FOTOT: AKU mbyll baxhon në Gjirokastër, djathi mbahej në frigorifer me myk

20 Gusht 2018, 12:44Sociale TEMA
FOTOT: AKU mbyll baxhon në Gjirokastër, djathi mbahej në

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka rritur kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve të qumështit dhe nën produktet e tij, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Konkretisht në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho, inspektorët e AKU-së konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nën produktet e qumështit pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi që subjekti, me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.

Njoftimi i plotë:

Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve të qumështit dhe nën produktet e tij, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend.

Konkretisht, në vazhdimësinë e kontrolleve në baxho, inspektorët e AKU-së konstatuan se shtetasi Edmond Zyba tregtonte nën produktet e qumështit pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Nga ky kontroll, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër konstatoi që subjekti, me aktivitet “Përpunim qumësht, Baxho” kryente veprimtari në kundërshtim me stadardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Për sa më sipër u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit 400kg djathë kaçkavall, 3200 kg djathë i bardhë dhe 60 kg gjizë, si dhe u morën mostra për analiza.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor (njësive të tregtimit e shërbimit) që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët. (TemA)

1 komente në “FOTOT: AKU mbyll baxhon në Gjirokastër, djathi mbahej në frigorifer me myk”

  1. Alti says:

    Vazhdoni kontrollet ne blegtori e ne bujqesi sepse jane disa qe nuk duan tia dine per jeten e njeriut por si e si te kene lekun. Per mua gjoba eshte e paket spse shume njerez po semuren e vdesin nga ilacet tejmase qe perdorin. Duan burg se eshte si te vrasesh nje njeri me dashje keto gile qe bejne. Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje