“Murinjo është një vampir, ai ka hedhur poshtë jetën dhe besimin e lojtarëve. Ne tani jemi plehra”

21 Gusht 2018, 09:42Sport TEMA

Prezantuesi i njohur Imën Holmes, ka folur në “TalksSPORT” për situatën që po krijon Mançester Junaited.

Ai ka sulmuar ashpër trajnerin Hoze Murinjo, që po përballet gjithmonë e më shumë me kritika.

Nga “Special One”, Holmes e quan atë “The Glum One” ndërkohë që vazhdon duke thënë:

“Ne ishim mbeturina kundër Brigton, kemi qenë mbeturina edhe kundër Leisterit, siç kemi qenë edhe në turneun e verës.

Gjërat nuk kanë ndonjë të mirë.

Ai ka hedhur poshtë jetën dhe besimin e këtyre lojtarëve. Ai është një vampir”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje