Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime për të gjithë studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet apo kolegjet në SHBA.
Në një postim në faqen e saj zyrtare ambasada ka publikuar bashkëbisedimin e EducationUSA mbi “Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara” si dhe kriteret që duhet të plotësohen.
“Je një student i interesuar për të ndjekur një universitet apo kolegj në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni bashkëbisedimin e EducationUSA mbi “Procesin e Pranimit në Shtetet e Bashkuara”.
Ekspertë të arsimit të lartë, studentë ndërkombëtare dhe Departamenti i Shtetit diskutuan se si funksionon procesi i pranimit në arsimin e lartë të Shteteve të Bashkuara.
Mësoni mbi kriteret dhe se si do të vlerësohet aplikimi juaj ? https://bit.ly/2MtLT6s”- shkruan ambasada amerikane. (TemA)