Ishte paralajmëruar dhe po ndodh. Thuajse çdo ditë, mediat e Tiranës mbushen me akuza dhe kundër akuza mes anëtarëve të organizatës MEK dhe shtetit të Iranit duke transferuar kështu në Shqipëri një konflikt, i cili zhvillohet mijëra kilometra larg dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-mailit në media dhe daljeve publike, anëtarë të MEK akuzojnë se agjenturat e shtetit të Iranit janë duke i kërcënuar me jetë duke i bërë thirrje shtetit shqiptar që t’i mbrojë.
Ndërkohë, akuzave në fjalë iu jepet përgjigje në forma të ndryshme ku herë pas here rridhen në media akuza se pikërisht këta anëtarë do të bëjnë sulme terroriste edhe në Shqipëri duke shkaktuar kështu një situatë frike në vend.
Vetëm pak javë më parë, Sommayeh Mohammadi do të bënte një deklaratë publik sipas të cilës babai i saj, Mustafa Mohammadi, një shtetas kanadez i rekrutuar nga agjentët e Iranit kishte ardhur në Tiranë për t’a vrarë atë.
Kjo letë qarkulloi thuajse në të gjitha mediat e Tiranës, ndërsa vetëm sot është publikuar letra e babait të saj, i cili akuzon MEK-un se e kanë rrahur dhe kërcënuar.
Po ashtu, pak ditë më parë, MEK shpërndau në media një shkrim ku thuhej se rrezikohej seriozisht jeta e Pandeli Majkos.
Edhe ky lajm bëri xhiron në mediat e Shqipërisë, ku mijëra prej atyre që e kanë lexuar nuk e kanë bërë lidhjen mes akuzave indirekte të MEK ndaj Iranit dhe rrezikut real që i kanosej politikanit të lartë shqiptar.
Dy ditë më parë, lajmi se një gazetare britanike e Channel 4 ishte rrahur në kampin e muxhahedinëve në Manëz mori dhenë në Shqipëri, për t’u pasuar me deklaratën e MEK, sipas të cilëve ajo ishte një agjente iraniane dhe ishte dërguar këtu me mision nga Irani.
Të gjitha këto ngjarje ndodhin në rrugët e Shqipërisë, të mbushura me qytetarë hallexhinj që shkojnë në punë dhe tashmë duhet të përballen edhe me problemet e iranianëve.
Histori kërcënimësh, agjenturash dhe kundër agjenturash po publikohen çdo ditë në mediat e Shqipërisë, ndërsa krahas halleve të përditshme të tyre, shqiptarët tashmë duhet të shohin se si iranianët po luftojnë njeri-tjetrin në media, politikë madje duke u rrahur edhe në rrugët e Tiranës, mijëra kilometra larg atdheut të tyre.
Çfarë është MEK (Muxhanedinët)
Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979 që rrëzoi Shahun nga pushteti.
Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe si rrjedhojë u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin, kryesisht në Irak. regjimi i Sadamit i mirëpriti dhe ju dha nje territor të tërë që ata e zhvilluan në një kamp-qytet të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf.
MEK iu përkushtua, gjithashtu, përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. grupi bashkëpunoi me regjimin e Sadam Huseinit si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.
Si rezultat i aktivitetit të tyre ata u futën në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA-të.
Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.
Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga Iraku. Një nga motivimet për persekutimin ishte bashkëpunimi i tyre i mëparshëm me regjiin e Sadamit dhe veçanërisht shërbimet e tij sekrete.
Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Bagdad.
Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve.
Në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.
Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri
Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në mars të vitit 2013, qeveria Berisha pranoi të strehonte 210 muxhahedinë, 30 të parët prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013.
Në shtator të vitit 2014, kryeministri Rama u takua me sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes ministrit Bushati dhe sekretarit Kerry.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-kryeminsitri Berisha.
Sipas Washington Postit, deri në shkurt të 2016 në Shqiperi kishin mbërritur 700 muxhahedinë.
Në fillim të vitit 2016, kryeministri Rama pranoi të strehojë të gjithë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u u përfundua gjatë vizitës së Sekretari të Shtetit John Kerry në Shqipëri në shkurt 2016.
Nisur nga buriemt e qeverisë amerikane dhe mediave amerikane, në total, në Shqipëri janë streguar rreth 2600- 3000 muxhahedinë.
Qeveria shqiptare nuk ka bërë publike jo vetëm numrin e saktë të muxhahedinëve që do të strehoen në vend, por nuk ka pranaur apo folur asnjëherë për ketë çeështje. (Albeu.com)
PUNE JEVGJISH GJELLE QENSH.
Keta Iraniane jane fatkeq qe nuk perfunduan ne nje vend ku spihet alkooli dhe mishi i derrit eshte me i preferuari.Nuk ka pse te mos ndihen ne shtepine e tyre kur jane te rrethuar me xhamija e mysliman shqiptare paqesor dhe mikprites.
Sanksionet e reja ekonomike të SHBA ve bënë që Total France dhe Deutsche telekom të largohen nga Irani.
QEVERIA SHQIPTARE TE MARE MASA , PASI NUK KA ASNJE DETYRIM , ASNJE KUFIZIM TOKESOR APO UJOR ETJ ..! ATA QE SHKAKTOJNE TRAZIRAT NE BOTE DHE VECANERISHT NE VENDET ARABE , LE TU PERGJIGJEN ..! SHQIPERIA NUK ESHTE PRONE E ASNJE PUSHTETARI . REFERENDUM POPULLOR ..!
Iranianet i ke te sheshi skendenderbej qe falen per bajram nuk duhet te perdoret sheshi per falje o lali kari e bon Mode tashti kto injorantat
I kemi dhurate nga partneri yne strategjik :ameriqia” ne cdo vend qe amerika e quan”mik” con investime qe njerezit te punojne ketu sjell jevgj terroriste. .faleminderit ameriqia qe na do kaq shume. ..de je qe jw futuro dhe nga nje te qir ne bythe politikaneve tane se do Ta dine per nder dhe kane per te krijuar kapital politik me te…
Po kur gjejne popull dele, edhe iranianet pse mos te bejne qejf.
Nejse, pavarësisht që hallet e shqiptarëve dhe hallet e tyre nuk puqen kurrkund ata ngelen nën mbrojtjen e shtetit shqiptar, u pranuan si të tillë dhe si të tillë duhet të trajtohen. Kur erdhën dihej shumë mirë që nuk po merrnim vica kooperativash por ish luftëtarë llogoresh por me sa duket dinë më shumë muxhahedinet iranian rreth shtetit shqiptar se sa ne
E harruam veten kur iu sulem greqise nga malet dhe perendimit me anije e skafe. Mund te mos jemi dakord me qendrimin e qeverise po nuk eshte mire te ushqejme urrejtje ndaj tyre. Nje person qe ka banuar prane vendit ku ata ishin disllokuar, thote se ishin te sjellshem, banesat dhe ambientin perreth I mbanin shume me paster se ne.
Mos u shqetesoni edhe aq shume per 3000 iraniane fatkeq. Mos harroni 1 milion shqiptaret qe kane zene dyert e botes. Dhe qe nuk rrine as urte!
Pak kemi muxhahedinet tane qe bejne thirrje per armatosje per lufte per shpuarje gomash,por ameriqia na ngeci edhe muxhahedinet iranian se nuk kishte kushte per ti mbajtur.
Xhihadisti sali qe i gatshem ti sillte ketu si arabo serb qe eshte.
Edhe sot edi me qeverin e tij qe nuk eshte ne gjendje qe te bej zap antishqiptaret e vet dhe jo te mbroj muxhahedinet iranian qe na bejne xhiro edhe nga liqeni dhe kthejne sumen perpjete me xhihadistet tane qe pellasin ne mes te Tiranes.
Ca ke or trimi Laberise, te ka marre malli per skafet? Shko meso abetaren pastaj ulu e shkruaj se nuk meret vesh cfare thua.
Kur ishim miq me Sovjetiket sillnin te ne profesora inxhiniera teknike per ngritjen e industrise dhe vendit.Te njejten gje edhe me Kinen.Kurse me Usa na merr njerezit me te pergatitur ne profesion dhe ne moshe duke i hequr gjakun dhe vitalitetin Shqiperise me LLotarine Amerikane.Nuk mjaftohet me kaq po perkrahu dhe mbeshteti per 25 vjet rresht politikanet antikombetar si pune Salbishes.Dhe na e mbushi vendin me ballista nga Irani qe kane kryer krime kunder vendit dhe popullit te vet.Dhe nuk shikojne te punojne atje ku jane po e kane kthyer vendin tone ne nje baze nga ku organizohen dhe veprojne kunder vendit te tyre.Irani ka te drejte te mbrohet nga armiqte si cdo vend tjeter.Pse duhet te rrezikoje vendi yne qe nuk hyn fare ne kete mes per faj te politikaneve servila qe kemi??
undefined
Po mire mo ju komentues dhe te tjere jo komentues . Vete amerikanet tregojne qe nje here i quajtem terrorista tash luftetar ose opozit kunder regjimit Iranjan ! Po ne qofte se keto luftokan regjimin iranjan si e luftojne prej ne France dhe Shqiperi ? Gjithashtu qysh ne 1960 qe luftojne si nuk arriten me e permbys se ata regjime jan ndrruar disa here . Tjeter si ka mundesi keto mijra vete te shperndare ne France e ne Shqiperi qe dina ne se ato mund te jene ne shume vende te botes te mbahen kot pa pune e te ushqehen po pa punu fiku . Jo kjo eshte e pabesushme ketu ka nje qellim . Gjithashtu cili shtet sponsorizon per ti ushqyer gjithketo njerez dhe ai qe shpenzon te gjithato leke per ti ushqyer kèto e ka nje qellim dhe dihet qe jane leke te pista dhe dalin nga pune te pista POR PSE PSE PSE me vone do ti dale tymi kesaj pune . Mendoni o vellezer kush te mban dhe te ushqen kot me vite te tera ?