Vitsel shpjegon pse feston me “shqiponjë”

22 Gusht 2018, 10:58Sport TEMA

Shumëkush ka pyetur veten se pse Aksel Vitsel bëri me duar “shqiponjën” e famshme si pjesë të festimeve të golit të shënuar në Kupën e Gjermanisë me Borusia Dormtund.

Kjo nuk ishte hera e parë për lojtarin belg, i cili në të kaluarën ka bërë një festim të ngjashëm edhe me përfaqësuesen e vendit të tij.

Po a ka ndonjë lidhje ai shqiptarët apo “shqiponjën” dhe pse ka zgjedhur këtë festim?

Shpjegimin e ka dhënë vetë lojtari pak kohë më parë, duke bërë të ditur se shenja që bën me duar në fakt i përket “pëllumbit të paqes”.

Kur ai ishte pjesë e Zenit Shën Petersburg, tregoi për fansat e tij pse kishte zgjedhur gjithmonë atë lloj festimi.

“Unë fillova të festoja kështu pasi babai im ka qenë një tifoz i madh i përfaqësueses franceze dhe Nikolas Anelka festonte në këtë mënyrë”, tregoi lojtari, i cili e ka fiksuar që fëmijë këtë lloj festimi të veçantë dhe tani zgjedh që ta bëjë vetë sa herë i jepet mundësia në fushën e lojës. (Vipsport)

1 komente në “Vitsel shpjegon pse feston me “shqiponjë””

  1. Vl says:

    Thoi dikush qe shenja e pellumbit behet me gishta te ngjitur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje