FOTOT: "Pritëm 27 vjet dhe vetëm gënjeshtra", dy mësuesit ndërtojnë vetë shkollën në fshatin e largët të Skraparit

29 Gusht 2018, 11:06Sociale TEMA
FOTOT: "Pritëm 27 vjet dhe vetëm gënjeshtra", dy

2 mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës Vëndreshë Mal, për t’i kthyer këtij fshati pas kaq shumë vjetësh mungesë të një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Mësuesi Donald Dervishi tregon se nisma humanitare e ndërmarrë prej tyre në shtator të vitit 2017, e arriti qëllimin, pasi shkolla këtë fillim viti do jetë në shërbim të fëmijëve të fshatit.

Vëndreshë III ose siç njihet ndryshe Vëndreshë Mal është një fshat i Skraparit që ndodhet 3 orë larg nga zona urbane dhe prej vitesh ka sjellë vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor si për fëmijët e këtij fshati dhe për mësuesit. Dervishi tregon se nismën e filluan pas pjesëmarrjes në emisionin “100 Milionë”, ku dolën fitues me 250 mijë lek të rinj dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në internet mblodhën mbi 10000 $ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshme dhe individë.

Shkolla e re është e vogël, me një klasë, tualetin dhe një korridor. E mjaftueshme për 5 fëmijët që do të ulen këtë vit në bankat e saj. Mësimi do të zhvillohet me klasë kolektive, ku secili nxënës do punojë me programin përkatës që ka, shpjegon Dervishi më tej.

Nisma e 2 mësuesëve ka emocionuar dhe ka marrë përkrahje nga të gjithë, sidomos nga banorët e këtij fshati të thellë. Mësues Donald Dervishi është drejtori i shkollës “Ferit Bregu” të Njësisë Administrative Vendore Vendreshë e Madhe. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi dhe jep mësim në shkollën 9-vjeçare të fshatit Therepel, që është 3 orë larg në këmbë vajtje-ardhje me fshatin Vendreshë Mal (ku u ndërtua shkolla).

Bashkënismëtari Borsion Spaho, është mësues i ciklit fillor. Mësues Borsioni ka tre vjet që jep mësim në këtë fshat, në një shtëpi me qera, e përshatur si shkollë. Për rreth 10 vite kështu ka funksionuar, për të mos u mohuar fëmijëve arsimimin. Mësues Borisonit “i duhej të vinte çdo ditë në këtë fshat nga qyteti i Çorovodes deri në Vendreshe Mal, në kohë me shi, breshër, borë apo dhe në kohë me diell, gjë e cila i kushtonte 3 orë kohë në total, vajtje- ardhje”, thotë Dervishi për Pozitivin.

Prej disa ditësh keni punuar për ndërtimin e shkollës në fshatin Vëndresh e Malit. A do të jetë ajo gati për fillimin e këtij viti shkollor?

 Sot jemi në përfundim të ditës së 10 (dhjetë) të punimeve. Punimet kanë vijuar sipas planit që kishim përcaktuar më parë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur dhe shumë entuziast që shumë shpejt dhe sigurisht përpara fillimit të vitit te ri shkollor shkolla do të jetë gati dhe nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi të mësojnë në kushte të ngrohta, ashtu siç mësojnë dhe bashkëmoshatarët e tyre në qytete të ndryshme të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm.

Sa nxënës do mund të ndjekin shkollën në këtë ndërtesë, pra si mendohet të funksionojë pasi ta përfundoni?

 Këtë vit në këtë shkollë do të ulen gjithsej 4 (katër) nxënës dhe një fëmijë që është për parashkollor, pra gjithsej 5 (pesë) fëmijë. Nenësit janë të klasave të ndryshme, një nxënëse do të jetë në klasën e parë, një nxënëse tjetër në klasën e dytë dhe dy nxënës të tjerë, një në klasë të tretë dhe një në klasë të pestë. Mësimi zhvillohet me klasa kolektive, pra mësuesi punon me nxënësit në të njëjtën kohë në grup, duke lënë në punë të pavarur tre nxënës dhe me pas punon me një dhe kështu vazhdon edhe me të tjerët deri në përfundimin e mësimit. Ndërkohë një nxënës që është për parashkollor e lë të punojë në punë të pavarur sipas programit që kanë për këtë nxënës.

Si erdhi ideja e nismës? Gjithashtu do donim një prezantim të dy mësuesëve që e ndërmorën nismën, të cilët jeni ju dhe kolegu juaj?

Nisma ka filluar në shtator të vitit të kaluar (2017) dhe ka përfunduar në qershor të këtij viti. Ne nismën e kemi nisur direkt pas pjesëmarrjes tone në emisionin “100 Milionë” ne Top Channel nga i cili dolëm fitues me 250 mijë lek të rinj dhe më pas me anë të një faqeje donacionesh në Internet arritëm të mblidhnim 5000$ “gofundme” dhe shuma të tjera që na kaluan në numrin e llogarisë bankare, deri në bërjen të mundur të mbledhjeve të plota të mbi 10000 $ si dhe materiale të dhuruara nga kompani të ndryshime ndërtimesh apo individë.

Unë jam drejtori i shkollës “Ferit Bregu” Vendreshë të Njësisë Administrative Vendore Vendreshë e Madhe. Kam në menaxhim pesë shkolla të kësaj njësië në pesë fshatra, të cilët janë: Therepel, Vendreshë e I-re, Vendreshë e II-të, Vendreshë e III-të (Vendreshë Mal) dhe Spathare. Kam perfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe jap mësim në shkollën 9-vjeçare të fshatit Therepel. Unë jam nga fshati Therepel i kësaj njësie dhe Vendreshën Mal (ku po ndërtohet shkolla) e kam 3 orë larg në këmbë vajtje-ardhje.

A kanë qenë të privuar nga shkolla fëmijët e këtij fshati të largët (Vendreshë Mal) duke qenë se atje nuk ka pasur shkollë?

 Bashkë me mua në këtë nismë është dhe Borsion Spaho, mësues i ciklit fillor. Mësues Borsioni ka tre vjet që jep mësim në këtë fshat në një shkollë fillore, e cila është përshatur nga një shtëpi e marrë me qera dhe kështu ka funksionuar për një kohë të gjatë, për më shumë se dhjetë vjetesh. Pra fëmijëve nuk u është mohuar arsimimi edhe pse nga një zonë e largët.

Mësues Borsionit i duhej të vinte çdo ditë në këtë fshat nga qyteti i Çorovodes deri në Vendreshe Mal, në kohë me shi, breshër, borë apo dhe në kohë me diell, gjë e cila i kushtonte 3 orë kohë në total, vajtje- ardhje. Çorovode – Vendreshë e II-të 1 ore e 30 minuta me makinë vajtje-ardhje dhe Vendreshë e II – të Vendreshë e III-të (Vendreshë Mal) 1 orë e 30 minuta me këmbë vajtje-ardhje. Vendresha e II-të është qendra e drejtorisë së shkollës “Ferit Bregu”.

Përveç pamjeve që keni shpërndarë në rrjete sociale, na tregoni pak më shumë për ditët e punës gjatë ndërtimit të shkollës? 

Gjatë verës duhet të them qe nuk kemi punuar, pasi nuk arriti askush të merrte përsipër ndërtimin e kësaj shkolle sepse largësia që ka Vendresha e Malit nga zona urbane është shumë e madhe dhe për këtë arsye jemi munduar shumë derisa kemi gjetur ustallarët për të marrë përsipër realizimin e këtij projekti humanitar. Vështirësi tjetër duhet përmendur që ka qenë rruga.

Na është dashur që të merrnim fadromë për zgjerim dhe nivelim të rrugës për të çuar materialet në vend dhe për këtë na është dashur të shpenzonim gati 1200 dollar. Ne (mësues Borsioni dhe unë kemi udhëhequr punimet nga dita e parë deri sot që shënon dita e dhjetë. Ndërtuesit i kemi paguar me lekë sepse është pune e lodhshme dhe zgjat në kohë, plus veshtirësia e rrugës shumë herë na është dashur që të bëjmë edhe 2 orë rrugë me këmbë vajtje-ardhje në kohë me shi.

A ka pasur sensibilizim dhe kontribut nga shkolla te tjera, qofshin këto në Skrapar ose jo? 

 Sigurisht që kemi patur. Ka qenë në Poliçan një shkollë, e cila quhet “Refat Keli”, ku klasa e pestë e kësaj shkolle kanë blerë dhurata për nxënësit e kësaj shkolle me rasitin e Vitit te Ri. Ne kemi qenë të ftuar në këtë organizim dhe kemi tërhequr dhuratat për nxënësit e kësaj shkolle. Ka qenë Universiteti Polis në Tiranë, i cili ka bërë të mundur të kontribonte në vlerë monetare asistence inxhierie me anë të stafit pedagogjik, si dhe mbledhjen e nje sasie librash nga studentët. Kanë qenë gjithashtu profesorët e Albanian College Durrës të cilët kanë dhuruar shuma të ndryshme parash, ku shumica prej tyre kanë qenë profesorë të huaj (Anglia, Amerika, Kanadaja, Polonia, etj)

Si kanë qenë reagimet e banorëve dhe fëmijëve të fshatit  tani që punimet po shkojnë drejt fundit?

 Të them të drejtën jemi ndjerë shumë mirë. Të gjithë banorët na kanë shprehur falenderime dhe urime pa fund. Ata vetë ndjehen të entuziasmuar që në fund pas kaq shumë vjetësh mungesë të një shkolle të rregullt të kenë dhe ata institucionin e tyre arsimor pranë fshatit të tyre Vendreshë Mal. Dua të shtoj edhe një falenderim të veçantë për secilin individ qe na ka besuar që në fillim të herës dhe na kanë dhënë shtysë dhe kurajo që ne këtë ëndërr të përbashkët ta bënim realitet. Me respekt, Donald Dervishi dhe Borsion Spaho.

30 komente në “FOTOT: “Pritëm 27 vjet dhe vetëm gënjeshtra”, dy mësuesit ndërtojnë vetë shkollën në fshatin e largët të Skraparit”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo, bravo, bravo! Dija eshte shpetimi!

  2. Glaukias says:

    Ju lumshin duart ! Le të shërbej ky shembull si një shuplakë në fytyrë për politikanët tanë që fondet i përdorin për t’u pasuruar familjarisht e për të ngritur kisha e xhami, ndërsa shkatërruan sistemin arsimor e lejuan që shoqëria jonë të radikalizohet. Një popull injorant është lehtë për t’a kontrolluar , ndaj një shkollë më shumë është një hap më pranë lirisë e demokracisë së vërtetë. Nëse kemi akoma shpresë se Shqipëria do të bëhet, vjen nga vepra të tilla, të kryera nga njerëz të thjesht e atdhetarë. Një këshillë miqësore për gazetarët : publikoni më shumë lajme të tilla, jo vetëm politikë e kronikë të zezë, shqiptarët e meritojnë. Edhe njëherë : Ju falemnderit zotërinj e ju lumshin duart !

    1. joel shkodra says:

      E vertete “Glaukias” kjo eshte nje shuplake per qeverine qe nuk merr persiper ngritjen e nje shkolle, por duhen ndihma humanitare dhe puna e vyer e dy mesuesve. Ke shume te drejte qe politikanet po pasurohen dite per dite, por vetem nje gje: kishat e xhamite nuk i ngre shteti; ato ngrihen me fondet e feve perkatese. Nese qeveritaret per lejet e dhena marrin ndonje dhurate, kjo eshte pune tjeter, por fondet per kishat e xhamite nuk jane te shtetit.

  3. Ziggy says:

    Pa fjale! Iu lumte, ishalla beheni shembull per te gjithe ne bashkekombasit tuaj.

  4. Julia says:

    Se mos i kini rene ne qafe Like floririt per ndonje donacion

    1. Shigjeta says:

      Mos i ve ide Likes se do ibjere infrakt , Likia eshte te mari e jo te japi , gje e peshtire dhe ku e shikon te vjen per te dhier hane e hane e hane jane fryre si buaj me mac e kuc , do ndihmoje Likia , ata donin Enver Hoxhen tu qinte robt , e ckohe te keqia erdhen ……mjer ne ……mjer i vorfni sic thosh Migjeni ……….

  5. Moni says:

    Ka akoma njerez te mire ky vend, nuk kane mbetur vetem shtazet. Por deri kur?

  6. Kaltra says:

    JU LUMTE çuna !!!! Shkollë e vogël po me domethënie të madhe.Le ti hapin sytë hajdutët të majtë ,të djathtë etj…që bënë vilat dhe nuk ndërtonin dot një “minishkollë”.Nuk kishin kohë dhe para se nuk ju dalin për vete , nuk kanë të ngopur ,që mbase fryhen dhe pëlcasin!!!
    Ta gëzoni shkollën ,së bashku me ata pak nxënës.Presidenti duhet t’ju dekorojë për këtë akt !!!!!

  7. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Bravo ju qofte
    Po’ bejeni si bathorja
    Kur do fillonte shkolla
    U emeruan mesues nga Tirana
    Ju t’ha drejtojuni i shkolles
    Ikni se ne kemi ardhe me nxanes e me mesues.
    Keto Pune i bejme vete.
    Edhe ju keshtu bejani
    Quajeni si shkolle private prinder te paguajme nje kuotizacion te arsyeshem sa per rrogen e mesuesve.

  8. n says:

    Ore keto jane ndertime me leje apo?

  9. Rrumpalla says:

    Mona ta shiste atë mut çizme dhe ti jepte ndonjë lekë këtyre. A më fal, i duheshin për naziskinët e Jalës, sepse ata do luftojnë për mona dhe like floririn, kurse ata mësuesit i duan paret për të ndërtuar shkollë për popullin.

  10. labi says:

    nah bravo te madhe njeri me zemra te medha ???????

  11. kusase says:

    Ju lumshin duart, ju jeni per deputete jo keta qe kemi ne sot. Ja u dhente Zoti sic kini zemren.

  12. al says:

    Krahasoni keta djem me kamikazet e jalit..

  13. buj says:

    u lumte djemve !..respekt per keta `komisare te drites` sot ,qe blejne tullat ne berat e i cojne ne mal te Skraparit , edhe perbuzje deri ne neveri `Presidentit` qe e zhveshi gjithe Skraparin nga guret e druret… tani te shkoje tu jape ndonje dekorate hipopkriti dhe hajduti vendit djemve te shkelqyer qe duan punen dhe SHQIIPERINE!

  14. Lil Toronto says:

    Lajmi me I mire I dites se some. Shqiperia do te behet.

  15. Ju lumt says:

    Rrespekte mesusve nga skrapari nje veprim qe nuk e gjen ne kte koh ,femijet kan nevoj per die kudo qofshin ,turp per politikanet dhe deputetet ,as njeri nuk paska dhen nje qindark per ti ndimuar kta msus ,po gurorja ilirit qe ka 20 vjet qe grryen zonen e skraparit pse nuk dha nje ndim te pakten me 100 euro ,e mban veten per skrapali muti çepanit nuk ka turp,past faqen e zez ,ju lumt djema me mir te ndertosh nje shkoll se fitojn dije ata fmij te vegjel qe shteti i ka len ne meshir te fatit ,si te gjith zonat malore ,per politikanet tan shteti fillon ne sarand kalon per dhermi ne vlor fier durres e perfundon ne tiran.

  16. Arjan says:

    Shume domethenese ju lumte nje shuplake e forte per plehrat ne qeveri Dhe ne parlament qe bredhin me paret e vjedhura per te pare ndeshje futbolli dhe per pushime Se jane lodhur Shume per kete vend.Ju te gazetes tema ne doni ti sherbeni ketij vendi duhet qe te nxirrni sa me shume lajme te tilla dhe ti vendosni ne faqe te pare me shkronja te medha qe ta shoh 5 yne qe ben te zgjuarin dhe trimin ketu ne Shqiperi kurse jashte u lepihet .Ta shikoj Sali kerma qe ka tre dekata qe uleret per te miren e Shqiptareve.Ta shohi like floriri nga skrapari qe nuk lane pasuri te Shqiperise pa nxjerr ne ankand nuk lane perle te Shqiperise pa e cenuar duke filuar nga valbona vjosa dhe kanionet e skraparit.Dje kryeministri rahmuti I drejtohej nje qytetari Se nuk kishte force te fuste ne burg ata qe kane vrare e vjedhur kete komb Se nuk ishte gjykates Por mire mor plehre Po per koncesionet qe jep per ndertimin e hidrocebtraleve ne keta lumenj valbone vjose e skrapar kush mban pergjegjesi sala.Per Se te kemi dhene voten.E kam thene njehere dhe e perseris te gjithe ata emigrante te kthyer nga franca si ti dhe dulla u kane tredhur trute.E ke dhene gjithe Shqiperine me koncesione duke e shitur dhe presin Shqiptaret te pasurohen.Kujtoni se jeni mbret fundi juaj do jete tragjik ashtu si menderosuri Sali .

  17. Ilo says:

    Nje Bravo e madhe per ju Ndrec Ndue Gjoket e 2018 dhe nje Turp i madh per Bashkine Corovode dhe biondinen e Ministrise se Arsimit .

  18. Arjan says:

    Shume domethenese ju lumte nje shuplake e forte per plehrat ne qeveri Dhe ne parlament qe bredhin me paret e vjedhura per te pare ndeshje futbolli dhe per pushime Se jane lodhur Shume per kete vend.Ju te gazetes tema ne doni ti sherbeni ketij vendi duhet qe te nxirrni sa me shume lajme te tilla dhe ti vendosni ne faqe te pare me shkronja te medha qe ta shoh kryeministri yne qe ben te zgjuarin dhe trimin ketu ne Shqiperi kurse jashte u lepihet .Ta shikoj Sali kerma qe ka tre dekata qe uleret per te miren e Shqiptareve.Ta shohi like floriri nga skrapari qe nuk lane pasuri te Shqiperise pa nxjerr ne ankand nuk lane perle te Shqiperise pa e cenuar duke filuar nga valbona vjosa dhe kanionet e skraparit.Dje kryeministri rahmuti I drejtohej nje qytetari Se nuk kishte force te fuste ne burg ata qe kane vrare e vjedhur kete komb Se nuk ishte gjykates Por mire mor plehre Po per koncesionet qe jep per ndertimin e hidrocebtraleve ne keta lumenj valbone vjose e skrapar kush mban pergjegjesi sala.Per Se te kemi dhene voten.E kam thene njehere dhe e perseris te gjithe ata emigrante te kthyer nga franca si ti dhe dulla u kane tredhur trute.E ke dhene gjithe Shqiperine me koncesione duke e shitur dhe presin Shqiptaret te pasurohen.Kujtoni se jeni mbret fundi juaj do jete tragjik ashtu si menderosuri Sali .

  19. Leshedhi(LSI) says:

    Ju lumte per punen qe po beni! Po kryelopa e Skraparit nuk dha asgje nga ato qe shenonte ne bllok?

  20. Lani says:

    Kemi shtetin me te poshter ne bote

  21. Futja kot says:

    Sipas ligjit te famshem shqiptar, kjo veper e mrekullueshme e ketyre heronjeve eshte pa leje, pa projekt dhe ato qe e kane ndertuar duhet te denohen me burg. Problem edhe pronesia e truallit.
    Objektet publike duhen bere vetem me tender.
    KJO ESHTE SHQIPERIA E PARADOKSEVE

  22. Dona says:

    TANI TE DALE DHE TE KOMENTOJE NE FACEBOOK EDI SHKERDHATA,,,,QE SE CAN KOKEN PER POPULLIN, ,,POR MENDON VETEM PER TE BERE PARA ME OLIGARKET E VET,,,HAJT SE KE PER TE MARRE PRAPE VOTA……KTYRE MESUESVE TU BEHET NJE BUST NE MES TE SKRAPARIT…….

  23. Eri says:

    Bravo…Respekte dhe optimizem percillni te nderuar mesues…Te kenaqet shpirti,por turpi rente qe nga ministresha e arsimit…dhe deri te i fundit…qe ne 2018 dy djem te tille patriot,po ndertojn shkollen me gomar ne pamundesi, por me shume dashuri e pasion…keni mirenjohjen e njerzve te thjeshte pafund..?

  24. Linda says:

    Kto njerez i duhen shqiperis bravo dhe Jo politikan hajduta Duke filluar nga saliu dhe ke ky i fundit me carterin qe morì mundt te ndertonte shkollen

  25. Shigjeta says:

    Pse sua beri dhurate Lil hajduti kaq e kaq vodhi , le te bej dhe nje xhest te mire , po jo or joooooooo jane dhe hajdute por jane dhepisa , te ligj te peshtire ,tivrasesh me buk ne goje

  26. Eri says:

    Ka shprese ne Shqiperi.Kam parasysh ca ministra qe bejne show dhe shkojne ne male per klime dhe me nje tufe me sejmene dhe hanko ne kohe te bukur me diell.Kurse keta dy mesuesit e nderuar ndertojne shkollen per te mos i braktisur ata femije.Dhe presidenti i mallkuar del ne male per klime.Dhe ministri Klosi pasi i ka futur nja dy viza kokaine dhe ai ne mal per klime.

  27. Aleksander Thana says:

    Mos e beni Liken te marre inat se ka per te ndertuar teqe ne cdo perrua te Skraparit e ne cdo ujevare e kanion to Osumit.

  28. populli says:

    RESPEKTE TE VECANTA PER KETA MESUES TE VECANTE , DHE TURP PER PS,PD,LSI,DHE ME SHUM TURPE PER KETE MINISTRE ME TE PA AFTEN E TE TERA KOHRAVE,QE NUK ARRITI TE BEJE DHE NJE DHOME PER ATA FEMIJE SI ENGJEJ…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje