Ramos “kunja” Ronaldo-s: Ia dhashë penalltinë e dytë Benzema për të mos u treguar egoist

27 Gusht 2018, 18:25Sport TEMA

Largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid ka bërë që Sergio Ramos të jetë goditësi i parë i penalltive për sezonin e ri, pas pasi shënoi nga pika e bardhë gjatë mbrëmjes së diel, kapiteni vendosi që tjetrën ta godiste Karim Benzema.

Benzema goditësi i dytë i penalltive që pas largimit të portugezit dhe Ramos ka shpjeguar se i dha mundësinë nr.9 të ekipit për të treguar shpirtin e grupit.

“Unë jam goditësi i parë i penalltive ai është i dyti,” shprehet Ramos pas fitores 4-1 ndaj Girona-s.

“Nuk mund të tregohesh egoist, duhet të tregosh shpirtin e grupit.”

Mbrojtësi shënoi golin me një stil “panenka”, dhe shton: “Ishte diçka e improvizuar. Është një teknikë që kam kohë që e përdor dhe portierët zakonisht e dinë.”

Benzema gjithashtu shënoi nga pika e bardhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje