Tirana Parking dhuron gjak për të sëmurët talasemikë, i bashkohet nismës

30 Gusht 2018, 18:34Sociale TEMA
Tirana Parking dhuron gjak për të sëmurët talasemikë, i

Tirana Parking iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të sëmurëve me talasemi dhe atyre ne nevojë. Punonjësit e agjencise ne varesi te Bashkise se Tiranes, u sensibilizuan per te kontribuuar vullnetarisht në dhurimin e gjakut.

Tirana parking është institucioni i gjashtë i Bashkisë së Tiranës që ka kontribuar në këtë nismë, pas APR-së, Policisë Bashkiake, DPN3, AMK dhe UKT.

Falë kontributit të institucioneve të Bashkisë së Tiranës, gjatë periudhës së verës është siguruar nje sasi e mire gjaku per te semuret, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ka bërë që problematika e furnizimit me gjak të mos ndjehet më gjatë periudhës së verës, ku dhe nevoja është më e lartë, si për shkak të sëmundjeve, ashtu edhe të aksidenteve.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se tashmë me kalimin e kësaj faze emergjente, institucionet e saj do ta kthejnë dhurimin e gjakut në një proces të periodik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje