VIDEO/ Policë civilë patrullojnë në Tiranë, qindra gjoba për 24 orë

10 Gusht 2018, 16:52Kronika TEMA

Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe regjistruan në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:

95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.

120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :

3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.

5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

7 komente në “VIDEO/ Policë civilë patrullojnë në Tiranë, qindra gjoba për 24 orë”

  1. Labi says:

    Bravo ,kjo eshte policia qe duam!Respekte per te gjithe ju !

  2. Tarrasi says:

    Shoferet kane fajet e tyre, por nje nga shkataret kryesore te aksidenteve eshte edhe Krytari i Fiqve te Tiranes qe i ka kthyer rruget e Tiranes ne katastrofe …
    Ai dhe inxhineret debila qe rikonstruktoje trotuaret duke detyruar kalimtaret te ecin ne rruge se bashku me makinat. Kjo eshte totalisht jashte standarteve,
    Ata duhet te shkojne ne burg se kane shkelur rregullat e sigurimit teknik.

  3. Ymeri says:

    Ne fakt gjithmone motorrista pa kaska dhe makina qe nuk respektojne perparesine jane skena te zakonshme qe ndodhin cdo dite normalisht para syve te funsionareve te policise rrugore,dhe asnji mase ndeshkimore.Rruget pa vija te bardha per kembesoret qe perpiqen te kalojne ne anen tjeter duke pritur rastin e volitshem kur rrallohen makinat duke rrezikuar jeten.

    1. **** says:

      Motoristi e ka koken e tij mbi kurriz, po kembesori ckusur ka se rruget nuk kane vija te bardha.
      Ka qytete qe nuk kane semafore ne asnje kryqezim. Asnje lloj sinjalistike.
      Secili ne dore te zotit.
      Shteti mshifet si hajdut per te rrjepur gjoba.
      Tamam shtet prostitute

  4. tahipi says:

    o tarrass sa te dalin syte vendit …aksidenti me i rende ndodhi ne kamez o lafshe synetlliku !! Ne Kamez…tek Zhelali jot more vesh . ne TIRANE zor se mund te permendesh ndonje aksident aq fatal ose ne ato permasa . Gervishtje automjetesh ndodhin kudo ne europe brenda qendrave et banuara

  5. Flamur says:

    78 drejtues motomjetesh??????????!!!!!!!!! per mosperdorim të kaskes mbrojtese.
    A mos e ka per motorrat ky gazetar apo jam gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje