Televizioni më i madh në Kinë bën reportazh për Shqipërinë

7 Gusht 2018, 12:55Turizëm TEMA

Rritja e numrit të turistëve kinezë në vendin tonë tërhoqi edhe vëmendjen e televizionit më të madh në Kinë, CGTN, i cili përgatiti një reportazh për Shqipërinë.

“Shqipëria po përpiqet të përfitojë nëpërmjet trashëgimisë së saj kulturore dhe kuzhinës për të tërhequr turistë. Nën rrugët e Tiranës, në qendër të qytetit është një labirint i bunkerëve nëntokësorë që tani është e hapur për turistët”- thekson televizioni kinez.

“Ne jemi duke punuar shumë fort që të krijojmë një paketë të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovojmë agroturizmin më shumë se çdo gjë tjetër në vendin tonë”- tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në intervistën dhënë për televizionin CGTN.

Televizioni më i ndjekur në Kinë thekson se Shqipëria është krenare për traditën e kulinarisë duke sjellë shembullin përmes gatimeve vendase.

Televizioni kinez rendit gjithashtu atraksionet më të mëdha turistike në vendin tonë. Vendi i parë më i vizituar nga turistët kineze është Bunk’art, muzeu i komunizmit në Shqipëri kjo për shkak edhe të lidhjeve historike.

Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave turistët nga Kina për periudhen 1 prill deri në 31 tetor 2018. Heqja e vizave me Kinën për 8 muaj në vit nga qeveria shqiptare ka dhënë rezultatet e para.

Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë është shumëfishuar krahasuar me një vit mëparë. Falë heqjes së vizave, Kina u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri

8 komente në “Televizioni më i madh në Kinë bën reportazh për Shqipërinë”

  1. says:

    I dëbuam Kosovarët nga Durrësi që të ftojmë vëllezrit Kinez.

  2. Zorro says:

    Eshte turp per qeverine Rama qe ka vene karikaturen “bunk art” si atraksionin e pare turistik te vendit kur Shaiperia ka me qindra atraksione te mahnitshme per t’u vizituar!
    Si mund te injorohen dy qytetet madheshtore si Berati dhe Gjirokastra qe mbrohen nga UNESCO nga kjo qeveri anadollake!
    Bunkarti eshte karikature para Apolonise,etj

    1. jallaaa says:

      Berati dhe Gjirokastra madheshtore ?? ahahaha, ç’nuk po na lexojne syte

  3. olimpia says:

    Kina eshte loja e madhe qe mund te bente Shqiperia.Rama te heqe dore nga servilizmat ndaj te medhenjeve qe nuk investojne .Te beje ceshte e mundur te takoje Xi Jipingun ,te gjeje menyren per teheqjen e kapitaleve pa fund te Kines.Jam i bindur qe shteti dhe kompanite kineze hightech mund te bejne investime miliardare ,mund te na njerrrrin nga varferia brenda 5 viteve.Kina po investon ne te gjithe boten ,perfshi vendet e zhvilluara.Investoi ne Shqiperi kur ishin tmerresisht te varfer.Per hir te te kaluares ,perse te mos investojne tani qe jane superfuqi.Askush nuk ka te drejte te na pengoje ,kur te gjithe vrapojne ne Kine per biznes.E dini sa here ka qene Merkel ne Kine …9 here ,pra Gjermania ,fuqia e katert ekonomike ne bote punon me Kinen…po e qe jemi te varfer cfare presim..?Rama leviz te hysh ne histori ,ndryshe do te kujtohesh edhe ti me keq nga te tjeret ,si izulionist.

  4. golemi says:

    Mos mani vesh se cfare thot salia ,armiku i popullit.vazhdoni perpara.

  5. Berti says:

    Nuk e kuptoj perse nuk i heq vizat fare qeveria me Kinen…do ti shtonte edhe ca pike pozitive passaportes shqiptare per levizje neper bote.

    1. Artan says:

      Ti mendon se po hoqi Shqiperia vizat me Kinen do t’i heqe edhe Kina me Shqiperine. Qenke pak naiv. Nuk funksionojne keshtu gjerat, gjithmone mbi bazen e reciprocitetit.

  6. K. I. Nezi says:

    Problemi eshte se Kina nuk e can shume per Shqiperine. Shume, shume e vogel per gojen e saj! Manje edhe 10 here me te mesha se Shqiperia jane prape te vogla per te.
    Doni te hapi Kina ndermarrje me Shqiperi? Po, shume mire, me punetore te gjithe kineze! Do degjoje pordhet e shqiptareve ajo. Nje tas oriz ne dite kinezeve te saj dhe puna ditore mbaron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje