FOTOT/ "E ha populli", AKU bllokon dy restorante: Kuzhinat mes pluhurit, mykut dhe erës së keqe

31 Gusht 2018, 11:24Sociale TEMA
FOTOT/ "E ha populli", AKU bllokon dy restorante: Kuzhinat mes

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Ulëz-Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

1 komente në “FOTOT/ “E ha populli”, AKU bllokon dy restorante: Kuzhinat mes pluhurit, mykut dhe erës së keqe”

  1. undefined says:

    Si gjithmone populli eshte I pari qe e ha. Sllogani I njeres prej partive ” Ju jeni te paret “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje