Presidenti i La Liga-s spanjolle: Nuk ka kuptim që UEFA të dënojë vetëm shqiptarët

20 Gusht 2018, 09:47Sport TEMA

Ju kujtohet debati që ka shpërthyer së fundmi mes presidentit të La Liga, Havier Tebas dhe klubeve të njohura si PSG e Inter?

Epo në qendër të këtyre deklaratave janë edhe klubet shqiptare.

Më saktësisht, Havier Tebas i referohet dënimeve që janë dhënë ndaj tyre sa i përket Fair Play Financiar, me siguri duke iu referuar atij të Tiranës që është i vetmi që u bë publik në faqen e UEFA-s.

“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve.

E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç.

Transferimi i Nejmar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Mançester Siti”, ishin fjalët e tij duke kërkuar që UEFA të bëhej më aktive.

“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, të Republikës Çeke apo ndonjë turk.

Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, ishin fjalët e Tebas, shkruan Vip Sport.

Për këto deklarata, klube si PSG e Inter kanë vendosur të hapin çështje gjyqësore për shpifje dhe dëmtim imazhi presidentin e La Liga.

2 komente në “Presidenti i La Liga-s spanjolle: Nuk ka kuptim që UEFA të dënojë vetëm shqiptarët”

  1. Shqiponja says:

    Po pse o zoti president , nuk e kuptuar akoma qe dajak druni eshte vetem per te ” vorfnin ” ?????????????

  2. Ramazan Troci says:

    Te drejte ke zoti President i federates Spanjolle te futbollit qe i del ne mbrojtje nje klubi shqiptar qe per here te pare ne historine e futbollit shqiptar beri emer me kualifikimet, por jane ca maçoke ne parlament dhe ne politike qe bejne tere diten ga ga ga kur skane pula shpifin e denoncojne kundersharet me genjeshta UEFA?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje