Mërgim Mavraj pranë transferimit në kampionatin grek

23 Gusht 2018, 15:58Sport TEMA

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj është aktualisht pa skuadër, por me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin grek të futbollit, pasi skuadra e Aris e do me doemos mbrojtësin në skuadër.

Sipas “Gazzeta.gr”, tratativat mes dy palëve kanë nisur dhe Mavraj ka marrë një ofertë të parë, që mësohet se është refuzuar.

Shkak për këtë refuzim është rroga e ulët që shqiptarit i është ofruar, por bisedimet vazhdojnë dhe shumë shpejt mund të arrihet akordi.

Këtë gjë e pranuan dhe persona brenda klubit grek, që thanë se akordi me Mërgim Mavrajn është shumë pranë.

Te skuadra e Aris, Mavraj do të bashkohej me shqiptarin tjetër, Migjen Basha.

4 komente në “Mërgim Mavraj pranë transferimit në kampionatin grek”

  1. xx says:

    gjate transmetimit te ndeshjes mbiemri Mavraj merret si grek .:::pak a shume””i nxire,i zi ”

    1. Vasil Gjirokaster says:

      Do e vaftisin Metanastis Mavromakis ?

  2. nje antiturk i betuar says:

    Une po i qaj hallin ketij islamikut ekstremist Mavraj , se ku do gjeje ne Greqi xhami per te ngritur by.hen perpjete . Gjynah i ziu .

    1. Pantera says:

      Ti po je antiturk ,s ic ke nickname nuk duhet te perdorje fjalen “gjynah” po ti nuk je as turk e as grek ,e as shqiptar, je qenie pa shtylle kurizore , nje tip nga fryn era ……brashnjar ose aic thoshin greket e lashte “κιντεροσ”……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje