FOTOT: Luli e shan nga Holanda, Lali në Tiranë i peruron rrugën poshtë pallatit

16 Gusht 2018, 13:32Sociale TEMA
FOTOT: Luli e shan nga Holanda, Lali në Tiranë i peruron rrugën

Lulzim Basha eshte nga ata qytetare te Tiranes, i cili kur te kthehet nga pushimet do ta gjeje rrugen poshte shtepise se tij te rregulluar, e shtruar me kalldrem, ndriçim dhe korsi biçikletash.

Rruga “Faik Konica”, te cilen Kryetari i PD e shkel çdo dite kur vjen ne shtepi, ishte nje rruge e lënë në harresë, ku mbizotëronte balta dhe pluhuri. Sot ajo eshte një nga rrugët më të bukura të Tiranës, qe vec familjes Basha, do i shërbejë edhe qindra familjeve që jetojnë në këtë zonë.

Teksa Basha ka zgjedhur që në këto ditë gushti, diku nga Hollanda ku po pushon, të shaje çdo nismë që sjell zhvillim ne Tirane, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë punuan për t’i dhënë dorën e fundit punimeve të rrugës “Faik Konica”, ku ka shtëpinë kreu i opozitës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e kryera, ndërsa theksoi se falë vizionit dhe këmbënguljes sot Tirana ka një rrugë të shtruar me kalldrëm dhe mermer, si dhe të pajisur me korsi të dedikuar për biçikletat dhe me të gjithë elementët e tjerë shtesë si ndriçim, trotuare, rrjet elektrik, telefonik dhe kanalizimet e nevojshme. Ai falënderoi edhe qytetarët që bashkëpunuan dhe mundësuan që ky investim të bëhej sipas të gjitha standardeve.

“Kjo është pa dyshim një nga rrugët më të bukura të Tiranës. Siç thoshte Faiku i madh, ‘Shqipërinë s’e kuptova ndonjëherë’, shumë herë kemi pasur momente të tilla kritike në këtë rrugë, ku përpjekja për të bërë trotuare haste rezistencën e dikujt që duhej të tërhiqte pak avllinë e vet, dhe nevoja për një korsi biçikletash haste rezistencë nga i forti i lagjes, i cili thotë: Range im meriton të ketë gjithë hapësirën e mundshme. Në fakt, në një qytet demokratik, ka hapësirë edhe për Range, edhe për biçikletat, edhe për të vënë tavolinat për kafe, por edhe për një trotuar ku nënat me fëmijë, të moshuarit apo paraplegjikët me karrocë, të kenë mundësi për akses”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge tregon edhe një herë se sa herë që bashkia ndërhyn për të investuar, sjell ndryshim për të gjithë komunitetin. “Kjo është një rrugë e cila, jo shumë e gjatë në distancë, por sigurisht shumë e gjatë në luftën dhe betejën për të ndryshuar mentalitetin. Në këtë rrugë i kemi parë të gjitha, nga grupet “mos ma prek parkun, teatrin, rrugën, mos ma prek këtë apo atë”, sepse me sa duket për disa njerëz, të jetuarit në mizerie është stil jete, ndërkohë aspirata e qytetit është të dalim nga mizeria, të jetojmë më mirë dhe gjërat bëhen më mirë jo kur nuk i prek, por kur i prek; ndaj vumë dorë në këtë rrugë që besoj është një ndër rrugët më bukura të Tiranës”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se rruga e re krijon mundësinë që përmes sistemit të pistonave të mund të kthehet në një hapësirë vetëm për këmbësorët, që mund të shërbejë edhe si vend për panaire të ndryshme. “Për të gjithë ata që duan të shohin vizionin se si e planifikojmë Tiranën, një rrugë e tillë e cila mund të kthehet dhe të konvertohet edhe në hapësirë pedonale me piston për të pasur një panair ushqimor, një treg fshatar, gjatë fundjavave, pra për t’i pasur rrugët shumëpërdorimshe, jo vetëm si pista për të xhiruar gomat, por edhe si hapësira ku komuniteti mund të mblidhet dhe nga rrugë mund të rikthehet në piacë, në një piacë lineare, ku njerëzit kalojnë kohën e tyre të lirë”, tha ai.

Natyrisht që rruga e re do të surprizojë edhe vete kreun e opozitës, Lulzim Basha, kur të kthehet nga pushimet.

18 komente në “FOTOT: Luli e shan nga Holanda, Lali në Tiranë i peruron rrugën poshtë pallatit”

  1. shoku fiqve says:

    Na e keni bere kete hajvan ushqim te perditshem, ky tiranen e konsideron si komune jo si metropol, nga 100m e nga 10 m2, muhabetet e haberet e ketij mashtrusi nuk mbarojne kurre……..Tiranes per momentin nuk i duhet askush se ka Ramen, halli eshte kur tjet ndonje kaqol kryeminister, atehere do na duhet nje bashkiak i mire per tiranen……

    1. Kalec Dega says:

      Pa tren elektrik te Lali Erit duket kot kjo rruga, 20-50 meter!
      Une do ta votoj perseri se do na sjelle ene autobuza elektrik, Lali.

      1. Xha Teme says:

        Kalec Plehu,
        Ate trenin elektrik e kishte premtuar ai clown-i qe drejton organizaten talebane PeDe ku eshe ti ben pjese. Mos I ngatero gjerat dhe lere ironine se mendja juaj eshte pjerdhur bashke me talebanet e tjere te zbritur nga Bokerrimat e qoftelargut.

  2. zyko says:

    Po a e dini se pikerisht ne kete rruge ky Lali juaj heroik ka dhene tashme 3 leje per pallate, ja pra kjo eshte puna e ketij personazhi me shume mediatik, rregullo ca rruge e trotuare, lyej me boje ca rripa rrugesh per bici dhe pastaj futja me pallate gjithandej ku sheh pak truall bosh, nuk po lene asnje hapesire bosh!!!!

    1. Zigur Qarri says:

      Pazare me Leket e takspaguesve shqiptare!Mashtrimin dhe vjedhjen,e shet si ndihme
      per komunitetin!Papunesia,fukaralleku,kriminalieti,emigrimi…shtohen,popullsia sfumohet,
      Makiaveli tall bythen me shqiptaret!

      1. Qafa e Qarrit says:

        Zigur Q apo Gurezi K???

    2. Iliri says:

      Ushtere te verber te shkaterruesit te shqipererise tash 30 vite ! Ju vrasin syte edhe nje rruge e bukur ! Dashamires te kriminelit vec per nje cope buke a me shume..vec ne dem te shqiptareve!

  3. mirel says:

    Moret vesh qe qeveria italiane do i pezulloje koncesionet e rrugeve?
    Ramuti po i qindfishon..

  4. klodi says:

    Lali Eri mqs ishte te ajo rruge te peruronte edhe ate pallatin qe po ndertohet tek ajoo rruge me lejen qe ka dhene po vete ai. 0 ndertime ne tirane.

  5. shoku says:

    Lali Eri, a dini gje perse vjen uji i turbullt ne tek zona e kodres se diellit????

  6. Jo censureLali Eri says:

    pse nuk po lejoni komentin tim?

  7. Durimi says:

    Sot ne komente qenkan mbledhe gjithe kaqolet se keta nuk kane shkuar vacance dhe u duket vetja dikushi.

  8. Naini says:

    Te gjithe keta muter qe komentojn kundrs Erionit per kete rruge kaq bukut Jane ata qe I fshijne opingat dhe bythen Bashes dhe Berishes.Pergjigjene vertet do ta merni te kutia e votimit…Vazhdoni te Shani dhe hani se u bene mire.

  9. Alban.ny says:

    Bravo Durim!
    Dhe kapiteni i skuadres se kaqolave-nuk kish si mungonte (!)- Ziiiiguuuur Q.-(uuurrrrraaaaashiii!)

  10. Al says:

    Ore une nuk eshte se jam ndonje fan i madh i lali erit po gjithe ju plehra qe komentoni kunder puneve qe bashkia ka bere e po ben, ku keni pare te behen me shume pune pervec tij ne Tirane? Kur te keni me c’ta krahasoni beni ham ham perndryshe mbylleni halen se pervec se nxirrni ne pah smiren dhe urrejtjen prej injoranti politik tipik shqiptar nuk beni gje tjeter! Haka te I zoti!

  11. Vari lesht says:

    OOOO ZIGURA,O FIKU, O KALEC DEGA,O ZYKO,DHE TI SHOKU,,,,PSE MASTURBOHENI ME PUNET E ERIONIT,,,PO IKNI O BURR BONI NA I DIT VAKANZ,,,SE NGELET MAS TOPEVE TE ERIONIT,,,LALI JUJ BASHA ESHT ME PUSHIME NE HOLLAND ,,, SHKONI DHE JU ME PUSHIME , RELAKSONI ICIK TRURIN,,, SE VELIAJ PO’ SHTRON RRUGE NUK PO PRISH RRUGE,,ATY DO KALONI DHE JU TIRANASET,,,APO NUK KALON JU ATJE PER INAT TÈ VELIAJT,,,,SHQIPE KRAHTHYM SI PUNA JUJ NA MOREN NE QAFE,,,PUSHONI PAK , SE NE SHTATOR KA THON BACA DO HEDHIM DEI RAMEN,,,PUSHONI DHE MBLIDHNI FORCAT SÉ DO KENI PUN NÉ SHTATOR,,, SDO JU ZEJN KOMET DHE NEPER SHESHE,,,

  12. Luanda Citizen says:

    Ka shume rruge te mjerushme dhe xhaxhi Eri po nderton,jo me leket e mamit si mund te kujtoje ndonje komentues i PDse e i Saliut.

  13. Martini says:

    Ju qe i kunderviheni Erjonit.Nuk u lodhet.Qenkeni bole.E keni te humbur davane.Ai vetem punon kjo ben diference te madhe.Me punen e kujt do ta krahasoni Kelmendin e punes me dru Albard Brojken qe i kishte rene.vazua me lule ne koke apo fenomenin Basha me rekordet shekullore te parazitizmit dhe debilitetit.Haruat o te pafytyre plehrat.dhe.eren prane kazaneve.Eren e shures qe mbante Tirana ne.cdo cep pas qeverisjes se ketyre te treve.Fenomen i.cuditshem Cila eshte aresyeja qe ju kundershtaret e punes se Erjonit ini lidhur ne menyre te pazgjidheshme me eren.e.shures te.cilen.do te na impononi edhe neve.PUNA E ERJONIT NE TIRANE BEN QE PERFAQESUESI TUAJ DO TA MARE BASHKINE E TIRANES KUR TE.SHOHE VESHIN E TI PA NDIHMEN E PASQYRES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje