U raportua per dy shqiptare te zhdukur qe u perfshine dje ne tragjedine ne Genova, nderkohe qe sot konfirmohet se mes viktimave ka nje shqiptar.
Ai eshte nje djale i ri, Marjus Djerri.
“BalkanWeb” ka komunikuar me familjarët dhe ka mësuar se viktima është 22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku.
Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi.
Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar.
Më pas familja ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. Marjus Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh.
Ngushellime familjes, nje tragjedi e tmerrshme per menyren se si ndodhi.Marre jeta ne kulmin e rinise dhe dhimbje e madhe per gjithe familjen qe shkoi per jete me te mire por kudo qe jeton ska me siguri absolute.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes që humbi djalin në këtë tragjedi.Zoti t’ju jap forcë për ta përballuar dhimbjen.Shpirti i tij të prehet në paqe.
Për ambasadën shqiptare në Itali kisha një sugjerim ,mos flisni para kohe ,ka apo nuk ka shqiptarë në këtë tragjedi,prisni të përfundojnë kërkimet deri në fund o zotërinj.Dje thatë nuk ka shqiptarë sot lajmet thonë të kundërtën.