Breshëri plumbash tek shtëpia e prindërve të gazetares, Rama dënon sulmin: Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment, të zbardhet ngjarja sa më parë

30 Gusht 2018, 14:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit mbi banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala.

Ai e cilëson ngjarjen si të patolerueshme dhe barbari.

Shefi i qeverisë nënvizon se strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të zbardhur ngjarjen.

“E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”, shkruan Rama.(TemA)

5 komente në “Breshëri plumbash tek shtëpia e prindërve të gazetares, Rama dënon sulmin: Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment, të zbardhet ngjarja sa më parë”

  1. Nemezi says:

    Po prit mor trap. Mos u prononco kaq shpejt. Beni verifikimet se mbase ju zbrazet mali e ju pjell vetem nje mi.
    E para nuk eshte banesa e Lales. E dyta çfare dallimi kane prinderit e kesaj nga te gjithe prinderit apo familjaret e tjere.
    E treta, meqe thua se pret me padurim ndeshkimin e keqberesve, pse nuk thua çfare te keqe kane bere? Kane shqyer porten? Kane thyer xhamat? Kane shpuar muret? Zbrazja e nge bresherie eshte prishje e rendit publik, a e vlen ky veprim qe te shprehet publikisht kryeministri? Hajde vend kot e kryeminister kot hajde.
    P.s ndodhi para nhe muaji ketu ne itali ku dikush qelloi me veze surratit nje atlete afrikane. E te gjithe u sulen te denojne racizmin e te sulmonin simpatizantet e djathte. Pas nha dy ditesh doli se trapi qe qelloi me veze surratit ate gocen ishte i biri i nhe politikani te majte. Qe nuk e bente per racizem por per gomarllek. E te gjithe, media e politikane e mbyllen squpin mire. Por te pakten ndonese atletja ishte kampione e Italise kryeministri nuk u shpreh publikisht se nuk eshte aq axhami sa Rama te merret me prishjen e rendit publik

  2. Nemezi says:

    Po prit mor trap. Mos u prononco kaq shpejt. Beni verifikimet se mbase ju zbrazet mali e ju pjell vetem nje mi.
    E para nuk eshte banesa e Lales. E dyta çfare dallimi kane prinderit e kesaj nga te gjithe prinderit apo familjaret e tjere.
    E treta, meqe thua se pret me padurim ndeshkimin e keqberesve, pse nuk thua çfare te keqe kane bere? Kane shqyer porten? Kane thyer xhamat? Kane shpuar muret? Zbrazja e nge bresherie eshte prishje e rendit publik, a e vlen ky veprim qe te shprehet publikisht kryeministri? Hajde vend kot e kryeminister kot hajde.
    P.s ndodhi para nhe muaji ketu ne itali ku dikush qelloi me veze surratit nje atlete afrikane. E te gjithe u sulen te denojne racizmin e te sulmonin simpatizantet e djathte. Pas nja dy ditesh doli se trapi qe qelloi me veze surratit ate gocen ishte i biri i nje politikani te majte. Qe nuk e bente per racizem por per gomarllek. E te gjithe, media e politikane e mbyllen squpin mire. Por te pakten ndonese atletja ishte kampione e Italise kryeministri nuk u shpreh publikisht se nuk eshte aq axhami sa Rama te merret me prishjen e rendit publik

  3. N.s S says:

    Sot kriminelat te vrasin naten dhe te qajne diten

  4. sapa says:

    Jam plotesisht dakort me Nemezin!

  5. Kalec Dega says:

    Ka apo ska minister te brendeshem apo polici te deklarohet…..Trapi na del edhe per kete pune , ku e ka Fatmirin apo po viziton vellane ne burg ne Itali?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje