Në Akademinë e Forcës Tokësore në Ankara, kanë përfunduar studimet dhe janë diplomuar dhjetë studentë nga Shqipëria, të cilët tashmë do të jenë pjesë së Forcave të Armatosura shqiptare.
Të gjithë këta të diplomuar vijnë me një formim të shkëlqyer në një nga akademitë më të mira ushtarake në botë. Pesë prej tyre do të jenë pjesë e Forcës Tokësore, tre e Forcës Detare dhe dy e Forcës Ajrore.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka një postim në rrjetet sociale, ku veçon kadet Klodian Kamberin, i cili u rendit i pari mes 1850 studentëve nga disa vende të botës.
“E ardhmja e Forcave të Armatosura e ndritur dhe në rrugë të mbarë!
#KlodianKamberi jo thjesht përfundoi një ndër akademitë më të mira botërore, por u diplomua si studenti më i mirë në Shkollën e Forcës Tokësore në #Ankara”, shkruan ministrja.
Në postimin e saj në “Facebook”, Xhaçka i quan ata krenari të Forcave të Armatosura.
Një vit më parë studentët shqiptarë Klodian Kamberi dhe Ergys Dollomaja u dekoruan nga kryetari i Parlamentit turk, si kadetët më të mirë të huaj, respektivisht në vitin e tretë dhe të dytë të studimeve.
Gjatë këtij viti akademik, në Akademinë e Forcës Tokësore në Ankara u diplomuan edhe disa studentë shqiptarë të Kosovës.
Nuk eshte per t”u cuditur. Keshtu ka qene per 500 vjet, por per vendin e tyre s”kane bere asgje.Ironia eshte se Turqia eshte rikthyer ne Shqiperi si vend model per te marre shembull, per te marre xhami e obskurantizem. Cojini djemte e vajzat ne akademite gjermane, franceze, angleze dhe te rikthehen me “oksidentin” dhe jo me “orientin”!
nuk ka ”kadet” shqiptar qe studion ne Turkye,flitet per turk safi 100karat,shikoni fitiren e ketij Kamberi…………. JAN KLOD turk!
No war, anymore!
Boll me ushtarakë e luftë. A ka ndonjë doktor për të dekoruar? Ndonjë fermer? Ndonjë inxhinier të zotin?
Bravo djalosh dhe urime. Mendimi im eshte te qendrosh aty ku je. Te mos kthehesh ne Shqiperi qe te te nenvletesojne dhe ta humbin dinjitetit qe ke duke te dhene nje rroge qesharake sa per te henger fara luledielli. Dhe mos ja kthe kurre shpinen atij vendi qe te krijoi mundesine e shkollimit dhe te formimit tend. Sic beri heroi yne kombetare qe na nxiu faqen.Qe pasi i hengri buken i pembysi kupen.
Nashi Klodjano futi nji tas grosh te kazoni Oltes.