Dënohet me 25 vite burg ish- presidentja e Koresë së Jugut për abuzime (po në Shqipëri..?!)

24 Gusht 2018, 09:10Bota TEMA

Një gjykatë Apeli në Korenë e Jugut dënoi ish presidenten Park Geun-hye me 25 vjet burgim të premten, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017.

Park u bë udhëheqësja e parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi atë për shkak të një skandali korruptiv miliona dollarësh.

Gjykata e Lartë e Seulit provoi që Park, në bashkëpunim me mikun e saj Choi Soon-sil, kanë marrë dhjetëra miliardë fitime nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse në pronësi të saj.

“Marrëdhëniet e tilla jo etike midis fuqisë politike dhe fuqisë financiare dëmtojnë thelbin e demokracisë dhe shtrembërojnë rendin në ekonominë e tregut, duke u dhënë njerëzve një ndjenjë të rëndë humbjeje dhe mosbesimi të thellë në shoqërinë tonë”, tha në vendim gjyqtari kryesues Kim Mun-Suk.

Vendimi i parë për Park Guen-hye u shpall në muajin prill, në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku vetë ish presidentja nuk ishte e pranishme. Atëherë ajo u gjobit me 17 milionë dollarë dhe 24 vite burg.

5 komente në “Dënohet me 25 vite burg ish- presidentja e Koresë së Jugut për abuzime (po në Shqipëri..?!)”

  1. Ergys says:

    Likja ka Ramen.Duhen kurdisur letrat per Ramen se i paster nuk eshte as ai.Atehere ka per ta leshuar Liken.

  2. Kalec Dega says:

    Tani te besh nje krahasim apo nje pyetje te ketille eshe miopi, naivitet, hipokriz, kryenecsi dhe hapje by thsh prej shqiptarit.

    Mos harrojme se si :
    Saliu mbrojti Ramen
    Saliu Meten
    Rama Saliun
    Rama Fullanin
    RamaTahirin
    Xhafajt Byrazerin
    etj etjetjetj

  3. mmoisiu says:

    Si thote Rama per Like hajdutin “Prersidenti me i mire qe kemi patur ” se po ja bente corap reformen e drejtesise
    dhe si dukej i interesonte Rames !

  4. nr 1 per abuzime says:

    Prandaj dhe nuk vjen asnje kompani serioze ne shqiperi, ne kete vend qe mbizoteron llumi , injoranca ,abuzimi
    I vetmi shtet qe nuk ka sindikata, i vetmi shtet qe edhe kur protestojne udheheqes eshte nje parti per intetesat e veta
    Shtet qe qeveritaret kenaqen duke i fal shqiperine oligarkeve me pese klas shkolle
    Padyshim keta shtetar te majte e te djathte , keta felliqesira e kane nje fund dhe shume shpejt

  5. Ansi says:

    Likja me Ramen eshte dyshja me eficente antiveting,Pastaj vjen Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje