“Faleminderit që i thatë jo Shqipërisë”, Zvicra i fton të gjithë në kombëtare

24 Gusht 2018, 13:12Sport TEMA

Valon Behrami duket se nuk do të merret si shembull nga të rinjtë shqiptarë, të cilët ende mendojnë se me Zvicrën ata do të arrijnë të kenë suksese dhe do të vlerësohen maksimalisht.

Numri i lojtarëve që i kanë thënë “Jo Shqipërisë” është shumë i lartë dhe shkak për këtë është bërë kombëtarja helvete. Edhe, sikur të mos mjaftonte ajo “Jo”, Zvicra po ndjek një politikë mjaft të zgjuar duke qenë se ua djeg lojtarëve mundësinë për të luajtur me një skuadër tjetër, megjithëse në takimet e tjera mund të mos jenë as në tribunë.

Këto ditë, Zvicra U21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Bosnje-Hercegovinës, e në listën e bërë publike nga trajneri i kësaj grupmoshe, vihet re numri i lartë i futbollistëve shqiptarë, të cilët nëse aktivizohen në një ndeshje zyrtare, humbasin mundësinë të luajnë me Shpresat e Shqipërisë.

Nedim Bajrami, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Bastien Toma janë shqiptarët të cilët janë grumbulluar për këto dy takime nga trajneri i Zvicrës U21, ndërkohë që në listën B është edhe emri i Albian Ajetit.

Ky i fundit, me shumë gjasa do të debutojë me fanellën e skuadrës së parë të Zvicrës e në rast se ky debutim mungon, atëherë do të rikthehet te të rinjtë.

2 komente në ““Faleminderit që i thatë jo Shqipërisë”, Zvicra i fton të gjithë në kombëtare”

  1. Flm says:

    Ju hante bytha me lojra kalamanjsh …. kuka-fshehti me shqiponja dhe sorra.
    Jua a gjeti Zvicra “ilacin” e duhur.

  2. rrini me kemb ne tok says:

    O Armand Duka po mjaft o mut mblodhe lojtar nga kosova , mos beni me propozime kosovarve se kan kombin e vet ,bei kerkes vetem SHQIPTARVE te maqedonis nese kan deshir te luajn me ne pra me shtetin am dhe vetem lojtarve te SHQIPERIS , edhe nese jemi dobet nuk ka gje por do jemi me te fort dhe do bejn te pa munduren per fanellen se ndihen SHQIPTAR , se nuk po meret vesh kosovaret bejn pazare ,kur nuk i mer njeri vin me ne , kur i kerkojn te tjeret na kthejn bythet , mjaft o njerez keni dinjitet apo jo ,dhe mos naj nxirni ne gazet i beni reklam se nuk na interesojn fare kta lojtar qe nuk luajn per kombin ton.ESHT kthyer komtarja ne bush tru kur thot francezi per kta lojtar hilanjos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje