Doni të shkoni në SHBA? Tani nuk ju duhet garanci financiare, për të marrë vizë

16 Gusht 2018, 09:34Sociale TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e interesuarit për vizë turistike në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada thotë se të interesuarit duhet të tregohen të kujdesshëm rreth procedurave dhe se nuk kërkohet garanci financiare për të fituar vizën.

“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara.

 Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi! ? #PyetAnnën”- njofton ambasada amerikane në Tiranë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje