Pjesëmarrja në protesta është një ndër të drejtat e qytetarëve në shtetet demokratike.
Por sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të anketuarve, vetëm 2% e të cilëve kanë deklaruar se kanë marrë pjesë në një protestë apo demonstratë në 12 muajt e fundit, ndër më të ulëtat në Europë, së bashku me Bullgarinë, Estoninë, Hungarinë, Luksemburgun, Letoninë, Portugalinë, Slloveninë, Sllovakinë.
Krahasuar me vendet e tjera kandidate për t’u bërë pjesë e anëtarëve, Turqia ka përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta dhe në demonstrata në 12 muaj e fundit.
Prej të anketuarve 12% janë shprehur se kanë marrë pjesë në protesta.
Në vend të dytë për sa i përket pjesëmarrjes në protesta ndër vendet kandidate për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian është Maqedonia, ku 10% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta në 12 muajt e fundit, raporton Monitor. Më pas renditet Mali i Zi me 7% të të pyeturve dhe Serbia me 5%.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, pjesëmarrjen më të lartë në protesta dhe demonstrata e kanë Franca, Suedia dhe Irlanda, ku përkatësisht 10% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në protesta dhe demonstrata.
Edhe vendi fqinj Greqia ka një përqindje të lartë të anketuarve që kanë marrë pjesë në protesta, me 8%. Në Greqi gjithashtu janë zhvilluar protesta të herë pas hershme, ku njerëzit janë ngritur kundër reformave që kanë ndërmarrë qeveritë për të dalë nga kriza që goditi vendin.
Rekordin për përqindjen më të ulët në protesta e mban shteti ishullor i Maltës.
Vetëm 1% e të anketuarve në Maltë u përgjigjën se kanë marrë pjesë në një protestë apo demonstratë në 12 muajt e fundit të vitit.
Raporti “Cilësia e jetës – publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.
Anketa Europiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik paneuropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve europiane në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes, i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore.
Pse habitesh o gazetar.
Protestat i organizojne partite ne Shqiperi per interesat e tyre dhe jo te qytetareve. Kerkon ndihmen e qytetareve Saliu e Basha me Monikeb oee t’u shpetuar drejtesise duke iu kundeevene asaj. Nuk jane me dele qytetaret te shkojne pas berihajt. Keshtuqe edhe habia e juaj perben nje non sens te madh.
Qytetaret duhet te ngrihen te protestojne se pse po pengohet reforma ne drejtesi dhe reforma te tjera dhe jo per te shpetuar hajdutet e kriminelet.
Shqiptaret sngrihen se skan shprese te asnje prandaj
po di Maloku cfar jane te drejtat njerezore ,
cdo te thote jete ,
si jetohet ne qytete ?
AI DEL NE PROTESTA VETEM KUR I THERRET KRYETARI SHPELLES
Jam habitur nga autori i habitur. Te protestojne shqiptaret per brekushet e Sales, Monikes apo Lulushes???
Vendi fatkeqesisht nuk ka opozite sot dhe kjo jo per faj te Edit por sepse opozita e sotme eshte uzurpuar nga forcat me regresive qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Keta jane kriminele, hajdute, hipokrite dhe mashtrues te ndyre pa ndjenjen me te vogel te nacionalizmit. Keta palaco qe nxijne Shqiperine kudo qe shkojne duhen futur te gjithe ne nje laborator per tu studiuar nga shkencetaret si specie shume te rralla per te kuptuar se sa poshte mund te degradoje njerezimi.
More zoti mero, pse gazetari qe shkruan artikullin nuk e vendos emrin e tij. I kujt eshte artikulli ne fjale???