Shtëpitë me qira, Tatimet: Çdo muaj deklarim “online”, përndryshe gjobë

20 Gusht 2018, 16:53Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje individëve që kanë dhënë shtëpi me qira që të deklarojnë taksat, pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Administrata tatimore ka paralajmëruar përmes një njoftimi zyrtar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të gjurmuar transaksionet e qirave dhe ata që nuk deklarojnë taksat.

Ligji i detyron individët që kanë dhënë apartamente apo prona me qira që të paguajnë 15% të shumës si tatim mbi të ardhurat. Pasi arkëtohet pagesa, deklarimi i të ardhurave të përftuara nga qiraja bëhet çdo datë 20 të muajit pasardhës.

Deklarimet e të ardhurave bëhen në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të tatimeve dhe pasi dorëzohet, serveri i tatimeve gjeneron automatikisht urdhër-pagesën, e cila duhet të printohet dhe të paguhet nga individi në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Administrata tatimore ka patur në fokus gjatë muajve të verës subjektet që japin apartamente apo dhoma me qira në zonat turistike të vendit. Por, sipas saj, kontrollet tanimë do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në qytetet e mëdha ku tregu i qirave është i konsiderueshëm.

Ligji e konsideron fshehjen e të ardhurave evazion tatimor dhe përveçse dënohet me gjobë, përbën edhe vepër penale.

5 komente në “Shtëpitë me qira, Tatimet: Çdo muaj deklarim “online”, përndryshe gjobë”

  1. says:

    I kemi shtrenguar punët. Paguajn qiran muajin e parë pastaj plas sherri

  2. Politikane kurva says:

    Po kur shtepia eshte bosh, me kompeson shteti ? Po kur nuk e shes dot sepse hipoteka eshte e pamundur ta maresh per 100 arsye te cilat nuk varen nga une. Çfare ben shteti ?
    Mos valle jemi bashkpronare me parate e mia ?
    PO KUR TE SHKOJ NE BANJO E DO NJE COPE O LALI SUMA OSE LALI EDKARI ?
    NUK U NGOPET O JU VDEKSHIN TE GJITHE NJEREZIT QE DONI.
    JENI BERE LAPANGJOZE, KARAGJOZE. TI LALI BYTHA DHE AI PSIKOPATI QE TE JEP IDE ANTIKAPATESH.

  3. Argita_B says:

    Te paguhen taksa kjo eshte diçka mese normale, pjesa me e madhe e shteteve funksionojne ne baze te tyre. Problemi eshte te drejtesia e ketyre taksave, te sherbimet qe shteti ofron per individet apo kompanite ne shkembim te parave qe mer nepermjet talsave, si dhe si shteti i rishperndan apo shpenzon parate qe mer nepermjet taksave.
    Qeveria apo drejtoria e taksave mund te jete agresive ne mbledhjen e tyre dhe te kerkoje ndeshkime te repta ndaj atyre qe krijojne evazion fiskal vetem nese i pergjigjet me te njeten monedhe korrupsionit ne radhet e saja. Nese ndeshkohet rende taksapfuesi dhe tolerohet tksamvledhesi atehere sistemi kurre nuk mund te jete efikas e akoma me pak, i drejte dhe i vlefshem per shoqerine qe jetojme.

  4. Cobo says:

    Keta legena s’duan dhe pak. Dun 15% Kur e shet, 15% Kur e jep me qera, s’i me qene ata pronar shtepie. Socialist bythe.

  5. Kosta says:

    Po kush ja ka lene ne perdorim shtepine ndonje te afermi pa pagese,duhet te paguaje tatim????Ja pra qe nevojitet kontrate,ne te ku dert kjo qe thote zyra e tatimeve eshte budallallik.N.q.s.nuk ka kontrate nuk ka as tatim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje