Ish- i dashuri akuzon këngëtaren: Të kujtohet kur më there me thikë dhe gati sa nuk vdiqa. Reagimi: Ti më vodhe kartën time të kreditit

16 Gusht 2018, 19:48Lifestyle TEMA
Ish- i dashuri akuzon këngëtaren: Të kujtohet kur më there

Nicki Minaj është akuzuar nga ish- i dashuri i saj Safaree Samuels se ka dashur ta therë me thikë.

“Të mbahet mend nata kur më there me thikë dhe pothuajse vdiqa. Policia dhe ambulanca më dërguar me barelë në spital.

Mu desh të gënjeja dhe ti thoja që u përpoqa të vrisja veten që të mos të fusnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsëriten është koha të largohesh.

Ti e di se nuk të urrej sepse tani jam i lumtur me veten time”, shkruan ai.

Ndërsa këngëtarja u përgjigj:

“Ti më vodhe kartën time të kreditit dhe më tha se llogaria me para është e lirë për tu shfrytëzuar.

Perëndia do të godasë më shumë për gënjeshtrat. Mjaft the se more gjërat dhe u largove”.(TemA)

1 komente në “Ish- i dashuri akuzon këngëtaren: Të kujtohet kur më there me thikë dhe gati sa nuk vdiqa. Reagimi: Ti më vodhe kartën time të kreditit”

  1. katarakti says:

    Keta jane te gjithe plehra qe Perendimi i therret me perkedheli VIP-a! Mjere rinia qe ka si model kete llum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje