Mbyllja e stadiumeve nga FSHF/ Kamza: Futbolli pa tifozë, është i mërzitshem; Gega: Është diçka jo normale

23 Gusht 2018, 16:07Sport TEMA

Kamza-Partizani do të jetë një nga sfidat kryesore të javës së dytë të Kategorisë Superirore që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45.

Një duel ku objektivi i të dyja skuadrave do të jetë marrja e tre pikëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli arriti që të niste më këmbë të mbarë sezonin e ri duke marrë një tre pikësh të artë në sfidën e parë të zhvilluar në “Selman Stermasi” kundër Tiranës.

Të njëjtën gjë Kamza do të synojë ta bëjë dhe në sfidën kundër Partizanit të cilët në duelin e parë humbën në transfertë përballë Skënderbeut me shifrat 1-0.

Por, edhe pse ky do të jetë një duel i luftuar nuk do te shijohet nga ana e sportdashesve pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ky takim të luhet pa praninë e tifozave.

Klubi i Kamzës do të vuajë dënimin e marrë në kampionatin e sezonit të kaluar ku u dënua nga Disiplina.

Sot përmes një postimi në faqen zyrtare kamzalinjtë kanë ironizuar Federatën  Shqiptare të Futbollit me anë të një postimi ku shkruhet.

“Futbolli pa tifoze, eshte i merzitshem”, shkruhet në postimin e klubit të Kamzës.

Ndërkohë, nuk ka munguar dhe opinioni i trajnerit të Partizanit Skënder Gega për dënimin e dhënë nga Disiplina.

Në konferencën për shtyp tekniku i 15 herë kampionëve të vendit është shprehur se është kundër dënimeve kolektive.

“Dje e morëm lajmin, është dënim i rëndë, pasi për mua kishte diçka jo normale. Duhet të japim “fair-play, pasi futbolli na bashkon. Jam munduar përmes ekipit, që kundërshtarin mos ta shohim si armik, por si rival.

Ajo që ndodhi nuk ishte e pëlqyeshme, nuk marr përsipër të them se kush e nisi, pasi nuk është puna ime. Jam i qartë se dënimet kolektive janë të tepruara, pasi nuk është vetëm ajo pjesë e tifozërisë që na ndjek kudo, por Partizani ka tifozë gjithandej dhe nuk e meritojnë të mos jenë në stadium. Jam kundër dënimeve kolektive”, deklaroi në konferencën për shtyp trajneri i Partizanit.

Kujtojmë që Federata Shqiptare dënoi me pesë ndeshje pa tifozë skuadrën e Skënderbeut dhe katër ndeshje pa tifozë ekipin e Partizanit pa incidenteve që ndodhën në sfidën e parë në Korçë mes dy tifozerive. (TemA)

2 komente në “Mbyllja e stadiumeve nga FSHF/ Kamza: Futbolli pa tifozë, është i mërzitshem; Gega: Është diçka jo normale”

  1. Kellira says:

    Nuk jane ndeshje “pa tifoze” por jane ndeshje “pa bole” qe ndjekin ate fare futbolli me ndjeshje te shitme dhe qe knoqen tu sha me cfare i vjen neper mendje per 90 minuta.

  2. dhembeli says:

    A mendoni se kur nje lojtar i nje skuadre gabon ,duhet te denohet gjithe skuadra ? … Ne kete rast albitri denon lojtarin per gabimin…Po kur nje apo disa tifoze, te njeres apo tjetres skuader bejne veprime te palejushme, pse duhet te denohen sportdashesit dhe jo ata qe shkaktjne sherre?
    Eshte njesoj ,per skuadren/skuadrat, sikur … te luajne aktoret ne teater pa spektatore,
    Futbolli (dhe infrastrktura) nuk eshte prone vetem e tifozeve grindavec , por dhe e gjithe sportdasheve te cilet shkojne ne stadiumet tona apo e ndjekin nga ekranet (jo vetem ata te basteve) sportin e dashur te futbollit.
    Nuk shkojme ne stadjume per t,u shmangur pasojave te sherreve, edhe kur do te merrnim nje kenaqesi te vecante ta shikojme direkt ne stadium.
    Pasojat jane shume te renda per te ardhmen e futbollit tone.
    Keto lloj denimesh duhet te marrin fund. Huliganet jashte stadiumeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje