Rrugët e bllokuara nga trafiku. Në Levan, mijëra mjete në radhë çdo fundjavë

19 Gusht 2018, 21:03Sociale TEMA

Fundjava është kthyer në problem për shqiptarët dhe të huajt që kanë ardhur për turizëm. Pasditja e çdo të diele në këtë sezon veror është momenti kur në aksin veror Levan-Fier krijohen radhë të gjata me automjete.

Kjo pjesë rruge, pak kilometra e gjatë, përshkohet me vështirësi për orë të tëra.

Artur Sulçe, ekspert për sigurinë rrugore, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel:

“Bypass-i është nisur dhe është lënë në mes dy herë. Trafiku kryesor është pjesa jugore e vendit. Kjo rrugë nuk ka vetëm bypass-in, por edhe 4 kryqëzime nën nivel, në rrugën interurbane kryesore nga Lushnja deri në Fier, që janë rrezik për aksidente.

Mendoj se ka ardhur koha që bypass-i të fillojë menjëherë, të paktën ta kemi për vitin tjetër.

Matja e trafikut dhe volumit të tij, duhet t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për ta menaxhuar trafikun në mënyrën e duhur, duke përdorur dhe vënë në përdorim edhe rrugët dytësore, të paktën për sezonin veror”.

4 komente në “Rrugët e bllokuara nga trafiku. Në Levan, mijëra mjete në radhë çdo fundjavë”

  1. says:

    E kanë marrë veten njerëzit. Blejnë makina të mira, ushqehen si duhet, vishen firmato, ndërtojn vila, pushojn jasht shteti., rroftë demokracia për disa

  2. zaho says:

    Bobo na e erdhen kaposhat ne Vlore . Pushime te mbara te dashur kaposha po kujdes se mos lini edhe pendet

  3. BLERTA says:

    KORRUPSIONI NE SHQIPERI VAZHDON E BEN KERDINE,,,SHIKONI SI I TORTUROJNE NJEREZIT NE RRUGE ME NJE KALIM NE FIER DHE NE DURRES TEK HEKURUDHA ,,,,FAJIN E KANE KRYETARET E BASHKIVE DAKO DHE AI I FIERIT,,,,VJEDHIN FONDET PER UNAZA APO BY-PASSE,,,SHPJEGIM TJETER NUK KA ,,,,NE VEND QE SHQIPERIA TE ISHTE NE PUNE 24/7 PER NDERTIMIN E RRUGEVE ,,AJO RRI NEPER KAFE SEPSE EDI RAMA KY SHKERDHATE ME PAPION VJEDH FONDET PER RRUGE,,UNAZA,DHE AEROPORTE,,KEMI 28 VJET REZULTATE ZERO SE KEMI HAJDUTE NE QEVERI…TURP….//////MOS HARRONI ;SHQIPERIA ESHTE NJE VEND I BEKUAR ME NJEREZ TE MALLKUAR,,,[LASGUSH POGRADECI,,,]]]]

  4. Epiriiiii says:

    I vuri Dèrrmen Dajua i Like Presidentit By Passit te Fierit. E Detyruan SERENISIMEN Italiane te Shpalle FALiMENTIN. Vjedhje me Gjyq&Gjyqtar te korruptuar u Zhduken 9milion €uro. Pyesni Like Presidentin si ju bè Imazhi i Firmes se Dajos pas 9milion €urove dhe deshtimit te Projektit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje