Prapaskenat e transferimit të yllit të Kombëtares shqiptare te Rejxhërs, nga klauzola direkt në derbi

28 Gusht 2018, 12:03Sport TEMA

Eros Grezda do të kryejë sot vizitat mjekësore të Rejnxhërs Gllasgou në Skoci dhe duket se nuk do të ketë nevojë për miratimin e klubit të Osijek që të ndryshojë skuadër para mbylljes së merkatos së verës.

Sipas mediave kroate, klubi i ka vënë një klauzolë largimi në kontratë mesfushorit dhe skocezët do të ishin mëse të lumtur ta paguanin, pasi nuk bëhet fjalë për një shifër të lartë.

Për të bindur një vit më parë mesfushorin që t’i bashkohej, Osijek pranoi që të vendosej një klauzolë largimi në marrëveshjen e nënshkruar nga palët.

Kjo klauzolë prej vetëm 2 milionë eurosh i garantonte Grezdës largimin nga klubi nëse gjente një ofertë të mirë për të vazhduar karrierën e tij.

Ndaj kur Rejnxhërs kanë kontaktuar me lojtarin, nëpërmjet ish-shokut të skuadrës Borna Barishicc, ai nuk është menduar dy herë por i ka thënë menjëherë “po” ofertës që i është bërë, i ndërgjegjshëm që për klubin skocez nuk ishte e vështirë të paguante këtë shifër.

E vetmja gjë që pengon transferimin e futbollistit në këtë pikë është vizita e sotme mjekësore, e cila do të përcaktojë nëse ka kaluar përfundimisht dëmtimin dhe mbi të gjitha nëse është gati që të aktivizohet menjëherë me klubin e tij të ri.

Sipas mediave skoceze, plani i Stiven Xherard është që nëse Grezda kalon testet mjekësore, të firmosë dhe të vihet menjëherë në dispozicion të ekipit, për të luajtur në fundjavë në një nga derbit më të nxehtë në botë, atë të Glasgout. (Vip Sport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje