Kryeministrja britanike Theresa May filloi të tregonte stilin e saj të vallëzimit gjatë vizitë së një shkolle në Cape Town të Afrikës së Jugut të martën.
Zonja May u zotua të martën për ta bërë Britaninë investitorin më të madh në Afrikë nga bota e zhvilluar, pasi ajo filloi një turne në tre vendet më të mëdha të kontinentit.
Ajo po përpiqet të forcojë lidhjet me vendet e rajonit, pasi Britania në mars të vitit të ardhshëm pritet të dalë nga Bashkimi Europian.
Si pjesë e kësaj strategjie, Maj po viziton tre nga ekonomitë më të mëdha të Afrikës – Afrikën e Jugut, Nigerinë dhe Kenian – së bashku me ministrin e saj të tregtisë dhe një delegacion që përfshinë 29 udhëheqës të biznesit.(voa)