Tragjedia në Genova, Veliaj: Lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre. Shërim të shpejtë të plagosurve

15 Gusht 2018, 09:54Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës dhe ku pati edhe viktima dhe shumë të plagosur.

Në një mesazh në twitter, kryebashkiaku Veliaj thotë se mendimet dhe lutjet shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa falenderon dhe ekipin e kërkim-shpëtimit që po punon pa ndërprerje në vendin e tragjedisë.

“Jam i pikëlluar nga tragjedia e tmerrshme që goditi Xhenovën. 

Mendimet dhe lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre. 

Uroj një shërim të shpejtë të të plagosurve. 

Një falënderim për heronjtë që punojnë pa ndërprerje në vendin e tragjedisë”, shkruan Veliaj.

2 komente në “Tragjedia në Genova, Veliaj: Lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre. Shërim të shpejtë të plagosurve”

  1. Vlora1912 says:

    Veliaj eshte Kryetari i B. Tiranes, apo prifti i Dioqezës së Tiranës ?
    Delirant pa kufij, ky eshte mister Fiku !

  2. Eri says:

    Hahaha, tamam me mir se nje prift katolik do te thosha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje