Rusia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake që prej 1981

28 Gusht 2018, 11:22Bota TEMA

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se vendi i tij do të mbajë muajin e ardhshëm stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh nga viti 1981.

Shoigu tha se stërvitjet, të koduara si Vostok 2018, do të zhvillohen në rrethet ushtarake qendrore dhe lindore të Rusisë dhe do të përfshijnë gati 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë dhe të gjitha njësitë ajrore.

“Këto do të jenë stërvitjet më të mëdha në Rusi qysh nga viti 1981”, tha Shoigu, transmeton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Njoftimi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar rëndë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 rolit të saj në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe përfshirjes së saj të dyshuar në zgjedhjet në SHBA dhe Europë.

1 komente në “Rusia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake që prej 1981”

  1. Martini says:

    O.gaspadin Mos harxhoni para me stervitje ushtarake se nuk trembni njeri.Ritni prodhimin dhe ulni korupsionin pastaj.kercenoni.Nuk do luftoni vetem me Spanjen.qe ka pitencialin ekonomik sa ju.Por me NATOn dhe.SHBA te qe jo pak por se bashku jane 120 me te.fuqishme se Rusi.Pastaj pyetone popullin.rus.a ju do dhe degjon sic deshte dhe degjonte Stalinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje