Bushati, mesazh ngushëllimi për vdekjen e dy shqiptarëve në Itali: Shteti mbështetje familjarëve të viktimave

15 Gusht 2018, 15:27Sociale TEMA

Pas tragjedisë që ndodhi dje në Genova, ku pas shembjes së urës Morandi vdiqën 39 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, vjen reagimi nga ministri për Europën dhe Politikën e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar familjarët e Marjus Djerri dhe Admir Bokrina. Po ashtu ai pohoi se ambasada shqiptare në Itali do të ofrojë mbështetje familjarëve në këto çaste të rënda për ta.

Mesazhi i ngushellimit te Bushatit:

Lajm i dhimbshëm humbja e jetës së dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në tragjedinë e #Genova. Në këto momente të trishtuara u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve në këtë çast të rëndë për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje