Problem teknik në doganën greke, radhë të gjata në Kakavijë

18 Gusht 2018, 18:16Sociale TEMA

Pasditen e sotme janë krijuar radhë të gjata në kufirin shqiptaro-grek, në doganën e Kakavijës.

Shkak për këtë është bërë një defekt në sistemin kompjuterik të doganës greke, që ka bllokuar procesimin e dokumentacionit.

Sipas burimeve, pala greke ka hasur në një defekt të sistemit kompjuterik që bën identifikimin e mjeteve.

Qindra emigrantë shqiptarë kanë mbetur në radhë, në pritje që të riparohet defekti dhe të rifillojë puna për kalimin drejt tokës greke.

3 komente në “Problem teknik në doganën greke, radhë të gjata në Kakavijë”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Siç po duken bathët
    grekët s’kan më pare
    do plasin Tekniket
    nga pala shqiptare!
    ???

  2. says:

    Italia dhe Greqia hapin dyert për riatdhesim të migrantëve nga Gjermania që nga e hëna ardhshme.

  3. Vasil says:

    Difekt teknik.Po kur u ben dhe greket me kompjutera dhe mo ja qi ropt.Ata jane njerez mesjetare.Boll e kane krraben e cobanit dhe torben ne krahe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje