Problemet me pronat, Rama: Në Lezhë rërës i kanë dalë pronarët, motivi ishte se gjyshi mbillte hudhra dhe qepë

31 Gusht 2018, 11:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët dhe prefektët tha se në disa zona bregdetare rërës i kanë dalë pronarët.

Ai tregoi një shembull në Lezhë ku tha se kjo është një situatë e patolerueshme.

Kemi problem të madhe ende me njerëzit me qytetarët, me të drejtë për administrimin e rërës. Kemi situata të patolerueshme si në Lezhë, ku rërës i kanë dalë pronarët. 

Rëra iu është kthyer pronarëve dhe në letrat përkatëse thuhet se i kthehet X se dikur gjyshi mbillte hudhra, apo i kthehet Y se dikur kooperativa mbillte qepë në rërë. Aty është një ekstrem me të cilën ne do merremi. 

Ministri i Turizmit është i ngarkuar për të bërë një padi penale të përgjithshme për ta çliruar rërën, por ama kemi situata të tjera në vijën bregdetare, ku kemi konflikte për mënyrën si administrohet rëra e plazhit

Kjo nuk është çështje e qeverisë, por ne i marrim ankesat, është cështje e bashkive, por këtu duhet të bëjmë shumë kujdes që të kemi një plan të qartë dhe transparent dhe të kemi një ndarje të qartë mes zonave private dhe publike, apo edhe mes vetë privatëve.

Ju ftoj të gjithëve që të bëni reflektimet tuaja për sezonin. Të nxirrni konkluzionet tuaja, që janë më të thella sesa ato tonat sepse ju jeni në tërren përditë dhe të bëni  propozimet dhe kërkesat tuaja për sezonin e ardhshëm. 

Pavarësisht se në qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, shumë nga ju mund të jenë në fushatë, të tjerë mund të mos jenë. Kjo ska rëndësi përgatitja për sezonin duhet të fillojë sa më parë”, tha Rama. (TemA)

8 komente në “Problemet me pronat, Rama: Në Lezhë rërës i kanë dalë pronarët, motivi ishte se gjyshi mbillte hudhra dhe qepë”

  1. ganiu says:

    MBYLLE GOJEN MOR SHKERDHATA E SHQIPERISE,,,,,AI KA MBJELLE HURDHA DHE QEPE,,,PO TI C’FARE KE BERE NE SHQIPERI ,,KE MBJELLE VETEM VARFERI,,,SKAMJE,,EMIGRIM,,,VETVRASJE,,,VJEDHJE,,,NGRIHUNI O POPULL MJAFT ME KETE HAJDUT TE QELBUR,,,TA HEDHIM SA ME PARE NE KOSHIN E MBETURINAVE,,,,SE DO PERFUNDOJE SHQIPERIA ME 100.000 VETA…///

  2. Ligji says:

    duke filler nag Saranda deri ne Velipoje jane te pakten 10 000 objekte qe duhen shembur, mos ngelen gangrene per brezat e ardhshem.
    Fillojeni sa me shpejte sa nuk eshte vone.

    1. Edhe maleve i kane dale pronaret qe i kane ngritur se ne shqiperi malet nuk i ka krijuar natyra i kane ngritur pronaret edhe detin e kane krijuar pronaret duke e mbushur me uje dhe me pas hodhen fare peshku etj etj ne albanistan cdo gje ka pronar edhe njerzit kane pronare qe i fishkellejne si delet!

  3. Kalec Dega says:

    Tallu tallu dhe bej estrade se ajo na ka munguar qysh kur komunistat u bane demonkrate.

    Cna kujtove pallatin e Lulzim Bashes qe gjyshi nga Dibra e kishte prone pse ishte lare atje ne det ne 1939….

    Jepu dhe ketyre qe kane mbjellur qepe ne rere ndonje shperblim nga arka e shtetit, taksat e popullit….

  4. Ish pronari says:

    Shume llafe ke dhe ti! Po gjyshit tim pse nuk i ketheni Ksamilin? Gjyshi aty ka bere qymyr qe ne kohen e Turqise! Dokument kam fotografite e mushkave te lidhura atje dhe bajgat qe kane lene. Po Tropojanit pse ja dhate? Ai pretendonte se gjyshi tij kishte rene deshmor ne lufte me Grekun kur ne fakt e vrane cobenjte se deshi ti vidhte dhente.

  5. bk says:

    Dakort, por s’ka pse rera te kthehet ne prone te kryetarit te bashkise. Shko te Shkembi Kavajes dhe do shikosh sesi ne mes te reres Vangjush Dako jep leje per ndertim bar beach apo restorant. e theksoj ne mes te reres. Eshte zene komplet rera. Ju thoni te lirojme reren dhe nga ana tjeter jepet leje per ndertime te ndryshme ne mes te reres. Policia ndertimore ankesave tona i pergjigjes qe ”Eshte me lejen e kryetarit te bashkise, prandaj nuk mund t’i ndalojme”. Sinqerisht nuk mund ta besoj se pasi shembet me te drejte pallatin skandaloz ne Vlore do te lejoheshin ndertime ne mes te reres. Dhe qytetaret hane koken me njeri tjetrin. Ktheji syte nga Durresi sepse kam pershtypjes se e kini abandonuar fare. Merreni vetem ne jugun.

  6. Jud Iskariot Demokrati says:

    Ha.
    Shqiptarqirët.
    Njetzit me t ndyt n univers.
    Vjedhin dhe grabisin shoshoqin me t futme sic qijn majmunet n byth njeri tjetrin me rradh n maj t pemve.
    Edhe shqiptarfuckrit kte pun bejn me rradh …n ato maja rripa rripa….ishte sala n pushtet palloj dynjon…iku nga froni po pallohet sipas refrenit …n ato maja rripa rripa…njiher……
    Dhe shqiptari dul n pazar
    Cdo prandver kce syth me syth
    Qytetar a katunar
    Dhe bythqi edhe qibyths.
    Vargje nga Qivach Albaqiri

  7. lapardhaja says:

    Per z. Rama dhe gjithe liliputet e Qeverise: Ajo ” tallja ” me reren ku gjyshi ka pas mbjellur qepe eshte e turpshme per kryeministrin dhe jo vetem. Ne qofte se dikush ka pasur para 80 apo 100 vitesh nje siperfaqe toke ku edhe mbillej apo ishte kullote dhe ndryshimet e shkaktuar nga natyra apo nderhyrjet e paligjshme te njerezve kane bere qe ajo siperfaqe te mbulohet sot nga rera, kjo nuk do te thote se kjo qeveri apo cilado tjeter ka te drejte t’iu mohoje pronen pronareve. Nje qeveri qe tenton ta beje kete eshte duke vepruar ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe do te konfliktohet ashper me qytetaret dhe pastaj do te thyej qafen. Ndoshta dhe me shume se kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje