Aktivisti propozon dekorimin e të riut që shpëtoi dy binjaket nga duart e nënës që po i mbyste: S’latë spiun pa nderuar...

17 Gusht 2018, 09:08Sociale TEMA

Aktivisti Erion Kristo në një postim në rrjetin social u ka bërë thirrje autoriteteve të shtetit shqiptar që të nderojnë gjestin heroik të të riut Adimir Murataj, që shpëtoi dy vajzat e vogla nga duart e nënës së tyre që po i mbyste.

Postimi i plotë i Kristos:

Propozim. Drejtuar autoriteteve te shtetit shqiptar.

Te nderuar pushtetare. Ju qe nuk late spiun vendas e te huaj pa nderuar, keni rastin te tregoni se ndonjehere kujdeseni dhe per ne. Nderojeni gjestin heroik te Adimir Murataj.

Ai shpetoi nga mbytja dy vajza te vogla. Ndoshta ju nuk e kuptoni kete, prandaj le ta shohim kete gjest shpetimi si te munguar.

Nje nene do mbyste dy vajzat e saj ne lume. Gjithe zemrat e shqiptareve do plasnin nga marazi. Kjo tragjedi i kalon permasat shekspiriane.

Por fatmiresisht, kjo nuk ndodhi. Dhe autori i mrekullise eshte mes nesh. Ai nuk kerkon asgje nga ju. Pra, ju duhet te cmoni gjestin dhe edukaten e tij ne te njejten kohe.

Jetojme ne nje epoke ku gjeja me e lehte per tu cenuar eshte jeta. Njerezit tane po vdesin si te ishin miza. Le te festojme jeten kesaj here dhe mbrojtesin e saj.

Bejeni qytetar nderi, jepini medalje kombetare, shoqatat dhe firmat le ta punesojne te papunin hero.

Shkruani per te, beni poezi per te, kendoni per te. Sepse vetem keshtu kremtohet bukuria e nje gjesti te thjeshte.

P.S. do ta kisha shkruar shume me seriozisht kete thirrje, por e di qe ju nuk pyesni per mendimet dhe ndjenjat tona. E keni bere gjithmone kete.

Juve ju emocionojne vetem lakejte tuaj, puthadoret dhe shantazhistet.

P.P.S. kete thirrje ne fakt e kam per njerezit, per ata qe presin ndonje mrekulli, dhe harrojne qe mrekullia me e madhe e kesaj bote eshte solidariteti.

 Shperndajeni, mos u dembelosni. Tregoni mirenjohje dhe falenderim.(TemA)

5 komente në “Aktivisti propozon dekorimin e të riut që shpëtoi dy binjaket nga duart e nënës që po i mbyste: S’latë spiun pa nderuar…”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo!

  2. Lymi i Tutit says:

    Shume e drejte Erion ! Bashkohem me kete thirrje ! Lymi i Tutit

  3. Bcela44 says:

    Blero
    I nderuari Erion Kristo ben nje propozim sa te drejte aq dhe human per dekoriminn e Admir Murataj per aktin e tij njetezor te shpetimit te jetes se dy vajzave te vogla qe deshi ti mbyste e ema e tyre e semure mendetisht.Nje nene kurre nuk vret femite e vet,vetem nese i ka fluturuar mendja.Ajo duhet mbllur ne cmendine,ndersa Admir Murataj duhet dekoruar.Ai nuk e beri aktin e tj human per dekorata,por sepse ne radhe te pare eshte njeri,dhe njerzilleku duhet respektuar e nderuar se per te kemi nevoje me shune se per cdo gje.

  4. Kaltra says:

    Ky djalë duhet vlerësuar për aktin që kreu .Nuk duhet lënë në heshtje nga strukturat e larta shtetërore dhe vendore.Kryebashkiaku i Fierit ta sistemojë në punë .Le të marrin shembull nga bota sa i vlerëson këta heronj .Ai shpëtoi dy engjëj nga vdekja e sigurtë.
    Zotërinj pushtetarë, megjithse jeni duke pushuar në bregdet a mal kudo qofshi shkruani dy rreshta për këtë djalë dhe bëni atë çka bëjnë homologët tuaj në botë në të tilla raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje