Policia e Tiranës ka ndaluar në kohë një automjet në rrugën “Ferit Xhajko”, ku kryfamiljari i dehur qarkullonte me 120 km/ h ndërkohë që në makinë kishte gruan me dy fëmijët e vegjël.
Ndalimi i drejtuesit të dehur ndodhi mbrëmjen e së premtes në kuadër të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” në kryeqytet në rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.
Po ashtu, raste ekstreme u konstatuan në rrugën e Kavajës” ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h.
Gjithashtu deri në këto momente janë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 persona, nga të cilët 4 në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera.(TemA)