Sali Berisha bën sikur harron sa kushtonte një kilometër nga Rruga e Kombit, pavarësisht se KLSH e drejtuar nga i emëruari i tij pas një raporti zyrtar të publikuar dhe në media akuzonte Berishën dhe Bashën se 1 km rruge kishte kushtuar 22 milionë euro.
Dhe KLSH kishte bërë përllogaritjet kilometër pas kilometri, duke formuluar akuzën sipas të cilës i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 230 milionë eurosh me këtë rrugë të pambaruar.
Basha e kaloi situatën në gjykatë me raporte mjekësore dhe e mbylli çështjen me procedurë, ndërsa Berisha si gjithnjë u mbështet për të shpëtuar tek “vendimi kolegjial i Këshillit të Ministrave”.
Ndërkohë që sot ish-kryeministri Berisha ben sikur harron gjithçka, dhe përmes një statusi në ‘Facebook’ ka reaguar për investimet e qeverisë ‘Rama’ për ndërtimin e rrugëve.
Sipas Berishës, qeveria në këtë sektor po bën vjedhje klamoroze, ndërsa shton se është dhjetëfishuar çmimi i rrugëve.
Ai tha se në 2009-ën një km autostradë me 4 korsi kushtonte 1 milion euro, ndërsa sot do të kushtojë sipas tij mesatarisht 10-11 milionë euro.
Mesazhi i ish kryeministrit:
Vjedhje klamoroze!!
Dhjetefishohet çmimi i rrugëve nga vjedhjet e Piktori dështak dhe narko-hajnave e tij.
Te dashur miq, në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” për terrene te ngjashme sipas te dhënave zyrtare te ministrisë se Financave do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro.
Pra rritja është 10 here apo 1000% ndërkohë qe indeksi i çmimeve ne ndërtim po sipas te dhënave zyrtare është rritur vetëm me 4,8%. Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit!?!?!! Sb”, shkruan Berisha.(TemA)
Te shplafte mo rtja,te shplaft…..
I shpelafte te tere thuaj.
Nqs,Basha ka kryer krim dhe e ka mbyllur ceshtjen me procedure,perse nuk e hapin zagaret sot?
Nqs Berisha e paska dhjetefishuar koston,po rilindja qe nderton 20 km thumane-Kashar 240 milione cfare I ka bere kostos,pesefishuar,gjshtefishuar?
Mortja te gjitheve
Akoma gjall je mor qelbesire