Hapet mensa sociale në Librazhd, Balla: Vëmendja jonë është ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi

30 Gusht 2018, 17:03Sociale TEMA
Hapet mensa sociale në Librazhd, Balla: Vëmendja jonë

Për herë të parë Bashkia e Librazhdit, me ndihën e donatorëve shqiptarë e të huaj, ka ngritur një mensë sociale e cila u vjen në ndihmë më shumë se 80 personave.

Kjo mencë ofron vaktin e drekës për familjet në nevojë ndërkohë që më nevojtarët mund të marrin edhe ushqim me vete në shtëpi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra panë nga afër kushtet dhe shërbimin që ofrohet në këtë mencë.

Në fjalën e tij Balla tha se vëmendja e tyre është ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

“Vëmendja jonë është ndaj njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi dhe këtu në Librazhd kishim menduar prej kohësh ndaj njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi dhe këtu në Librazhd kishim menduar prej kohësh, që përveç pjesës së trajtimit me ndihmë ekonomike, në kuadër të skemës kombëtare të ndihmës ekonomike, për familjet shumë të varfëra të Librazhdit, të mundësonim edhe një mencë sociale, një model që ekziston në shumë vende të botës.

Ky është një projekt që e kemi nisur me mbështetjen e donatorëve shqiptarë e të huaj, të cilin duam ta zgjerojmë, qoftë në numër, qoftë në zona të tjera, me qëllim që ato familje të cilat, megjithë skemën e ndihmës ekonomike, t’u sigurojmë një vakt të plotë ushqimor”- deklaroi Balla.

Për kryetarin e Bashkisë, Kstriot Gurra, ndërtimi i një mence të tillë ishtë i domosdoshëm për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.

“Kemi bërë të mundur gjetjen e sponsorve për të ndërtuar një mencë e cila i mungonte këtij qyteti. Sigurisht që ne jemi të ndërgjegjshëm që një kategori e caktuar njerëzish kanë pamundësi financiare për të përballuar jetesën dhe për këtë arsye ne kemi krijuar këtë mencë e cila ka një frekuentim ditor që shkon në 70-80 persona” tha Gurra.

Mensa sociale e Librazhdit ka nisur funksionimin prej pak ditësh ndërkohë që Bashkia e Librazhdit shpreson që projektin ta zhvillojë edhe më tej dhe të shtohet numri i përfituesve.

2 komente në “Hapet mensa sociale në Librazhd, Balla: Vëmendja jonë është ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”

  1. JU LUMTE
    NDERTONI TE TILLA
    NE CDO QYTETE SHQIPTARE

    QE POPULLI MOS TE NDIHET I BRAKTISUR NGA SHTETI

  2. Mersin says:

    Bo bo bo ku ka arritur gjendja. Dhe ky gomari, qe jeton mes bollekut e quan arritje. E keni katandisur vendin si mos me keq ne keto 30 vjet dhe keni fytyre te mburreni me cikerrimat qe u afroni te varferve. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje