Historike në Egjipt: Për herë të parë zgjidhet guvernatore një grua e krishterë

1 Shtator 2018, 08:45Bota TEMA

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah el-Sissi ka emëruar disa guverantorë provincial, përfshirë dhe gruan e parë ndonjëherë si guvernatore nga komuniteti i të krishterëve Kopt.

Manal Awad Mikhail u emërua për guvernatore të provincës Damietta të enjten. Ajo më parë ishte zëvendëse e guvernatorit në Giza.

Emërimet e guvernatorëve të rinj kanë përfshirë qytetet Kajro, Giza, Luksor, Avan dhe Sinain Lindor.

Krishterët, të cilët përbëjnë 10 për qind të popullsisë së Egjiptit me shumicë muslimane, i cili numëron rreth 100 milionë banorë, janë ankuar për një periudhë të gjatë për diskriminim dhe përfaqësim jo të drejtë në pozita të larta shtetërore.

Kabineti i tanishëm i Egjiptit përfshin 8 ministra femra, numrin më të lartë të përfaqësimit të grave në historinë moderne të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje