Motra e Ronaldos ironizon çmimin për Modricin: Nxirrini vetë përfundimet!

31 Gusht 2018, 12:41Sport TEMA

Reagime të forta kundër UEFA-s, që ia dha çmimin “Futbollisti më të Mirë të Vitit” kroatit Luka Modric.

Pas Cristiano Ronaldos, që në momentin e fundit, anuloi udhëtimin drejt Monacos, ku do të hidhej shorti i Championsit, pasi u njoftua se ai nuk do të ishte fituesi, shfryn edhe motra e CR7,  Katia Aveiro.

Në mënyrë ironike, ajo ka postuar një tabelë me statistikat e vëllait të saj dhe të mesfushorit kroat në sezonin e kaluar të Championsit, shoqëruar dhe me një mesazh:

“Gjithçka është e qartë! Secili mund të nxjerrë përfundime”.

Të dy lojtarët krah më krah: ndeshjet e luajtura, golat, asistet, të gjitha janë në favor të Ronaldos, por që nuk mjaftuan që ai ta fitonte këtë çmim.

1 komente në “Motra e Ronaldos ironizon çmimin për Modricin: Nxirrini vetë përfundimet!”

  1. orient says:

    ..Ronaldo eshte ;etalon!..Modriçi nuk e ka klasin e Ronaldos..por ishte dirigjent mes ASA-ve te kroacise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje