FOTOT/ Përurohet kompleksi sportiv “Football Republic”, Veliaj: Një histori suksesi, do nxisë të rinjtë të merren me sport dhe të lënë llotot

27 Gusht 2018, 15:09Sociale TEMA
FOTOT/ Përurohet kompleksi sportiv “Football Republic”, Veliaj:

Të apasionuarit pas futbollit dhe sporteve të tjera, profesionistë apo amatorë, do të gjejnë në Barbas të Petrelës një hapësirë moderne sportive, për të luajtur apo stërvitje.

Dje pasdite u bë çelja e kompleksit sportiv “Football Republic”, me tre fusha të mëdha futbolli dhe kapacitet për 1000 persona.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi ata që mundësuan këtë investim të madh sportiv, i cili i jep Tiranës një tjetër hapësirë të rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Ai theksoi se marrja me sport apo pjesëmarrja në një garë sportive, mund të mos të të bëjë sportist, por së pari të jep mundësi të krijosh karakterin e një njeriu që di të pranojë humbjen dhe të administrojë fitoren.

“Duam të forcojmë jo vetëm aftësinë për të luajtur, por edhe për të ndërtuar karakter tek fëmijët tanë, për t’u thënë se gjërat bëhen më mirë në skuadër.

Asnjë nuk bën dot gol i vetëm, nëse dikush tjetër nuk ia pason topin; asnjë nuk ngrihet dot i vetëm, nëse dikush nuk i jep dorën.

Jam shpresëplotë se në këtë fushë nuk do të trajnojmë vetëm futbollistë, por qytetarët e ardhshëm dinjitozë të qytetit të Tiranës”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se krahas hapjes së 62 palestrave nëpër shkolla, hapja e komplekseve të tilla sportive mundësojnë që të rinjtë të lenë bastet dhe lokalet dhe të merren me aktivitete fizike.

“E filluam pak nga pak me 62 palestrat e hapura në shkolla, për futboll, basketboll, volejboll, handboll etj. A do dalin të dalin të gjithë futbollistë dhe sportistë elitarë?

Ndoshta jo, ndoshta po, ndoshta një në njëqind, ndoshta një në një mijë, por kjo nuk ka rëndësi. Një qytet ku të rinjtë merren me sport, që largohen nga pikat e basteve, nga lotot, kazinotë, është një qytet më i mirë. Kjo është hera e parë në 28 vitet e fundit, kur janë mbyllur më shumë pika bastesh dhe janë hapur më shumë terrene sportive”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se ngritja e kësaj akademie do të sjellë zhvillim për zonën, jo vetëm në infrastrukturë, punësim, shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe zhvillimit të bizneseve, por edhe duke e bërë atë një pikë tjetër atraktive për qytetarët e Tiranës dhe për turistët që duan ta vizitojnë atë. “Jam shumë i lumtur që Redi Jupi dhe “Futboll Republic” sjellin një pol të ri në Petrelë, pasi kemi punuar me kalanë e Petrelës, me muret ilire dhe me një qendër argëtimi. Pasja e 4-5 stacioneve në Petrelë e kthen atë në një destinacion turistik”, u shpreh ai.

Veliaj siguroi banorët e zonës se shumë shpejt do të nisë edhe rruga që do të lidhë autostradën Tiranë-Elbasan, pikërisht me fshatrat dhe zonën ku është ngritur akademia. Ish-futbollisti, Redi Jupi renditi të mirat që sjell një angazhim i tillë sportiv dhe falenderoi edhe Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e dhënë.

“Është një projekt që është në ëndrrën dhe pasionin tim, por shpresoj të jetë një shërbim i madh edhe për qytetin, për komunitetin. Kemi shumë nevojë për këtë, për të bërë sport në ambiente pa ndotje, ku ka ajër të pastër, ku nuk ka zhurma dhe mendoj se kemi gjetur vendin e duhur këtu.

Dua të falenderoj kryetarin e Bashkisë sepse ai ka qenë këtu edhe para dy vitesh dhe në fakt, ndihma që ka dhënë ka qenë shumë e madhe. Kjo nuk do ishte e mundur pa mbështetjen e tij”, tha Jupi. Më pas në impiantin e këtij kompleksi sportiv u zhvillua edhe një ndeshje futbolli midis ekipit të Bashkisë Tiranë dhe ekipit të Akademisë së Futbollit. Kompleksi “Football Republic” vetëm për fazën e parë të punimeve përfshin 3 fusha të mëdha futbolli të cilat kanë kapacitet për 1000 persona, të cilët mund të ushtrojnë aktivitet fizik përgjatë 6 orëve të pasdites.

Të treja fushat janë të mbuluara me ndriçim të nivelit të lartë. Gjithashtu, kompleksi ka 12 dhoma zhveshjeje për stafet e trajnerëve, lojtarë dhe persona që do marrin shërbimet e kompleksit, të pajisura me dushe, tualete dhe pajisjet e nevojshme për zhvillimin e seancave stërvitore, por edhe ndeshjeve midis amatorëve. Investimi do të zgjerohet në vazhdim me një palestër, qendër fizioterapie, summer camp, shkollë, 3 fusha minifutbolli, një fushë tenisi dhe një pishinë gjysmë olimpike.

8 komente në “FOTOT/ Përurohet kompleksi sportiv “Football Republic”, Veliaj: Një histori suksesi, do nxisë të rinjtë të merren me sport dhe të lënë llotot”

  1. iliri says:

    Nje gje nuk morrem vesh keto fusha jane me bar te mbjelle apo me bar artificial,,,,,po qene me bar artificial nuk kane pike vlere,,,,,asnje sportist nuk mund te behet ne FUSHA ME BAR ARTIFICIAL,,,,,,,KETO INVESTIME BEHEN VETEM PER PERFITIME VETJAKE DHE ASPAK PER FUTBOLLIN NE PERGJITHSI,/////

  2. everest says:

    Njhe lajme amatoresh!
    Kush eshgte pronari,pra investitori i ketij kompleksi?
    -Cfare roli ka Redi Jupi?
    Kujt do t’i sherbeje kompleksi?
    Kush do stervitet aty,me leke apo falas?
    A do ta perdorin edhe ekipet e tjere profesioniste keto fusha?
    Kush do ta mirembaje ato?
    Kush do lejohet ta frekuentoje ate?
    Ja keto duhet t’i sqaronte gazetari e jo te jape nje lajm reklame per Veliajn!

  3. IVONI says:

    .. JU LUTEM SHUME NA I PERKETHENI PAK SHQIP , NESE KY KOMPLEKS JU PERKET FEMIJEVE SHQIPTARE..! ME POSHTE LE TE SHKRUHET DHE ANGLISHT , GJEMANISHT , ITALISHT , FRENGISHT , PARUSKI ETJ ETJ ..! MOS U “TERBONI ” KESHTU JU QE DINI SHUME GJUHE , PASI KJO ESHTE “KULTURE ” E TEPERT ..!

  4. shvejku says:

    Bravo o kryebashkiak,qe e urren kaq shume gjuhen e bukr shqipe,sa nuk i keni vene emer shqip,por anglisht!
    Vetem ne se e keni ndertuar per te huajt,ndryshe turpi ju marrofte!
    Doemos,lal Eri do ndjeke mesimet e padronit te tij,wqe pa pyetur njeri,me arrogancen e shtetitr i hoqi emron e heroit Qemal Stafa,stadiumit dhe ia vuri ARENA!
    Ka plot antishqiptare sot!

  5. andi says:

    nxit keta pacat e rinje te eritrese qe mos perdhunojne gra e vajza, se dhe pak do i beni 1 milion

  6. Korabi says:

    “Gjuha Shqipe sa e mire
    Sa e embel sa e dlire”

  7. Arber Iliri says:

    Pune me mend dhe vision urime.

  8. nazim says:

    TIRANA I KISHTE fushat e veta ashtu sic ishin ca me bar ca me qymyr ,,[fusha tek 21 dhjetori,,tek stadiumi dinamo,tek materniteti,,tek ,universiteti ekonomik,tek fusha aviacionit,,,,por edi rama ky kriminel I qytetit te tiranes I zuri dhe I beri pallate ,,,mos I gezofsh ato para qe ke marre,,,,helm e zokum tu befshin,,,prandaj dhe te huajt tallen me ne sepse mbajme te tille kryeminster ,////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje