VIDEO: Tregtonte mish jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, pranga 55-vjeçarit nga Kosova, AKU i bllokon punishten

14 Gusht 2018, 11:21Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55-vjeçar nga Kosova pasi tregtonte mish në mënyrë të kundraligjshme jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve

Kosovari kishte ngritur një biznes në Shëngjin të tregtimit të produkteve të mishit si dhe një punishte në Tiranë që është mbyllur nga AKU.

Policia ka sekuestruar 528 kg produkte mishi gjatë operacionit të koduar “Rotten meat” (mishi i kalbur).

Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç, 55 vjeç, banues Kosovë.

Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ” Fast Food-ve” në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Fshehja e të ardhurave” “Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” Manipulimi i tregut” dhe ” Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 180/1, 288, 143/a/1 dhe 170/a të Kodit Penal.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje