Vazhdojnë polemikat në Gjermani për çështjen e Mesut Ozilit dhe përsëri ai që e ka sulmuar publikisht atë është presidenti i Bajernit, Uli Hënes.
Gjatë një programi të “Sky Deutschland”, ai ka theksuar se Ozil është mbivlerësuar.
Në Gjermani ka shumë zëra, ku veçohet “Bild”, që konfirmojnë se para ndeshjes mes Gjermanisë dhe Koresë së Jugut në Botërorin e Rusisë, Hënes ka telefonuar drejtuesit e Federatës Gjermane dhe u ka kërkuar që Ozil të mos luajë titullar. Lëv nuk u bind dhe Gjermania humbi, ndërsa Hënes më pas e ka sulmuar hapur Ozilin:
“Mesut është një produkt që është reklamuar dhe më pas shitur mirë. Ai ëhstë i mbivlerësuar. E vetmja akuzë që kam për Lëv është se, nëse do të shkonte më shpesh në Londër ta shihte si luan, nuk do ta grumbullonte më”, – ka thënë Hënes. Pa Ozilin, sip atij, Gjermania do të kishte zgjidhur problemet teknike dhe diplomatike. Kështu nuk do të ishte hapur çështja “Erdogan” që do ta trazonte ambientin, por për këtë presidenti i Bajernit fajëson edhe Federatën.
“Pasi doli ajo foto, Federata duhej ta detyronte lojtarin të jepte një shpjegim publik. Fakti që u përpoq t’ia hidhte për e qartësuar situatën, ishte gabimi më i madh”, – tha në fund Hënes.
S’kam ndonje konsiderate per Ozil por ky burgaxhiu i salciceve ben mire mos te flase derisa te mbylle syte.