Tragjedia në Xhenova, Ambasada italiane: Falënderojmë miqtë shqiptarë

15 Gusht 2018, 17:40Sociale TEMA

Ambasada italiane ka falënderuar sot autoritetet dhe qytetarët shqiptarë për ”mesazhet e panumërta të solidaritetit dhe ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në Xhenova, që dëshmojnë dashamirësinë dhe afrimitetin mes dy popujve tanë”.

“Teksa i bashkohemi dhimbjes së familjeve të viktimave, u shprehim ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të trishtueshme dhe të gjithë popullit shqiptar”, deklaroi ambasada italiane në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë, bilanci i tragjedisë është thelluar në 39 të vdekur e 16 të plagosur.

Mes viktimave është edhe një fëmijë 8 vjeç, si dhe dy adoleshentë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje