Historia e stisur dje nga Partia Demokratike për të nisur aksionin e saj opozitar me anë të një montazhi të bërë ndaj një përgjimi të kryer nga “miku” i Denar Bibës, Ledi Bianku, përfundoi si një “Babale” pa asnjë impakt.
Por përtej faktit që gjyqtari Bianku ishte njeri i afërt i deputetit të Bashës, Genc Pollos, dhe që kishte prerë në besë mikun e tij Biba duke e përgjuar për ta bërë pastaj atë përgjim ushqim për politikën e Bashës, ka edhe disa elementë të tjerë që e bëjnë këtë histori qesharake dhe tërësisht të pabesueshme.
Sali Berisha, Petrit Vasili, Bujar Nishani dhe Lulzim Basha i kanë dalë publikisht në mbrojtje Ledi Biankut. Duke e mbrojtur (kur askush nuk e kishte sulmuar) vërtetojnë edhe njëherë se përgjimi është bërë prej tij dhe se PD ishte ajo që e zotëronte e e kishte montuar sipas interesit të saj.
Por jo vetëm kaq. Katër personat që e mbrojnë sot publikisht Biankun e Pollos, janë të gjithë politikanë që ka ndërtuar edhe telenovelën e Babales. Janë të katërt politkanë që kanë kreditet më të ulëta në opinion publik dhe që të katër shquhen për të njëjtat “virtyte” si ato të Biankut.
Ndoshta po të mos kishin reaguar këta katër njerëz që shqiptarët i njohin mirë, edhe mund të ishte besuar ndonjë pjesë e sajesës politike, por nuk ndodhi kështu. Zjarri brenda tyre është i tillë që nuk i la të rrinë pa folur.
Mjafton të shohësh këto katër njerëz që i njeh mirë Shqipëria dhe jo vetëm, për të kuptuar se çfarë ka qenë e gjithë ajo histori që u propagandua dje si skandal. I vetmi skandal në këtë histori është se si akoma, Berisha, Nishani, Vasili e Basha tentojnë të tallen me shqiptarët duke trajtuar si kavje Ledi Biankun, pas Babales.(lexo)
Parti e spiunave qe gjithcka e ndertojne mbi spiunimin e vellait, babait, shokut te ngushte.
Te gjithe spiunet e diktatures u mblodhen ne kete parti ne vitin 1991. Mos thoni jo! I njeh e gjithe lagja, gjithe fshati dhe gjithe qyteti se kush ishin spiunet ne ate regjim dhe i pa, apo dhe i shikon edhe sot e kesaj dite, se ne PD spiunet e regjimit te atehershem vazhdojne edhe sot e kesaj dite te bejne punen e spiunit, por tani ne PD.
Mos fol, mos komento ti spiun e bir spiuni se te njohin te gjithe se kush je!
pse jeni katandisur keshtu more zoterinj.Na vjen turp nga vetja qe ju kemi dashur dhe besuar.Nuk ka nevoje te beni lufte te ulet per karrike. Po u sollet si zoterinj ,karrikja vjen vete.
Problemi eshte i thjeshte fare,korrupsion i hapur qeveritare,tjerat jan per te fshehur te verteten.
Ishte Rama ai qe i kerkoi Gjykates se Strasburgut ,qe 89 çeshtje qe jan klasifikuar per t’u marre
ne shqyrtim atje,te gjykohen ne Shqiperi,qe ti gjykoje rama sipas interesit te tij.Rama kerkon te
legjitimoi vjedhjen.Shteti i se drejtes ka vdekur,shqiptaret qeverisen nga nje bande mafioze,qe
ka marre peng sistemin e drejtesise.Mbi 100 dit nga skandali audio pergjimit te mafiozit Agron
Xhafaj,akoma qeveria mafioze e rames vazhdon te bllokoje hetimin.Perderisa Rama injoron çdo
rregull demokratik per funksionimin normal te Shtetit,Shqiperia mund te shkoi pashmangerisht
drejt nje konfrontimi me pasoja te paparashikueshme.
Po mire mo trima po sikur ky pergjimi te jete i vertete çdo thoni ju? Si duhet vepruar sikur largqofte pergjimi te jete i vertete? Nje pyetje qe me vjen çuditshem nder mend, çdonte Denari ne Strasburg kur asnje nga detyrat e tij nuk kane lidhje me Strasburgun
,,,,ne katershen e mesiperme duhet shtuar edhe nje tjeter emer ,zigur qarri, ???