Raporti i ARRSH: Kush janë urat që rrezikojnë shembjen në Shqipëri

18 Gusht 2018, 19:33Sociale TEMA

Ura e Tapizës, në dalje të segmentit Kamëz-Fushë Krujë, e ndërtuar në vitet ’70 , paraqitet në gjendje të degraduar dhe përveç kësaj mungon sinjalistika e cila tregon tonazhin e lejuar të automjeteve të cilat mund të kalojnë mbi të.

Kushtet teknike të disa prej urave të ndërtuara para viteve ’90 në vendin tonë janë në gjendje të dobët, edhe pse qarkullimi i automjeteve është i lartë. Më alarmante gjendja paraqitet tek urat e Dragotit dhe ajo e Leklit në Tepelenë. Tv Klan mëson se një ndërhyrje emergjente kërkojnë edhe ura e Zemblakut ne Korçë dhe ajo e Kaludhit në Përmet.

Burime zyrtare nga ARRSH bëjnë me dije se edhe dhjetëra ura të tjera kërkojnë ndërhyrje për shkak të gjendjes së amortizuar. Ky autoritet ka bërë gati edhe studimin e këtyre ndërtimeve infrastrukturore si dhe fondin e nevojshëm për ndërhyrje.

Përveç ndërhyrjeve teknike Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë nisur edhe një inspektim të sistemit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale për tregimin e peshës së lejuar për kalimin e mjeteve mbi këto ura.

Pas ngjarjes tragjike në Genova të Italisë ku nga shembja e urës Morandi humbën jetën 41 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë, ekspertët e ndërtimit në Shqipëri ngritën alarmin për strukturat rrugore dhe godinat e ndërtuara përpara viteve ’90, të cilat sipas tyre kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi nuk janë të sigurta.

6 komente në “Raporti i ARRSH: Kush janë urat që rrezikojnë shembjen në Shqipëri”

  1. says:

    Mos bëni kjametin me alert fals pasi shumica rasteve për të hedhur poshtë punën e tjetrit e shohin si opportunities për tu pasuruar.

  2. pa shpjegim says:

    Shteti ta marre me seriozisht kete situate, ketu duhen specialist dhe ing te mirefillte per urat. Mjaft me gomarlliqe militantesh. Ne ARRSH te gjithe pa perjashtim, qe kur administrohej nga hajdutet e lsi -se , por edhe tani duke pershire dhe kapterin A.Qendro , nuk kane idene e ndertimit te nje rruge te thjeshte, e jo me te urave
    Mjafton te hedhesh nje veshtrim godines se ARRSH-se, duket si nje kazerme braktisur , nderkohe qe aty firmosen miliona euro… ca dreq kulture kane keta njerez ??

    1. Ai says:

      Seriozisht e ke ti?!
      Specialiste ka shume por vuajne pushtetin e atyre qe nuk dine.

  3. mirel says:

    Sinjalistike nuk ka sot e kesaj dite ne mes te Vlores, ky me flet per urat e te semes
    .

  4. gjuhetari says:

    Cilat jane urat dhe jo Kush jane urat – urat nuk jane njerez or gdhe.

  5. Pedagogu says:

    Hi Tema,
    Studimi i perforcimit te urave nuk duhet te behet nga ARRSh apo ndonje intitucion tjeter shteteror i ngjashem pasi jane tej mase te korruptuara. Duhet nje grup ad-hoc i perbere nga specialiste te huaj. Ne Shqiperi nuk ka ekspertize per projectimin e urave apo per me teper projectimin e perforcimit te tyre. Te gjitha i intitucionet shteterore jane te korruptuara dhe vetem zoti na ka mbrojtur nga kolapse te urave. Korrupsioni te ARRSH eshte ne perpasa te frikshme, aq te frikshme saqe po ta dinin njerezit e thjeshte do benin revolucion. Ne pergjithesi vitet e fundit Fakulteti i Inxhnierise nuk prodhon me student te afte ne projectimin e urave apo veprave te ngjashme. Cdo gje eshte ne renie te lire drejte degradimit, ndoshta na duhet ndonje fatkeqesi te na permendi?! Ndoshta jo, pasi nuk ka fatkeqesi qe i zgjon shqiptaret, cdo gje harrohet shume shpejt deri ne pritjen e fatkeqesise se radhes! Deri atehere Rrofte E.Rama, L.Basha e I.Meta.

    Ps. Prelude per nje shtet ligjor: Kryeministri shkon ne nje berberane dhe pas sherbimit qe merre nuk kerkon kupon tatimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje