VIDEO: Reagojnë “Ultras Guerrils” dhe akuzojnë skenarin e FSHF!

19 Gusht 2018, 21:59Sport TEMA

Pas “stuhisë” së parë dhe qetësisë, ka ardhur një tjetër “tronditje”.

Këtë herë, tifozët e zjarrtë të Partizanit, “Ultras Guerrils”, kanë reaguar në sajë të qëndrimit zyrtar të Federatës për ngjarjet në Korçë, në sfidën Skënderbeu-Partizani, që kërkonin rikthimin e policisë brenda stadiumeve pasi vetëm rojet e sigurisë nuk mund të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjeve…

Nëpërmjet një deklarate në Facebook, “Guerrils” sqarojnë atë që ndodhi, duke u ndalur te fakti se sjellja e tyre ishte vetëm kundërpërgjigje e gurëve që lëshoheshin drejt tifozëve të kuq, nga dy tribuna të tifozëve të Skënderbeut.

Sipas tifozëve të kuq, kjo është shfaqje e skenarit nga FSHF-Duka-Takaj, për të rikthyer policinë, dhe për të pasur një kontroll total të kampionatit, që stadiumit t’i kthejnë në teatër.

 

REAGIMI I PLOTE

Incidentet që ndodhën pasditen e se premtes nuk ishin asgjë tjetëer veç një shfaqje skenarit të dëshiruar nga FSHF-Duka-Takaj me mbështetjen mediatike të Supersport për të rikthyer policinë në mbrojtje të skemës së tyre të forcës, trukimit dhe kontrollit total të kampionatit. E vetmja hallkë e pakontrollueshme janë tifozët. Sepse vetëm me polici do të jenë të qetë të trukojne e të kthejnë stadiumet në teater e ndeshjet në estrada.

Përsa i përket incidenteve nuk fshihemi prapa gishtit dhe marrim gjithë përgjegjësinë tonë për veprimet tona. Ato kanë qenë kundërpërgjigje ndaj sulmeve me gurë nga njëra tribunë (që ndodhet në distancë 10 metra nga ajo e miqve) dhe siç shihet në video edhe ndaj tifozëve të tribunës për karshi, që si për ironi nuk kishin asnjë steëard që të garantonte rregullin dhe të qetë shëtisnin e gjuanin gurë karshi grupimit tonë. Si per çudi këto sulme ndodhin njëkohesisht nga të dy krahët dhe zgjasin pak minuta përpara se ne të reagojmë.

“Kohë e mjaftueshme për kë ka kompetencë të ndërhyjë. Ju mund të kerkoni që të bëhemi dhe ne natyra “të buta” dhe gurëve të korçarëve të orkestruar nga presidenti trukues, shefi i tij zaptues i futbollit shqiptar dhe zyra e tyre e propagandës me pagesë t’ju përgjgjemi me përqafime e dashuri por ne nuk do ta bëjmë. Për më shumë shikoni videon që i evidenton të gjitha momentet siç kanë ndodhur realisht”.

“Edhe këtë herë si gjithë herët e tjera shënjestra e etiketimit dhe përbaltjes bëhemi ne. Jemi ne ata që konsiderohemi si e keqja dhe si rreziku konstant i futbollit shqiptar duke u vënë në çdo situatë nën sulmin e të gjitha provokimeve dhe të gjithë skenarëve të mundshëm.

“Jemi ne edhe një herë ata që lincohen mediatikisht dhe quhemi të rëndomte e të paedukuar nga kushdo. Jemi ne ata që meritojmë dënimin me heqje lirie që aq shumë e kanë përzemer ta kujtojnë mediat, portalet dhe federata. Jemi ne dhe vetem ne, për çdo gjë e për çdo rast !

Jemi ne ata që në të gjitha rastet “konsumojmë” futbollin tuaj të shemtuar, arbitrimet skandaloze, llumin e trukimeve e po ashtu demagogjinë e studiove televizive e të komentatorëve, që shohin krejt të tjera ndeshje e situata që i transmetojne në varësi të interesave të shefave të tyre e nuk marrin mundimin të bëjnë një kronologji të saktë e të paanshme.

Jemi po ne që durojmë shkopinjtë e gomës, në një kohe që shohim një etje të paparë për prezencë dhune policore, arrestime, per spastrim të tribunave nga tifozët pasionantë dhe zëvendesimin e tyre me klientë paketash televizive me pagesë. Me Mariborin nuk kishte polici, por nuk kishte as probleme e me siguri as skenare.

Nuk dështoi eksperimenti “pa polici”, fitoi skenari trukues shantazhues dhe kontrollues!” (SportEkspres)

6 komente në “VIDEO: Reagojnë “Ultras Guerrils” dhe akuzojnë skenarin e FSHF!”

  1. Eni says:

    Sa bukur e paska shkruar kete ai miu i Lozhanit deputeti me mustaqet e miut Erjon Brace. Te lumte Erjon Brace vetem Erjon Veliaj ta ben tete me dy.

  2. "BOHOTINA" says:

    Ata qe thoni ju “Guerilas” te nderuar jane mafioze, keqberes, trukues, hajdut, uzurpues. Skuadren tone te mrekullueshme, e vetmja me tre trofe nderkombtare nuk e do kjo mafie. Shikoni klasifikimin. E kane vene ne fund pas humbjes ne Korce. ne fakt ne fillim i kane radhitur mire Krujen dhe Kamzen qe fituan jashte. Ne fund duhet te ishte Tirana dhe Gjirokastra qe humben brenda. Ne duhet te ishim te trete nga fundi se humbem jashte. Dhe ketu me ligesi.

  3. Arian says:

    Ju duheni lidhur me zinxhirë se shkopinjtë e gomës nuk mjaftojnë. Jeni turpi i tifozerisë shqiptare. Videot nuk ka nevojë t’i redaktoni siç ju ri mirë, ju pamë live në tv, ju kemi parë në të gjitha fushat ku luan Partizani dhe nuk ka nevojë të shfajësoheni. Ju jeni thjesht një grupim halabakësh.
    Suksese në “betejat” në vazhdim.
    Përshëndetje nga Toronto

  4. Konstantin says:

    Futbolli ne Shqiperi eshte ne nje situate alarmante!!! Eshte totalishte i kapur nga mafia primitive e Albanistanit me FSHFn ne krye!!!
    Kemi per te pare qe situata do te acarohet me keq ne javet ne vazhdim.
    Nuk shohe asnje zgjidhje tjeter pervec perjashtimit nga UEFA te gjitha klubeve Shqiptare minimumi per 5 vjet.

  5. Glaukias says:

    Futini ndonjë dyfletësh tek pallati sportit para nisjes e jeni në rregull. Filloni provokimet e sharjet të cdo tifozerie në rrjetet sociale 2-3 ditë para ndeshjes e thoni që na goditën pastaj. Pse kudo ku shkoni ju, ka gjithmonë dhunë ? Që FSHF është e korruptuar e Duka do futur në burg e që ekipi i Korcës duhet të zbres në kategorinë e tretë, biem dakort të gjithë. Por që të shkosh qytet më qytet e të shpërndash dhunë, fyerje e përcarje në vend të kulturës e qytetarise, nuk duhet të falet.

  6. mond says:

    po me Korcen c pakte o Glaukias??? apo dhe ti e beson qe aty eshte faji? kur ta pranoni te gjithe gazetare , sportdashes e opinioni sportiv se po, ne Korce eshte ekipi me i mire ne historine e klubeve shqiptare atehere mund te flisni dicka dhe per Korcen.Deri atehere: bjerini se i bini mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje