefi paguhet. Pushimet paguhen. rruga paguhet.
    Sa pak vleka vleka patriotizmi i turistave == me taksen e rruges. Po rruga vete qe e paguam dhe po e paguajme ne shqiptaret akoma???? Qe nuk ka asnje vlere ekonomike ne krahasim me shpenzimin. Por u be ne emer te patriotizmit. Dhe mire u be.
    E kam me personin qe ka shkruajtur kete artikull — absolutisht jo me kosovaret.
    Arsyet e mosarrdhjes mund te jene nga me te ndryshmet. Le ta zgjedhin ato qe merren me kete pune. Megjithate mosarradhja e mases se kosovareve u ka lene vend ardhjes se turisteve te tjere.

    1. Kujtimi says:

      Tirons,
      Ne Serbi dhe Maqedoni te gjitha autostradat paguhen, pa dallim dhe njejte per te gjithe, jo njera po e tjetra jo. Ne Shqiperi vetem segmenti qe lidhe me Kosoven do te paguhet, bile me cmim me te larte per automjetet nga Kosovca, derisa segmentet tjera do te mbesin edhe me tutje pa pagese. Edhe Tironsat shkojne ne pushime: le te tregojne edhe ata qe jane me shume patriote dhe le te kerkojne qe te gjitha segmentet e perfunduara te autostrades te behen me pagese. Me cmim te njejte per km. Sepse patjeter qe rruget duhet te mirembahen. Per te gjithe njesoj.
      Edhe mos shfrytezoni mandej rrugen e vjeter te Durresit:)

  5. ... says:

    Pp pse ka vend ku spaguhen taksa rruge po sdeshen le te ikin ne turqi te vellezerit e tyre

    1. Ballkanasi says:

      Eshte e vertete se nuk ka vend ne bote ku nuk paguhen taksa autostrade por eshte po aq E VETRTETE se Shqiperia eshte I VETMI VEND qofte edhe ne Ballkan ku qendrat e banimit lidhen VETEM me Autostrada atje ku ato egistojne, Autostrada qe jane ndertuar ose mbi rruget nacionale ose kane shenuar mbylljen dhe shkaterrimin perfundimtar te rrugeve nacionale.
      Kjo ka ndodhur VETEM ne Shqiperi dhe askund tjeter ne Europe, ne Ballkan apo edhe ne Kosove, ku njerzit edhe sot e kesaj dite kane te drejte te zgjedhin midis autostrades me PAGESE dhe rruges nacionale FALAS (e relativisht ne gjendje po aq te mire sa dhe rruget tona nacionale), ne vartesi te xhepit apo te urgjences qe kane.
      Pershendetje.

      1. mirel says:

        Spjegoi qe ka vende qe kane rruge pa pagese, dhe quhen dhe autostrada.
        Ne cdo vend “normal” , jo banal sic jemi ne, shteti garanton qarkullimin normal te shtetasve qe paguajne taxat per kete pune.
        Shqipot e paguajne taxen te gazi. Sa vite ka qe paguhet?
        Sa here eshte paguar rruga?
        Autostradat alternative jane opsione me te preferueshme per ata qe nuk duan te perballen me trafikun e renduar, dhe jane me pagese.
        Po jane alternative e te njejtes cilesi dhe parameter si autostrada publike falas.

    2. ...... says:

      Taksa e rruges nuk paguhet ne autostraden Tirane-Durres, Prishtine-Morine (Shqiperi) dhe ne pjeset e perfunduara te autostrades Tirane-Lezhe. Cka i perket Turqise, e vertete eshte eshte mire te vizitojme edhe bregdetin e Turqise per disa dite ndonjehere, falemderit shume per keshillen.

  6. Ard says:

    :(. Shkaku im te mos vete me pushime ne Kosove eshte se me duhet te shpenzoj 10 euro me shume. :). Pika gazetarit

  7. Durrsaku says:

    Mesa dime nuk ka fyre akoma ne fuqi taksa e rruges sepse eshte e pezulluar momentalisht dhe kjo seshte arsyeja qe turistet nga Kosova nuk vijne.Shqiperia eshte e hapur per te gjithe turistet nga cdo vend i botes.Kur shkojme jashte me pushime e bejme mire llogarine se na shkon na leverdis apo jo.Une personalisht ndjej kenaqesi kur degjoj rrugeve te Durresit te flitet lloje te ndryshme gjuhesh dhe kjo vjen sepse jane shtuar shume turistet e huaj. Me thuaj kjo eshte gje e keqe apo e mire?

  8. Lani says:

    Moj Blerina me vjen keq qe qenke shume injorante . Me thuaj ti moj intelektuale kush do ta mbaje ne kembe rrugen e Kombit pi nuk u vendos takse kalimi ? Pse mendon ti qe kisovaret kur shkojne ne Mal te Zi ,Kroaci etjer etjer nuk paguajne takse ne rruget ku jane me pagese ? Prape te tille mendesi komuniste do kemi ? Hej o gazetare e paditur jemi ne ekonomineve tregut , ne kapitalizem…..lexo pak lexo se qenke dru fare . Mire po thua me kete shkrimin tsnd , hajd ti veme dhe nje here zjarrin traut te doganes .Kush dreqin ju beri gazetare …mallkuar qofte .

  9. bk says:

    Idiot gazetar! Skandaloza! Me vjen keqe per termat qe po perdor por nuk mund ta perkufizoj ndryshe.

  10. Iku koha e qylit,le te shkojne te ngrene sumen perpjet ne meke.
    Do na vijne vellaznit tane turq.

    1. Turqit shkojn tek vellezerit e tyre te gjakut dhe genit te perbashket ne Greqi

  11. niku says:

    Po taksa seshte vene akoma. Apo eshte paradhenie.

  12. ledia says:

    Turistet kosovare ishin ata qe shkaterruan plazhet dhe sherbimin ne Durres! Papasteri, zhurma dhe carcafe te piset te varur tek cadrat e tyre, kjo ishte pamja e plazheve tona nga kosovaret. Me mire te mos na vijne, me ne fund shpetuam!

    1. Bardhi says:

      @ledia
      Seriozisht e ke? Se mos kushtet ne Durres ishin optimale dhe jua prishen turistet kosovare. Durresi ka qene i bukur para ’90, por pasi ju shkrep secilit te zaptonte bregdetin si t’i tekej, te falenderoni zotin qe ata turiste te marshtruar apo jo, jua mbajten gjalle ato palo biznese qe keni. Po ujrat e zeza ku derdheshin? Po cilesia e atyre ushqimeve qe shiteshin? Lere pastaj restorantet… Dhomat e pamirembajtura dhe te palyera… se normal i zoti nuk do te investoje si t’ja mbajne mire apo keq shtepine, se do vetem te vjeli. Turistet e huaj qe po ju vijne mbase nuk do blejne 9 buke , por do limitohen me nje dreke te thjeshte, se jane turiste te shtreses se mesme dhe nuk harxhojne, sidomos po te vijne me konceptin all inclusive, qe ju nga Durresi e qani…. Do vijne njehere dhe nuk do duken me. Duke qene se ka soj ofertash neper vende te tjera. Atehere ti qe shan turistet kosovare do dalesh vete ne rruge te dhurosh ato mut bukesh qe te kane ngelur stok ne furre se nuk do t’i hajne as minjte.

  13. sam says:

    VIN, Turizmi nuk sillet djalo por ofrohet, nuk ka Shqiperija kapacitete per turizem, sherbimet jane shume te dobeta, per nje birre duhet te presesh 30 Minuta, kur e porosit birren thua se kamarieri vajti ne Fabrik te Stella per ta mbushe. Cmimet per kosovoret por edhe per te huajit po i kripeni nje cike, me ka ndodhe mua ne Durres, per Menun 600 lek me kerkoi 900 Lek dhe kur i thashe perse 900 kur Menyja eshte 600, me tha kamarieri po ti ishe i madhe dhe te qita me shume. Edhe Taksa e rruges eshte sebep, se gjithkunde paguhet Autoudha (Autobahni si i themi ne) por kjo Udha Morin Durres as per se afermi si ploteson kushtet te paguhet 10 Eur. vajtje-ardhje.
    Ne Autoudhe nuk lejohen makinat me shpejtesi te vogel dhe qerret me kuaj por edhe bagetit i gjen tek aty klm

  14. Nora says:

    Ca’ i do Jane tè gjithe turq dhe islamista

  15. eli says:

    Shkrim shume i dobet!Sajon gjithe ata te huaj nga vende te ndryshme per te dale tek ajo qe do te thote:Tek taksa e rruges se kombit.Nqs nuk vijne ketu per pushime per 5euro,me mire mos vijne,por qe nje gazetare mos arrije te kuptoje qe ajo rruge dhe te tjera nuk arrijne te mirembahen pa u vene nje takse trgon nje nivel te ulet!

  16. Petriti says:

    Ja paske fut kot …

  17. dardan says:

    Mire bejne qe nuk vijne. Ata nuk jane budallenj ta lejn veten te rripen mire nga patriotat e Shqipnise qe ta shesin vezen e skuqme e qoftet sa nje pjjate peshku ne Majorka. Çmimet e shazllonave, parkingjeve e karburanti me shtrenjte se vendet fqinje. Kushtet e dhomave, rrugeve e plazheve jane cope cope. Euro ka shku pertoke e leku shtrenjtu goxha. E per ça me shpenzu gjithato lek ne Durres kur me gjysmen e pareve i kalon pushimet 100 here me mire ne Mal te Zi, Greqi apo Turqi? Patriotat e Shqipnise le te ngrohen vete ne plazhet e tyne dhe te rrjepin me mire te huajt sa nuk e kane kuptu hala dhe ata.

  18. drino says:

    Shkova me pushime me makine ne Barcelone kam paguar per kalimin ne rruge gati sa karburant. Prandaj ne nuk kemi rruge se ka mendje te tilla idjote vetem qe keto pagesa duhet te jene te arsyeshme.

  19. Kombi says:

    JO NUK ESHTE ASPAK E VERTETE RRUGA E KOMBIT , POR ESHTE VETE KOMBI I DHJERE, QE NUK DI TE SILLET ME TURISTET ,NE VECANTI ME KOSOVARET , I TRAJTOJNE SHUME KEQ . KY KOMB VUAN NGA MIRSJELLJA , NGA SHERBIMI JO I LARTE , NGA HIGJENA , ETC ETC .
    NE SHQIPERI ESHTE E KOTE TE VISH PER PUSHIME .
    KATASTROF !!!!

  20. Lani says:

    O ju te Temes pse nuk i nxirrni komentet tona….turp te keni e thoni gjoja liri mendimi…..

  21. adi says:

    Tani gjith kosovaret do shkojn ne france, coata azurra po mos harroj pa mar specat me vete ja ha ha

    1. sam says:

      ahahahaha me mire te marim Specat me vete se sa te blejme MISH GICI NE RRUGEN E KOMBIT I MELMESUR ME KRIMBA,

    2. Hahahahaha says:

      Jo jo nuk do shkojn ne Franc por ne Kreta tju shkepin astarin e brekeve vajzave esmere greke dhe ti kercej nje here kosovari Elenit grek si zorr se i shqitet nga mendja Elenit kokodani kosovare si nuk ju shqit akoma ai turk

  22. saliu says:

    Taksa e rruges se kombit nuk ka filluar akoma moj fyryfycke.

  23. @ says:

    Shkrimi mund te jete i dobet, por taksa 5 apo 10 Euro e Rruges se Kombit eshte turpi i Hajduteve te Kombit.

  24. Ani bre le te shkojne ne mal te zi edhe ne serbi seme ata kane bashkepunuar dhe jane martuar.
    Po nga do kalojne per ne mal te zi.
    Do protestojne edhe atje per tunelin apo do i bien nga shkidra apo me helikopter.
    Na hapwt barkyn me patriotizmat.

  25. Shqiptari nga Kosova says:

    Më vjen keq për këtë shkrim fantastiko – shkencor. po me degëzime psikopatike! Po ku ju rastisi e gjithë bota rreth e rrotull jushë nën çadra?! Pse “blusni” të pavërteta! Turistët shkojnë aty ku ndjehen mirë!
    Jo taks e Rrugës, por skizofrenët Berish – Basha janë ata që kanë frikësuar turistë duke bërë Shqipërinë lesh e li! Ju hiqeni se ndjeni dhembje, në fakt jeni vetëm një profitere! Ky shkrim ju ngjit juve afër skizofrenëve Berish – Basha! PS. Shqiptarët nga Maqedonia, të rinjtë, po ikin, ashtu siç po ikin edhe të runjtë nga Kosova! po i “gëlltit” Gjermania!
    E, si të vijnë për pushime, kur fare nuk janë në Kosovë dhe Maqedoni! ?
    Natyrisht ka edhe faktorë të tjerë, por jo ato që keni në kokë ju!

    1. Zigur Qarri says:

      S’eshte e vertete qe nuk kan ardhur turistet shqiptare nga Kosaova dhe Maqedonia.
      Kete e thote vetem propagande antishqiptare,qe ka si qellim perçarjen.Komentet me
      siper e vertetetojn kete.Durresi ka qene destinacioni me i njohur ne fillim,por tani ka
      destinacione te tjera,qe plotesojn kerkesat ne rritje te turisteve,dhe me te drejte.Kush
      punon per kushtet me te mira,fiton edhe me shume.Konkurenca denon ashper ata qe
      duan te fitojn,por jo te investojn.Qeveria lokale ne Durres dhe bizneset,kan koh qe te
      rreagojn,qe kjo te mos ndodhe me,por jo duke e kerkuar fajin tek “armiku i jashtem”,
      por tek vetvetja.

      1. beni says:

        Or zgjebje islamike vlera e lekut esht 12.4 kosovarët e njohin lekun me shum se ti edhe unë vërshuan si fillim kur euro shkëmbejnë me 1.40 një birr kostonte 120 sot 250 apo diku 300!
        Pse nuk shkojnë në Kroaci,se ua kripin kokën e i rjepin me çmimet që ka Kroacia,patriotë mbas parës e jo për kombin!

        1. Zigur Qarri says:

          O zgjebe mesjetare,o krriçi Janullaposit;te ka rene alkoli ne koke,qe flet perçart?

      2. ppa says:

        …shume mire zigur qarri…per here te pare shoh nje koment korrekt dhe realist!

  26. Edmond says:

    Një monolog dhe vet-konkluzion jo profesional i “gazetares”. Përgjegja duhet kërkuar duke biseduar me ata që këtë vit e evituan Durrësin e shkuan në plazhet në veri e jug të Shqipërisë, apo edhe Mal të Zi.

  27. peter says:

    Te paguash takse ne rugen e quajtur ruge e kombit, eshte shume me e thelle ne kuptim se vlera e 5 euro. Do te thote se kombi nuk egziston , Kush ecen ne ate ruge eshte askushi dhe qe te kaloje duhet te paguaje si njeri pa asnje te drejte te jete ne ate ruge.. Por ky eshte vetem fillimi. Shume shpejt do filloni te paguani , per te kaluar ne cdo ruge te atij vendi qe ju e quani vendin tuaj.. Ruga e kombit eshte e para, do vije e dyta dhe e treta , kur ta kuptoni se nuk ka me vend per te kaluar pa paguar ..Eshte forma e re e kolonoalizmit, Kolonializmi bankar, {koncesioneve}..Ruga ku po te con demokracia e re ????dhe rilindja socialiste,…. Sa per turizmin qe eshte endera e te aedhmes ekonomike te shqiperise, ???ESHTE NJESOJ SI PIRAMIDAD E 1997… eshte i vjeter, eshte mashtrim,.. Ekonomia boterore ka ndryshuar, investimet e turixmit jane njesoj si bunkeret e periudhes se shkuar.. Shqiptaret duhet te kuptojne se ne qoftese nuk zgjohen , jetejojne ne ender……..qe quhet turizem…

  28. vini says:

    Gazetare me kare dhe shkrim me kot dhe pa kuptim skisha lexuar ndonjeher.kosovarevw po sju pelqeu ka alternativa plot te shkokn ne majorka ibiza kuba etj etj

  29. G.T. says:

    Plazhi dhe turizmi jane per te gjithe. Shume mire, vitin tjeter mbase vijne me shume te huaj nga egjithe Evropa dhe Bota. Pse jo.

  30. Veriorja says:

    HAha moj Blerina, te eshte dukur se ke bere goxha analize po te tregoj une qe e ke gabim. PSE?
    Isha per fund jave ne Vlore, ishte mbushur me turista nga e gjithe bota deri dhe nga Japonia. Kishte, per te kundershtuar artikullin tend, por jo per propagande shume turista kosovare. Por c’ te te tregoj qe ne 2 cadra me 4 sheslon ishin 20 veta dhe qe nga dreka, nuk te genjej u nxorr tenxherija me pilaf i cili u nda neper pjata plastike qe shumica u hodh ne rere mbas konsumit te pilafit. Do te thuash ti aq mundesi kane. Jo i kishin burrat zinxhiret e floririt ne qafe nje gisht te trashe. Pra nuk eshte problemi tek taksa 5 euro po tek mentaliteti. Mund te lexosh Cabejin e famshem dhe te kuptosh se sa ndryshe jemi nga “patriotet”. Edhe une jam nga veriu, dhe sigurisht jo te gjithe kosovaret, jane shume larg per turizem ashtu sic duhet. Do te thuash ka dhe shqiptare te Shqiperise qe nuk jane per turizem, edhe ketu ke te drejte, por ka vite qe nuk sheh me shqiptare te hapin tenxheret ne rere.
    Prandaj them se analiza jote eshte e GABUAT, sigurisht per mendimin tim.

    1. moni says:

      Keto qe thua ti moj patriote e vicidolit jane legjenda te shemtuara urbane. Po ata malesoret nga anet e tua qe mbajne po te njejtet zinxhire floriri nuk po i shan? Apo te dhimbsen ata? Plazhi ne fund te fundit eshte i te tereve dhe jo vetem i atyre cubave qe e kane zaptuar me shezllona per cmimin e te cileve ty nuk te jepet as kupon tatimor, dmth qe po te vjedhin e dashur. Po ne fund te fundit nuk eshte faji yt se i ditur lind nuk behesh! Lexoje per se prapthi veprat e Cabejt edhe 100 here te tjera po deshe…

    2. Vlora says:

      Moj veriore, shume mire kane bere kosovaret qe kane hapur tenxheren e pilafit ne rere. Le te hane si te duan e ku te duan. Rera dhe deti i Shqiperise eshte shtepia e tyre.

  31. Raif Fetiu says:

    Kosovaret jane te zhgenjyer andaj perdite do te kete me pak ne plazhet e Shqiperise.Kosovaret kane prit perafersisht 20 vite te vendoset rendi ne Shqiperi te kete siguri te mos kete plaqkitje e mashtrime.Aty ku te vjedhin makinen nuk shkohet me pushime.Aty ku ujrat e zeza derdhen ne dete nuk shkohet ne pushime.Aty ku vlera e euros ulet dhunshem nuk do te kete tjrizem ndersa te mos flasim per sherbimet e tjera dhe per mjeksin nese rastesisht semuresh ne Shqiperi si turist.Ne shqiperi ka nje vetknaqsi te rrejshme se po shtohet numri i turistve nga europa e qe ne fakt eshte nje eksperimentim i europianve por ata nuk presin 20 vjet si kosovaret per zhgenjim ata vitin tjeter nuk vijn me perjashtim te atyre qe vijn per furnizime me droge.Para 45 vitesh me ka rastesise te shof turizmin ne bregdetin kroat dhe ate mesatar e jo elitar besoni qe ne Shqiperi Skund sot nuk ka kulture te till,miresjellje te till,sherbime te tilla e te mos flasim per kushtet tekniko-materiale.

  32. uskania says:

    Në Mal të Zi lë lesht nga ana ekonomike. Po kështu tjetërkund. Gradualisht edhe Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë. Plazh domatesh më nuk ka. Gjithashtu është shtrirë bërja e plazhit në shumë qendra, nuk është më vetëm Durrësi me bregun e ngjeshur si beton. Ajo puna e 5 € dhkon me një akullore në Cernagore. Duket krejt një SAJESË.

  33. lavdosh says:

    Gazetare kot.
    Arriti ne nje konkluzion, pa pare te dhenat reale dhe zyrtare dhe pa analize te faktoreve
    Nje takse e vetme sado e madhe dhe e pavene akoma ne fuqi, nuk mund te shpjegoje nje ndryshim te madh edhe nqs ai ndryshim ka ndodhur.
    Kosovaret do vazhdojne te vijne ne Shqiperi ne rradhe te pare per perafersine gjeografike, lidhjet kulturore, cmimet e ulura dhe sherbimin qe eshte i mire per cmimin qe paguajne

  34. Eksperti says:

    Shkrim super idiot pa asnje analize minimale gazetareske.

  35. Antoni says:

    NJe kontribut i vogel edhe nga une ne kete diskutim:
    Nese lexoni portalet e serbise, nuk takon asnje shkrim te ndonje komentuesi qe drejtohet me ndonje urrejtje ndaj serbeve te Kosoves. Perkundrazi, ne ndihme atyre ata erdhen ne Kosovenga gjitha viset ku jetojne, perfshire Serbine, Bosnen, Maqedonine dhe Malin e Zi, qe te luftojne kunder shqiptareve te Kosoves, duke rrezikuar jetet e tyre madje edhe nen koston e bombardimeve te qyteteve te tyre ne Serbi, perfshire Beogradin, Novi Sadin, Nishin, Panceven etj. Deri sot Serbia eshte ende duke i mbajtur me paga dhe buxhet te gjithe serbet ne Kosove, sepse i ka te qarte synimet e tyre historike nacionale, qe jane ne dem to shiptareve.

    Nga ana tjeter, shqiptaret e Kosoves kane luftuar jo kunder serbeve te Kosoves, te cilet jane shume pak ne numer, por kunder te gjithe serbeve me armatim te sofistikuar dhe te organizuar ne struktura ushtarake, policore, te forcave speciale dhe paramilitare. Dmth. shqiptaret e Kosoves, qe perbejne nje numer te vogel ne krahasim me numrin e pergjithshem te shqiptareve ne gjitha viset, kane luftuar kunder te gjithe serbeve. Respekt perjashtimeve, por sakrificen e kesaj lufte e kane pasur shqiptaret e Kosoves gjate nje periudhe prej 10 vitesh me mbi 12,000 persona te vdekur dhe 100,000 shtepi te shkaterruara me pasoja shume te medha qe ende marrin kohe per tu rregulluar.

    Nenkuptohet se te gjithe shqiptaret e Kosoves, si dhe ata nga viset tjera, e dojne shume Shqiperine si shtet i tyre dhe do te jene gjithe te gatshem te sakrifikojne per te. Por sot, kur i lexon me larte komentet e lexuesve te portaleve te Shqiperise, permendet **** Me mir te mos vin se nuk sjellin turizem **** normal qe rruga duhet te paguhet si ne gjithe boten **** le te shkojne ne Spanje dhe ti marrin specat me vete apo gjera tjera non-sens, ta jep pershtypjen se Shqiperia eshte vetem e Shqiptereve qe jetojne ne Shqiperi.

    Shqiperia eshte dhe do te jete e gjithe shqiptareve, prej ngado qe ata jane, pavaresisht nese disa individeve injorant qe po komentojne neper portale i pelqen apo nuk i pelqen kjo. Sa per rrugen, ne nga Kosova kerkojme vetem te trajtohemi njelloj, psh nese implementimi i tarifes per shfrytezimit te autoudhes Kukes-Rreshen te vendoset ne te njejten kohe me tarifen per shfrytezimin e autoudhes Tirane-Durres, me tarifim te njejte per km gjatesi, dhe cilido cmim per km/gjatesi qe percaktohet si i arsyeshem, do te pranohet pa asnje verejtje nga te gjithe ne.

    Edhe nje perkujtim: shqiptari nga Kosova nuk eshte kosovar por shqiptar; shqiptari nga Serbia nuk eshte serb por shqiptar; shqiptari nga Maqedonia nuk eshte maqedon por shqiptar, shqiptari nga Mali i Zi nuk eshte malazez por shqiptar. Madje edhe serbi nga Mali i Zi nuk eshte malazez por eshte serb.

    1. arban shmili says:

      ANTON, ti je shqiptar burimor. Surroshqiptarët i shikojnë fenomenet nga prizmi i prapështisë, nga e vecanta nxjerrin “përfundime” idiotësh.
      Shëndet dashamiri im!

  36. lori2 says:

    Fajin e kane çmimet e çmendura te ta ashtuquajtura hotelesh dhe restorantesh. Te paguash ne Shqiperi per nje supe perimesh sa taksa e rruges se kombit ben qe te largohen njerezit. Mire t’u behet pronareve qe me gjithe uljen e tatimit ne 6% i vejne çmimet trefish per sherbime mizerabel.

  37. si te besoj says:

    Ata kosovare qe e kane menduar ashtu si e mendon ti, le te shkojne ne Beograd buze Danubit te bejne turizem. Se takse akoma nuk ka, apo per inat qe do vendoset taksa, ata do vene tishtrijne kembet te tjereve. Se mos eshte hera e pare!

  38. Tr says:

    LARGIMI I KOSOVAREVE NA BEN NJE NDER TE MADH , JANE MESJETAR , NUK NA DUHEN ATA TE PRAPAMBETUR .

  39. Alboz934 says:

    Ju doni edhe kapitalizem edhe pa taksa jo nuk ka qofte te daja ose socjalizem e pa taksa ose kapitalizem e me taksa . Ne gadi mbaruam rame cope per te prure kete kapitalizem modern qe sjell bollek .

  40. Shkupi says:

    Njeriu sa shef aq dine ! se pari gazetarja ska koker diturie nga puna qe ben , apo e ben me qellim sa per komente ! artikulli kesaj qyravece ska te beje me vleresim turimzi … Se pari turizmi Shqiptare nuk ka kushte per te sherbyer jo vetem Kosovare por sidoemos turistet e pasur , edhe nese ka disa vende te rralla ata gulfaten dhe humbin nga kerkesat e shum klienteve ashtu qe une kam pritur edhe 2 ore per ta mare porosine bile te gabuar ne shum raste , apo skeni pa ne Greqi apo Malin e zi se si sherbehet e mos te flas per Turqi e ne Europe , besoj se taxa rrugore nuk eshte pengese edhe pse akoma nuk paguhet por jane turiste qe vijne vetem nje here dhe me kurre andaj edhe Kosovaret jane ngopur nga sherbimet jo profesionale , me derdhjet e ujerave te zeza prane plazheve , me trafik pa urbanizem , me siguri anarhiste , pa shendetesine urgjente , pa shpetimtare ne det , pa mundesine per hyrje ne det me jahte e me varka dhe shum e shum probleme qe nuk i shef ne vende tjera, andaj mendoj qe duhet bere kushte per turizem e mos te flasim per deponite e plehrave kur digjen qe ta zene frymen ne cdo cep te Shqiperise . dua te ju tregoj se une mbi 10 here kam pushuar nga Butrinit e deri ne Vlore por cdo here kam udhetuar nga Shkupi- Greqia dhe ne jug te Shqiperise , pyetni pse ! sepse rruget e Shqipesise jane mizere perveq mund edhe ta pesosh me aksident , ska ne bote kur afrohesh ne rreth kalim dhe nuk ndalon para rethit , vetem ne Shqiperi eshte kundervajtje ata ne reth presin te tjeret vazhdojne me prioritet.

  41. Gjethi says:

    E kujt po i rruhet per turqit e Kosoves!kur t’ua Leroi serbi nuk do kene me shans ta kalojne kufirin tone!

    1. Marku says:

      Per gjethin: kufiri yt eshte kufiri i injorances, se sa per tradhtar shihet se nuk je, se per te qene duhet se pari te jesh shqiptar, e me kete koment shihet qe nuk je!
      Rri aty, matane kufirit te injornaces, se bashku me injorantat tjere si ti, mos shiko kendej. Sa per serbet, urdhno bashkengjitu lirisht edhe ti atyre, ata gezohen te bien ne dashni me dike si ty, se shume i dojne te gjithe qe i urrejne shqiptaret!

    2. syzana says:

      Gjethi (i thare)…isha ne Shqiperi (Tirane, Durres) shetita rrugeve, shikoja shqiptaret e Shqiperise, mund te them se u deshperova; burra jo me te gjate se 1,65 cm dhe grate 1,55cm, nuk ngjani aspak me shqiptaret e Kosoves,

  42. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Taksa e rruges se kombit per periudhen e veres duhet te jete edhe me e larte.
    Kosovaret jane ne te drejten e tyre per te pushuar ku te duan .
    Te kalosh nga rruga e “Kombit” per ne Mal te Zi,detyrimisht duhet te paguash,pikerisht ate cmimin qe ka ulur malazezi dhe qe turisti pretendon se e fiton.

  43. moni says:

    Shkrim shume i dobet i bere nga shezlloni. As analize as monolog.
    E ka bazuar pseudo-analizen mbi nje argument te genjeshtert: Taksen e Rruges. E para taksa nuk ka hyre ne fuqi. E dyta dhe po te hyje ne fuqi, nuk pengon ardhjen e shqiptareve te Kosoves sepse eshte e paperfillshme ne krahasim me buxhetin total te pushimeve, qofshin keto dhe pushime me domate e speca me vete.
    Genjeshtra tjeter eshte qe Mali i Zi eshte me i lire. Jo Mali i zi nuk eshte me i lire! A eshte me cilesor Mali i Zi? Po, por jo Ulqini ku shkojne pergjithesisht shqiptaret e Kosoves.
    Pa patur shifra konkrete askush nuk mund te beje analize por thjeshte hamendesime. Por keto mbeten per bisede kafeneje dhe jo per ti shkruajtur ne nje gazete a portal dhe per te therritur « eureka ».
    P.S: Mero nje keshille: mos harxho leket kot duke paguar honorare per pacavure te tilla.

  44. Erenik Doli says:

    Artikullshkrueses mund ti them vetem bravo dhe te ç**fsha n’p*dh. Mos kini merak se edhe juve edhe serbeve ne koqevaret do ju shkerdhejme robt dhe mijnt n’zid (n’murë). Mos kini merak. Ne jemi balli i kombit dhe shqiptaret e vertete. Ajo kohe do vije shpejt. Koqevaret do jene ata qe do i bejne edhe serbet edhe shqiptaret e ‘Shqiperise’ minoritet ne Ballkan. Ju shkerdhefsha identitetin dhe dialektin, naten dhe diten.

    1. adi says:

      O erenik a sna e rruan ca karin

      1. Hahahaha says:

        E ka pas me shume me ju shqipfolesit 300 te Janulles nuk do ishte keq tju a kishin kaleru nanat kosovaret nje here i keni qe i keni kurva shqipfolese kur ju shkerdhejn greket pse jo dhe kosovaret

        1. adi says:

          Po juve qe turku mire qe ju qiu grat po ju futi dhe nga nje ne sume juve se dihet turku per sum vdes

          1. keqi says:

            O adi arumuni, ” turku” ka qir vetem grate dhe motrat e grekofoneve dhe arumuneve o hajvan si opuna jote, sepse ne shumicen e rasteve ” turku yt” imagjinar, ishin vet shqiptaret qe drejtonin ballkanin dhe perandorine osmane.

            Prandaj u bene shqiptaret myslimane, qe te te shkerdhenin motren ty o hajdar me zile.

            Tere arumunet ne shqiperi dhe gjysma e greqise se sotshme jane opalluar nga shqiptaret, o bastard i bejlereve shqiptare.

  45. Krista says:

    Nuk eshte takasa per rrugen e kombit ajo qe ndikon ne renjen e turisteve nga Kosova. Dhe sipas disa statistikave te dala, nuk ka zviglim te turisteve nga Kosova ne Shqiperi e ndoshta. E Durres mund re kete dhe kjo per faktin se infrastruktura akomuduese ne kete qytet nuk eshte ne nivelin e duhur.Edhe sjelljet e kamariereve ne shume raste jane jo ne nivel dhe rritja e cmineve eshte pakez si teper.

  46. KS says:

    Aktualisht me keto cmime dhe me ate qe ofrohet nuk ja vlen te besh pushime ne Shqiperi.
    Kosovaret tashme shkojne ne Mal te Zi,Turqi dhe Greqi ma paketa turistike qe jane shume me te leverdishme.
    Nga pervoja qe kisha vitin e kaluar ne Ksamil,s’besoj qe do e vizitoj serish.Pronaret i benin respekti nje grupi turistesh polak qe ishin 7 veta dhe moren vetem dy qadra,edhe ujin e kishin me veti.Pronaret mua me detyruan te nderroj vendin qe ata te ishin bashke.Ne pyetjen pse kjo sjellje e tille meqe edhe ushqehesha cdo dite ne restoranin e tyrt,pronari ma ktheu : – Jane te huaj !
    I thashe : – Po cfare te huaj,a nuk e sheh qe edhe ujin e kan me veti e ste bejne xhiro ?
    Edhe ne vende tjera mendonin qe turistet kosovare i kan te sigurte e mund te sillen si te duan.
    Perndryshe,turistet e huaj momentalisht jane nga shtresa me e dobet ekonomikisht.

  47. Shkodrani says:

    Kosovaret te shkojne ne Turqi se aty eshte me lire. Jam kurioz te di se cdo hane nese ia marrin specat ne dogane, por kryesorja te devijojne rruge. Kemi mjaftueshem problemet tona, turqit e Kosoves die Maqedonise, qe kane mesuar shqip vetem sa na e veshtiresojne jeten me tej.

    1. KS says:

      Qenke fshehur ne profil te shkodranit.
      Po nejse ska rendesi.Si duket qenke koketrashe,se ne Turqi s’shkohet me speca por me aranzhman.
      Por edhe nese marrim speca,i kemi paret me mund se ne s fitojme para duke i shitur motrat ne serbi.

  48. Niku says:

    Udheto me makine ne USA ose ne Canada GPS te thote a don me fitu 20minuta merr autostrade me pagegese nuk don merr rruge me ma shume trafik gjithe kunde ka rruge alternative .

  49. Taulant says:

    Me vjen qudi disa komentues nuk arrin te reflektojn, dhe me vjen keq Blerina Hoxha keni kapur nje problem gabimisht ska lidhjee rrugen ketu por njerzi jan lodhur me durresin duan te shohin diqka tjeter pyesni ne jug sa shqiptar nga kosova jan andej. Per te shkruar ne mal te zi te gjithe marrin rrugen nga shqiperia keshtu taks pa taks nuk ndryshon ama per sherbimin ne ulqin eshte sherbimi shume me i mire sesa ne durres. Por edhe nje fakt qe ne kosove eshte rryma tjeter qe preferojn ti flasesh serbisht sesa shqip keshtu qe ikin ne mal te zi.
    Top channel duhet te kerkoj falje per krijjiim te skandalit me te pa verteta. Propozoni sherbime te ndershme pa rrijte ne qmime dhe pa vjedhje do shifni qe do keni turist me shume dhe pastroni ate plazh ne durres ju lutem.

  50. ORGJINALI says:

    mbase dikush nga ministria e turizmit i mbledh gjithe shkrimet dhe nxjerr konkluzion. por ajo qe nuk e shkruan asnjeri, sepse servilat e klasave politke bejn aheng secili per grupin e tarafin e tije qe ju jep per te ngrene.Nuk thone se krizia e shoqeruar me ngritje cmimesh dhe mungesen e produkteve made in albania, po e mbyt vendin . Cdo gje importihet se dhe ajo qe prodhohet ne shqiperi ska standarte dhe mundesia e pisllikut nuk perjashtohet, e pse ? sepse mendojn vetem te fitojn sot.

  51. Gjethi says:

    Mark!meqense nuk me njeh eshte normal qe ne baze te asaj qe kam shkruar te me vleresosh por per nje te “zgjuar” si ti eshte e lehte te biesh ne injorance!pse kam ate mendim si me siper,po ta spjegoi:1-kosoven e cliroi Amerika dhe Eu dhe 95% e vendeve myslimane nuk e kane njohur e kosovaret(keshtu ju pelqen pjeses me te madhe ti therrasesh,tani qe mendojne se e hodhen lumin) nje pjese e mire e tyre rrine me prapanice perpjete cdo te premte.2-kur e ndjejne veten ngushte thone jemi shqiptare e kur ju duket se kaluan lumin thone jemi kosovare.3-po te behet nje sondazh 70% do deshironin te ishin ne jugosllavine titiste kete e tregon dhe dashuria qe kane per salen vetem sepse eshte dhender dhe kopil serb!ndjese per ate pjese dhe pse e vogel qe e ndjejne vetenSHQIPTARE.

  52. shqiptari i vertet (itali) says:

    ORE A E KUPTONI QE KY ARTIKULL ESHTE KOT FARE? TAKSA PER RRUGEN E KOMBIT DO TE HYJ NE FUQI MBAS SEZONIT VEROR, KSHTUQE NUK ESHTE KY SHKAKU I MOSARDHJES SE SHQIPTARVE NGA KOSOVA!!! SHKAKU I VERTET ESHTE SE JU TE ASHTUQUAJTURIT “BIZNESMEN” VEC SE I SHANI NGA MENGJESI NE DARK, VINI CMIME TE LARTA PER SHERBIM TE ULET (PER MOS ME THEN PRIMITIV).
    SHERBIMI NE SHQIPERI (DHE E THEM PER EKSPERIENC) ESHTE MESJETAR!!! DRITAT DHE UJN TE PISHEM NUK I KE TE SIGURUAR, RRUGET JAN KU THRET QAMETI DHE PLEHRAT JAN KUDO.
    TANI ME THONI PAK, A JA VLEN TE SHKOSH NE DURRES PER NJE JAVE ME 500 euro, KUR ME TE NJEJTIN CMIM MUNDET TE SHKOSH NE KROACI KU KE GJITH SHERBIMET E MUNDSHME?
    BOLL TANI, KOSOVARET DHE EMIGRANTET (SI MUA) SHKOJN ME QEF NE SHQIPERI, QOFT PER TE TAKUAR FAREFISIN QOFT PER PUSHIME (VEC SE ESHTE VENDI YN), DUKE SHPENZUAR LEKET QE KAN MAR DUKE PUNUAR SI QEN; NE KEMBIM MARIM SHERBIME SKANDALOSE ME CMIME TE KRIPURA;
    MIR TJU BEHET, TE RRIN NJI VIT PA PUSHUES E LEK EDHE E SHOFIN PASTAJ SA DO TJU PELQEJN KOSOVARET DHE EMIGRANTET!

  53. SKERDI says:

    KOSOVARET SHKERDHATA MOS TE SHKELIN FARE NE SHQIPERI,,,,,EDI RAMA TE DERGOJE TANKET NE VERI DHE TI VENDOSI NE MORINE,,,TAKSA VETEM PER KOSOVARET TE JETE 50 $ PER PERSON,,,PO KUNDERSHTOI NDONJERI TE QELLOHET PA PARALAJMERIM NGA POLICIA DHE USHTRIA,,,,TE SHKOJNE KU TE DUAN,,, NEVE SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE NUK NA RR…ET FARE PER KETA PLEHRA TE EUROPES../////

  54. syzana says:

    Une jam nga Kosova, isha (per here te pare) ne Durres para nje muaji. Bera rezervimin e nje apartamenti ne Durres, 8 dite-265 euro, permes booking.com. Nga fotot dukej bukur, isha vetem me bijen time, pra 2 persona. Brenda apartamentit ishte shume nxeht , nuk flihej dot nga mushkonjat, nuk kishte aparat per te bere kafe, dhe shume gjera tjera elementare . Veja per te blere ushqime ne nje dyqan afer, meqe nuk mundja te llogaritja aq shpejt me Leke, zonja e dyqanit perpiqej gjithemone te merrte nja 300-400 leke me shume nga une, gjendje kaotike neper te gjitha dyqanet, llogarisnin me laps, me ndodhi njeher te prisja ne rend, kur u bera gati te paguaj, zonja e ftoi nje burre qe ishte ne radhe pas meje, te paguante para meje vetem pse ai ishte Italian, me erdhi tia hedhe te gjitha pazaret ne koke, dha Zoti dhe u permbajta.
    Ushqimet neper Restorante jane shume te dobeta, pa shije dhe shume te shtrenjta per nivelin e tyre. Plazhi ishte i paster, por neper rruge te Durresit duhej te shikoje mire, sidomos gjate mbremjes, se kishte gropa te thella neper trotuare,.

  55. Jahjaga says:

    patriotizmi “vdiq” por jo nga kosovaret…
    e vrau Vangjush Dako me shoke (pseudo biznesmenet qe menaxhojne hotelet dhe turizmin shqiptar)…
    autobuzat e Kosoves nuk lejoheshin te futeshin ne rrugen e plazhit Durres, madje as per te lene turistet afer hoteleve por deri ne hyrje te qytetit aty ne autostrade, ndersa betonieret po… ofendimet ndaj Kosovareve nga pronaret e hoteleve dhe botimi ne media…
    nuk degjova 1 her ofendim nga Kosovaret per ne (ky eshte patriotizem)….tentativa per ti taksuar per te ardh ne Shqiperi…
    ne nji vend qe nuk je i mirepritur nuk ke se pse shkon, qofte edhe ne shtepine e nenes tende… neve na duket vetja elitar ndersa turizmi i Kosoves jo, por ne fakt vetem Velipoje sjellin 30 milion Euro/sezon….kur Kosovaret kishin Golf 2-sh dhe leviznin lirshem neper bote , gjithe keta “elitaret” tone shkonin ne plazh me karroca me kale dhe ne shtepi kishin furrnela me vajguri…u lanin 1 her/muaj dhe nuk kishin as buke te thate per te ngrene ….kjo shpjegon edhe sjelljen qe bejne sot…Shkodranet thone te “hyft vetja ne qejf”….dhe kjo po ndodh…

  56. ppa says:

    ..besoj se pergjigjen kjo gazetarja e ka marre nga shumica e komenteve ; turp jo per ty por per faqen qe lejon shkrime te tilla ordinere; e fundit, kam nje pyetje – ti je ajo zonjusha qe ndodhet mbi jahtin , tek fotua qe shoqeron titullin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール販売

    ラブドール ミニ 5つの主要なおっぱいのダッチワイフの私達の選択!さまざまな種類のダッチワイフマネキン悪事都市のセクシーな軽いダッチワイフ韓国の本物の人形とその重要性

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje