Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës

1 Shtator 2018, 17:52Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Rasti i sulmit me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala duhet të zbardhet me urgjencë. Sepse, ne duhet të dimë nëse ai sulm i adresohej asaj pesonalisht, për shkak të profesionit, pra për shkak të asaj që ajo ka shkruar apo ka folur?

Sepse, ne duhet të dimë nëse ka shkuar deri këtu reagimi i njerëzve të fortë, të politikës dhe krimit, që nuk lejojnë tu preket as imazhi publik? Apo për të mësuar që ka shkuar deri këtu kërcënimi ndaj punëtorëve të medias?

Sepse, nëse kjo është e vërtetë, atëherë jemi në një situatë të rëndë dhe alarmante dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë në “mënyrë shembullore”, sa më shpejt.
Sespe, edhe nëse ai sulm ka arsye të tjera, duhet të zbardhet, sa më parë, për ti siguruar jetën atyre njerëzve që u paralajmëruan atë natë në mënyrë ”simbolike”, e për të davaritur panikun e krijuar mes tyre.

Ky nuk është rasti. Ngjarja ta do që sot të ngrejmë të gjithë zërin kundër asaj që ndodhi. Dhe unë e bashkoj të gjithë britmën time me ata që bërtasin për të siguruar lirinë e medias, lirinë e punës tonë për të informuar dhe denoncuar paudhësitë dhe maskarallëqet e pafundme në këtë vend. Ky pra, nuk është rasti, për të thënë gjëra të tjera, por unë mendoj se duhen thënë. Pikërisht në shërbim të asaj lirie që ne e kërkojmë me forcë, jo për vete, por si frymë dhe gjak për demokracionë tonë.

A e abuzojmë ne gazetarët lirinë tonë, apo, a abuzojmë ne me të tjerët, në emër të profesionit tonë? Të flasësh “qesim”, por guximshëm, nuk është gazetari investigative. Kjo dëmton imazhin tonë, profesionin e misionin tonë, dhe u shërben edhe më shumë atyre që duhen denoncuar, jo me fjalë të guximshme, por me fakte të forta. U shërben atyre që kërkojnë heshtjen tonë. U shërben, të na zhvlerësojnë dhe konsiderojnë si koshere që gumëzhin, pa pickuar.

Portalet e mediat online mbushen çdo ditë me lajme të tilla. Me saktë me shkrime ku nuk dallohet ku mbaron lajmi e ku fillon qëndrimi i autorit. Akoma më keq, çdo kush i jep të drejtë vetes të thotë çdo gjë, të sulmojë e shajë gjithkënd, dhe kjo në emër të gazetarisë, lirisë së medias. Padyshim, media duhet të jetë e lirë, pa asnjë kufizim. Por jo e lirë të llapë, të shajë e denigrojë, shpesh edhe njerëz krejt pa faj. Duhet të jetë e lirë të denoncojë, të informojë e investigojë.

Në emër të gazetarisë, edhe një syresh ndër ne, shkruan në median e tij dhe nëpër portale, duke sharë e shpifur ndaj një familjeje. Duke mos i lënë kusur, gruas e burrit, fëmijëve dhe farefisit, themeleve të shtëpisë dhe katundit të origjinës.

Duke i nxjerrë në pazar deri edhe dhëmbët e dhëmballët të mbushura e të pambushura, recetën e ilaçeve të stomakut, zemrës e qetësuesit e gjumit. Kjo shitet si denoncim i korrupsionit. Në fakt është një përndjekje kriminale që bëhet, sepse gruaja-drejtoreshë arsimi, nuk i futi në punë si mësuese bashkëshorten gazetarit. Dhe gazetarit mos ia kthe fjalën, se ai të bën gjëmën.

Dikush tjetër shkruan natë e ditë për dyqane e supermarkete që shesin ushqime të rrezikshme. Pa asnjë fakt, asnjë provë, pa asnjë emër artikulli.

Vetëm duke abuzuar me ndjeshmërinë e njerëzve për sigurinë ushqimore e vetëm për të vënë gjoba ndaj tregtarëve. Nëse këta soj gazetarësh i rrahin nesër në ndonjë qoshe, a duhet vallë të protestojmë për cënimin e lirisë së medias?

Respektimi i lirisë është padyshim i dyanshëm. Ne e kërkojmë lirinë, jo për veten tonë, por në emër të demokracisë, për të përmbushur një mision, që nuk është në shërbimin tonë, por në shërbim të demokracisë dhe shoqërisë. Të jesh gazetar nuk është një privilegj. Eshtë një detyrë, madje e vështirë, për ti shërbyer shoqërisë.

40 komente në “Për Klodiana Lalën dhe ata që abuzojnë me lirinë e fjalës”

  1. Lexuesi says:

    Drejtë! Ja, më në fund, edhe një “autokritikë” e njeriut të Medies. Respekt për sinqeritetin.

    1. Bureto says:

      Mentori ka qenë dhe mbetet një nga gazetarët më të mirë. Fatkeqësisht janë të pakët si ai, jo vetëm si gazetar, por edhe si analist dhe i angazhuar në nisma qytetare me shumë impakt në shoqëri, siç është mbrojtja e mjedisit. Edhe kur ishte kryeredaktor i lajmeve në Top Channal, informacioni që jepej nga studio e lajmeve, ka qenë më i kualifikuar dhe i besueshëm, sesa nga ato të angazhuara më shumë në segmentet e politikës. Dhe çudi sesi e larguan prej aty. Me siguri presioni ndaj pronarëve për shqetësimet që u sillte ajo redaksi pushtetarëve, në pozitë apo opozitë, apo segmenteve të tjera të shoqërisë me pushtet e para. Dhe asnjë nuk e mbrojti! As e njoh e as më njeh Kikia, por besoj se shpreh dhe mendimin e të tjerëve, se ai është një gazetar me integritet, gjë që e dëshmoi edhe me këtë shkrim.

      1. 123 vete mbi says:

        Nuk eshte cudi ta kete bere vete Klodiana Lala kete pune. Prite kur te kerkoj ndonje azil ne ndonje vend te BE tani.

  2. Tani says:

    Gazetari ka bere nje hartim nga pozitat qe sulmi eshte bere kunder nje gazetareje! Ti ke harruar te mendosh z. Kaka se problemi mund te jete thjesht nje babale 3 e organizuar nga forcat e erreta te serbo-esadistit te Vicidolit ne bashkepunim me gazetaren e tij, Lala dhe familjes se saj. Kjo sigurisht per ti ulur pike popullaritetit te z. Rama ne BE dhe hapjes se negociatave. Ata qe duan te te vrasin e dine shume mire se ku jeton dhe nuk vine tek babai. E perse shkuan tek shtepia e babait? Apo se jeton ne Laknas dhe sulmi ishte me i lehte. Po sikur sulmi te jete i lidhur me te vellain qe eshte jurist burgaxhinjsh. Nese ky jurist ka prishur ndonje premtim apo ka bere ndonje afere dhe nuk e mban fjalen kemi nje sulm ndaj tij. Perse pra nuk i diskuton te gjitha opsionet z. Kaka. Perdore mendjen (Mentor) me shume e mos na shkruaj artikuj pa vlere. Cila eshte vlera e artikullit tuaj xhanem? Cfare sjell ti te re ne diskutimin qe dihet? A e ke investiguar ti problemin apo futesh ne loje sa per te hedhur nje valle myzeqarce? Merru me dicka tjeter sepse shume nga ju nuk jeni gazetare ose sepse jeni te paguar ose ju ka trembur esadisti.

    1. Komentuesi says:

      Bravo TANI! Jemi dakord plotesisht me mednimet e tua ne kete .Eshte e vertete,nqs vrasesit do kishin si objekt gazetaren LALA,ata e dine dhe e gjejn shtepine e saj dhe nuk kishin pse te vinin te shtepia a babajt apo te vellait te saj.Prandaj ky skenar eshte i pergatitur nga njerzit e viçidplit Sali dhe shalngjiturit Basha ne bashkepunim me gazetaren Lala.Qellimi dihet,te diskrditohet Edi Rama dhe qeveria e tuìij me pate drejte.Keto jane lojra dhe nuk i pranon njeri.Edhe une jame me ate qe e drejta e gazetarit te ruhet,por jo te spekullohet si me kete rastin e kesaj palo gazetare.Kjo gazetare eshte turpi i gazetarise.

  3. shqiptari says:

    Perfect!!!! Une mendoj njesoj.

    1. 123 says:

      Perfect i sat’eme.

      1. shqiptari says:

        123 veta mbi jot’moter

  4. Vertetoj says:

    Nenshkruaj!!!
    Fiks te njetin mendim kam e kemi te gjithe ne qe e duam kete vend.
    Bravo te madhe,qe more guximin ne kete kohe te thuash te verteten ne katrauren e quajtur gazetari.
    Po more mundimin te lexosh komentet,doja te pyesja diçka thebesore; po te vritej gazetarja lala,do i mungonte gazetarise ?

  5. hik mer plehr .
    pjestare i te njejtit kazane .

    ngelen shqiptaret te marrin sqarime nga kta nastradina

    1. Ore analfabet -majmun, si mund te gjykosh nje nder gazetaret me te mire e me te guximshem aq me teper kur ai po ben nje analize fushes ne te cilen ai eshte ekspert., per me teper kur ai po merr guximin te ndreqe “druret” e shtrember te sites ku ben pjese edhe vete.
      Pershendetje e respekt zoti Kikia !

  6. Likja says:

    Respekte per gazetarin me te mire shqiptar.

  7. Alban says:

    KUR MAFIOZET THERRASIN KAPINI MAFIOZET !

    – Nuk merren shqiponjat me kukumjacka

    – Genje e genje se dicka do te mbetet nuk eshte gazetari…. eshte propagande gebelsiane !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pse do te qellonin me arme banesen e prinderve te nje gazetarjeje qe vetem gazetare nuk eshte!?
    Me gjeni nje kronike, me gjeni nje lajm, me gjeni nje analize me fakte, me gjeni nje mendim origjinal vetanak te Klodjana Lales ne nje gazete, televizion, nje media….
    Zero Absolute !
    Cinizmi i saj, toni diktues ala Fevziu e ala Zheji i saj, pretencat e saj ala Adriatik Palla e ala Besim Hajdarmataj …. sa ata qene ne kalin e kokaines e narko- trafikanteve te fshehur prej tyre nuk ishin te saj !
    Ishin te ketyre krimineleve qe nxirrnin ne pazarin mediatik shashkat e tyre per te fshehur rolin e tyre antiligjor e pazaret e felliqta me kriminele e mafioze shqiptare e nderkombetare me imunitet e impunitet te siguruar nga “ Banda e Gangstereve” e “ … Mafia krejt jashte kontrollit” e ligj mbi ligjin ne baze te kryeligjit te Luigjit te 14-te shqiptar Sali Berisha “ Ligji jam une” !
    Kjo eshte aresyeja pse ato media qe heshten dizinformuan me pagesa te majme te ketyre krye -Gangstereve e kryemafiozeve politike, biologjike, oligarkike e mediatike kur gazetaret e tyre qelloheshin me plumba ne mish e kur koleget e tyre qelloheshin me plumba verbal te kryevrasesit serial te Shqiperise, me dyfishin e viktimave te 46 vjet diktature barbare komuniste ne 13 vjet demokrature 24 karat Salikraci !
    Sapo u goditen cimkat e Klodjana Lales ne Kryeprokurorine e Shqiperise dhe te Tiranes “ shpatarja e antikrimit ala Llalla” ra ne heshtje, mbeti si radiostacioni pa antena dhe si celularet pa internet….
    A mund te duronte “ perendesha” e cinizmit, thashethemeve llallisto…. berishiste, nje situate te tille ku ajo te mos ishte as protagonistja e ekranit, as kukumjacka kobezeze e kazanit mediatik !?
    Papritur me kete fund vere me zheg afrikan qellohet me arme shtepia e prinderve te saj sikur ata e jo ajo te ishin gazetaret e shpataret e antikrimit ne Shqiperi.
    Pa u mbushur 24 ore nga deshtimi i turpshem i Babales Nr. 2 te Partise Babale, Ledio Bianku, vellai prej gruaje i Genci Korofillak Pollos, mbas deklarates rrenuese te vete Gjykates se Strasburgut, krejt lukunia e Partise se masakres se 2 prillit, te ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se atdhetarit Remzi Hoxha, e 10 000 te vrareve, sakatuarve te vetvrareve te Piramidave te Faraonit Sali Milloshi, te 26 masakruarve te Gerdecit, te 4 ekzekutuarve pa asnje faj, te dhjetra plagosurve dhe torturuarve te 21 janarit 2011, ne vetem 13 vjet Salikraci dhe aleates se tepsise se saj LSI, vrapuan me turravrap te derdhnin lot krokodili dhe klithje gerditese hijenash kunder qeverise dhe Edi Rames, duke zhurmuar hetimin dhe duke bere kryeprokurorin e kryegjykatesin sikur ta kishin organizuar vete Babalen Nr. 3 me “heroinen” e Llalles me dy L me pak ne mbiemrin e saj.
    Shoqatat e kazanit mediatik qe heshten dhe fshehen plagosjen me plumb ne mish te kolegut te tyre Fatos Mahmutaj me urdher te kryetarit de jure e de facto te PD-se dhe kryetarit te saj de jure sot Lulezim Basha zhveshen shpaten e mizave ala Don Kishoti i Mances kunder qeverise sikur ajo, Edi Rama e Fatmir Xhafaj te ishin bodigardet e prinderve te Klodjana Lales dhe te asaj vet.
    Kryemafjozet e Mafias krejt jashte kontrollit therrasin ne kupen e qiellit kapini mafiozet!
    Kryegangsteret e Bandes se Gangstereve cirren me gjithe fuqine e zerit te cjerrur e te shterur kapini Gangsteret !
    Kryehajnat e 25 miliarde eurove, me 600 milione vetem me nje dore ne Autostraden e Kusarise se Kombit kukasin kapeni hajdutin !
    Shoqatat e gazetareve te kazanit i bashkohen korit te kukumjackave sikur te ishte sulmuar shtepia apo te ishte plagosur ose gerrithur sado pak simboli i tyre Klodiana Lala e jo prinderit e saj qe nuk kane qene as nuk kane shkruar kurre ne gazete as shfaqur ne asnje ekran !
    Nje komedi tipike “ Shume zhurme per asgje!” e Shekspirit !
    Gojen dhe kukamat kobezeza te Klodjana Lales nuk i heshten Mafia dhe mafiozet qe u ndihmuan prej sekreteve qe Llalla Hajdarmataj e co. qe ia jepnin asaj!
    I heshti goditja e nokautit qe ua dha atyre Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu dhe regjizoret e tyre Uashingtoni e Brukseli i dhane kryeprokurorit Adriatik Lllalla dhe kajmekamit te tij Besim Hajdarmataj qe per cdo aksion te fuqishem te policise kunder narkotrafikut njoftonin Sali Berishen dhe ai vepronte menjehere duke i dekonspiruar
    ato live ne gazetat e televizionet e kazanit .
    Po te ishte puna per te goditur gazetare te vertete antikrim, antidroge e antivrasje, Gangsteret dhe Mafia e vertete e Sali Berishes godisnin majen e gazetarise investigative te Shqiperise, Artan Hoxhen e jo nje laraske e kukuvajke cinike, por aspak gazetare si Lalen qe djallezisht e perdoren Llalla, Hajdarmataj … dhe Mafia e drogave te forta: kokaines dhe heroines me 90 e 613 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster ne misionin e saj te vrasjes per se gjalli te miliona shqiptareve e evroperendimoreve!
    Klodiana Lala nuk eshte gje tjeter vecse Babalja e radhes e Partise Babale dhe Mafias krejt jashte kontrollit.
    Kam ndjekur vetem dy emisione te saj tek Klani dhe News 24 . Cinizmi i saj, akuzat e saj, toni sikur kishte celesat e Kutise Magjike te Sabeletodo= Gjithckaditeses dhe te se vertetes absolute … kukamat e saj kobezeza te ngjallnin krupe, neveri, gerdi deri ne vjellje!
    Ne vend te jepte fakte konkrete, informacione bindese, prova te pakundershtueshme, deshmi te qarta ala Artan HoXha me ze e figure per cka fliste ajo bente jo vetem kryehetuesen, kryprokuroren por edhe kryegjykatesen supreme me llogje Kavaje e pallavra plakash Sofratike tek Sakaku i te Marreve te Kadarese se madh .
    Askush si ajo nuk dha efektin e kundert te mesazhit te mbrapshte e cinik qe synonte te diktonte me zor a me hater, me hir a me pahir tek degjuesi e shikuesi e bente edhe me cinik e me alergjik me zerin e ngritur e tonet urdheruese e vendimarrese te dores e instances se fundit …
    Nje fakt flet me shume se nje ton me pallavra, eshte mesimi qe kam marre nga goja e babait te gazetarise moderne, bashkekohore dhe botuesi i mbretit te shtypit boteror “ The New York Times”, Sullzberger, ketu e 28 vjet me pare ne Seline e OKB- se ketu ne Nju Jork.
    Cdo lloj gazetarie tjeter eshte fake njuz e gazetari mashtruese pa asnje vlere !
    Eshte propagande ala Gebelsiane: Genje e Genje se dicka do te mbetet !
    Klodiana Lala nuk eshte gje tjeter vecse Babalja e radhes e Partise Babale dhe Mafias krejt jashte
    kontrollit !

    1. Toni says:

      Bravo z. Dega. Ja u ke cjerre masken esadisteve dhe babalisteve. Keta maskarenj e genjeshtare duhen demaskuar dhe kushb mund ta beje kete vecse gazetare dhe opinioniste si puna e juaj, edhe pse jetoni larg vendit. Edhe njehere Faleminderit per artikujt dhe komentet llogjike qe beni!

    2. Lee lee says:

      Kur tymosos mos e perziej me alkol se te ben dem .Se dhe ato neutrone qe i shpetojne tymosjes si shpetojne alkolit.Po pensionistat e asaj shpie ne kete pazell ku do ti vesh .Artikull brilant ti akoma me plehren Sali.Po sdole nga emrat e pervecem ne vend do rrish si shoqeri

  8. Gojetari says:

    Shume mire e ka thene! Bravo KIKIA.
    Ajo vajza i jepte pak si shume gojes dhe me petkun e autorit te shkrimit jo si gazetare lajmi. Pra e kishte bere balte. Por akti atyre burracakeve eshte i denueshem gjithesesi.

  9. Genjeshtaret says:

    Po gazetarin e PDs kush e detyroi te mashtronte me kaseten e babales dhe mund ta dim çfar mase u mor per ate mashtrus gazetar qe turbulloi te gjith vendin dy muaj rresht ,jeni ordiner nga politikanet gjykatat gazetaret dhe analistet njesoj te ter ,vet mashtroni sajoni lloj lloj historish te trullosni kte popull dhe veç kur e shikon qe del fajtori dhe zgerdhihet e qesh ne televizor tall bythen me ket popull,dhe kaq shpiket histori tjeter ,mas nje jave sa te dali arsyeja ,kur te krijoni nje zullum tjeter ,ktu politika me ndimen e medias vetem mashtron loz dhe vjedh ket popull dhe nuk ben as nje lek pun.

  10. Lexuesi says:

    Mendoj se gazetari, dhe askush tjetër, nuk mund të “gjykohet” pse nuk ka shkruar apo analizuar ato që nuk kanë ndodhur, por që supozohen. Dhe nuk mund t’i diktohet se çfarë dhe për çfarë të shkruaj. Aq më pak (aspak) të fyhet. Nuk të pëlqen shkrimi?… Ok, është e drejta e lexuesit. E reja në shkrimin e zotit Kikia mendoj se është qëndrimi kritik ndaj punës së disa gazetarëve, të cilët nuk informojnë drejt, ose, më keq, keqinformojnë, dhunojnë opinionin dhe shpërdorojnë misionin e tyre.

  11. Viro says:

    Kur flitet per median ne kuptojme lirine e saj pa kufi, cka nuk qendron. Liria ka disa kufinj. E thene shkurt liria e te shkruarit shkon deri aty ku cenohet tjetri. Po si I behet hallit kur sapo permendet nje gazetare futet ne loje pa kurrfare verifikimi, kryetari qeverise, I kuvendit, I gazetarve atj. Dhe nuk mbajne te njejtin qendrim kur cenohet e drejta e njeriut te thjeshte, nje nepunsi apo kur ata flaken ne rruge. Ky qendrim ndaj medias lidhet me efektin e saj publik, cka nuk eshte e drejte. Media jone nuk eshte e vertet po media kafenesh, percjellse rendomt thashethemesh qe ka pushtuar pushtetin te cilet pa e verifikiar rastin vrapojne te deklarohen rreth tij.

  12. artur bozgo says:

    shum dakort me shkrimin ne fjal.Ne mos gaboj kjo gazetare na ka thene shume te verteta qe na kan dale genjeshtra. Respekt per GAZETARET dhe jo gazetaruc te cdo lloj krahu politik Sjam dakort me ngjarjen, por si shume te tilla po na ndodhin ne prag te protestes te opozites . SHPRESOJ te jete e FUNDIT………….TURI EMIGR

  13. kazani says:

    Sakte Kikia, por a e ke pyetur kazanin mediatik me Fevziun ne krye nese jane dakord me ty!

  14. Illyria-Shqiperia says:

    ???

  15. Alban says:

    O Mentor, po jep edhe ti nje ndihme per zbardhjen e ngjarjes: pyete Klodin a i beson perrallt e Sali Berishes? Shtei uhet ta ruaje Zonjen Lala, sepse ne shtator Sala e do nga nje kurban!

  16. Specialisti says:

    Faleminderitm. Z.Kikia…

  17. Artikulli autokritik nuk eshte i plote pa emra! Portalet thote Kikia! Por jo vetem ato! Edhe vete Lala fliste shume here me hamendje dhe jo me fakte! Portalet kane emra dhe emra gazetaresh! Shumica paguhen nga saliu dhe meta! Eshte elvi,andi dhe shkullaku me lapsi.al,syri.net me z Lista e ketyre mercenareve eshte e gjate dhe paguhen me parate e pista te politikaneve shqipatare!enin,360grade me arthur etj etj.! Vetem genjejne,me tituj bombastike me orientimet dhe lajmet e qytetarit digjital! Te vjen per te vjelle te degjosh njws24,klan,top channel etj. Medioker dhe mercenare!

  18. Specialisti says:

    E mira do te ishte te dilte i vellai dhe te deklaronte..se me punen e tij nuk ka konflikt…
    Cdo gje do te ishte transparente….

  19. Gjinika says:

    Respekt Z. Kika. Gjithmone kete qendrim keni mbajtur ndaj rrolit dhe detyres te gazetarit. Eshte e vertet se shpesh njeres te pa fajshem, ose me pak faj,jane share e nemur me liber shtepie,por edhe pse kane dale te pa fajshem,nuk kam pare asnje here qe gazetari te kerkoje te pakten falje publike e jo me te denohet per ato qe ka shpifur.

  20. korcari says:

    SHTETI ka rene,,,,,keto jane shenjat e renies;,vrasje,,,rrembime,,vjedhje,,korrupsion,,varferi,,,qytetaret duhet te ngrihen te rrezojne qeverine rama,,,menduam se do rregullohej dicka,,,,,por asgje nyk ndryshoi,,,,,,vetem ca fasada per te rritur vleren e pallateve qe do ndertonte vete edi rama,,,,punesimi zero,,,qerrohu z.kryeminster edhe ti po hyn ne histori si sali berisha si nje kryeminster I mjerimit dhe korrupsionit,..

  21. alphade says:

    Shenim : Per here te pare shoh nje gazetar te ndershem dhe te
    ndergjegjshem per misionin e tyre te informimit publik me fakte
    dhe jo me parti- pri.
    Per te qene i sinqerte me median ne pergjithesi une nuk i besoj fare,
    absolutisht fare “atentatit” ndaj zonjes Lala per shkak te prifesionit.
    Po shpjegohem: Kam degjuar disa intervista te saj ne disa kanale
    televizive, ne funksionin e “gazetares investigative. Eshte per te ar-
    dhur keq por eshte e vertete se nje gazetare e tille nuk i duhet as
    dreqit e jo me publikut shqiptar qe eshte enjtur me genjeshtrat e Sa-
    liut dhe bandes se tij ne Parlament e nje rrjetet televizive ,qe i “mbesh-
    tet ” faktet e veta te “qytetari dixhital” . Kur kjo zonje del ne televizion
    mbane nje qendrim krejtesisht subjektive,shpifese e mashtruese ,flet
    tamam si Saliu dhe nuk i vjen turp nga publiku per njeanshmerine e saj
    si gazetare. Nuk e di se si jetojne gazetaret e tjere shqiptare,mbase te
    gjithe kane vila si ajo e Lales. Por une nuk besoj se te gjithe gazetaret
    kane Vila si te Fevziut e Lales me Co. Nga diku e dikush u mbushen xhe-
    pat me Euro,Dollare apo Leke.
    Se fundi, nuk jane aresyet e profesionit te zonjes Lala. Absolutisht jo sepse
    me kujtohet nje rifreskim i refrenit te zotit Mero Baze qe e ka burimin nga
    Leberit : ” T’a keshe mik te prish pune,t’a keshe armik te hamune” ! Keshtu
    qe nga ajo ane ma do mendja qe kjo ane. pozita e sotme ,te ha “menderen”,
    ndersa nga nga ana tjeter,ajo ka nje mburoje te forte qe nuk guxon ta preke
    sepse i sherben me aq shume zell pales sa qe zor se mun ta godasin as me
    “petalet e trandafilit” . Aresyet ,pra duhen kerkuar gjetke:
    Se pari, mund te jete nje loje per t’a sponzorizuer edhe me shume kete gazet-
    re ne fillimin e ketij shtatori kur do te filloje “Revolucioni Demokratik” i Saliut,
    Bashes dhe Mones qe sic e ka deklaruar edhe me gojen e vet se vetem me
    “Plumbin” e K/ministrit Rama ne goje mund ta largoje nga rruga e saj e “lavdish-
    me ” e “Revolucionit Demokratik”, nje shpikje e Vicidolasit dhe e “perqafuar”
    fort nga MONA qe ne nje gjuhe te huaj: MONA perkthehet : MAJMUNE….!
    “MONA aunque se viste de seda, MONA queda” …..!
    Dhe e fundit,mos kjo zonje ka ndonje problem me boten e jashteme dhe po
    pergatitet t’ja mbathe dhe per kete ka krijuar alibine e “atentatit” duke vepruar
    si pasardhesit e tjere qe jane “arratisur” per aresye se u ” kercenohet jeta ne
    Shqiperi nga K/minustri” ,i shndrruar ne nje “diktador”, “idem” si Enver Hoxha!
    Te gjitha opsionet ekzistojne vetem njera nuk ekziston ” Ajo e Atentatit per shkak
    te profesionit” ! Kjo ju siguroj une zoterinj gazetare nuk ju gjen asgje me Edi Ramen,
    me ate TJETRIN PO ! Vetem Artan Hoxha nuk ka frike nga Ai,te tjeret pshurren ne
    breke……Kaq kisha ,besoj se zoti Mero do ma botoje kete koment. Paraprakisht e
    falenderoj nese e boton. Megjithate “Epur si mueve”…. , Bota leviz…..FLM.

  22. alphade says:

    Shenim: lexova tash nje koment te fundit te zotit Meti dhe del se Klodi ,na
    paskish burrin ne Angli me letra si kosovar. Dhe kjo me sa duket ka proble-
    me me letrat per te ikur ne Angli,prandaj ben gjithe kete zhurme e zallamahi.
    Ja ku “fleka lepuri”, sic e ka qejf ta perserise vazhdimisht ” BACA” dhe me sa
    duket kete ia paska mesuar “BACA” ta perdore per te siguruar letrat ne Angli,
    gjoja se “diktatori Rama” po i merr jeten gazetareve te ‘rangut” te larte si “ga-
    zetare investigative” ,por qe e tille nuk eshte,ZERO !

  23. Lili says:

    Qe te kemi gazetari investigative,duhet edhe te kemi shtet qe garanton transparencen. Liria private ka kufizime para liria e te gjitheve. Kemi te drejte nepermjet kanaleve zyrtare te dime kush fshihet mbas firmes x a y qofte kjo nje firme ne ishullet kaiman,kjo eshte shteti transparent. Kemi te drejte te dime kush eshte x apo y ne bizness. Ne svicer,shtet ku sekreti bankar eshte ,shteti lejon cdo qytetar me pa deklaraten e te ardhurave te tjetrit .. se keshtu kontrolohen gjerat. Ne nuk dime sa fiton kastrati nga nafta e sa fiton nga miqte se nuk kemi mundesi me kontroluar deklarimet e lendes se shitur me importet per shembull. Pra shteti nuk mundeson investigimet ,as per qytetarin po as per kontroloret e tatimeve…,ne qofte se i kontrolon kush,cka dyshoj fort.
    Po flet po yshim te skaduar ,qe eshte nje e vertete kudo ne shqiperi..a nuk eshte roli i gazetareve nepermjet ketyre artikeleve me vu ne dijeni te publikut se ne si konsomator nuk kemi si te mbrohemi,nuk kemi fakte pos helmimeve ne spital nga intoxikimet,sepse ligji nuk zbatohet e nuk ke mundesi me dite nga vjen mishi,kur eshte ble sa ka qendruar ne frigorifera..etj .po eshte detyra e gazetarit te na sensibilizoje deri sa te kerkojme nga deputetete tone veprimet e duhura per mbrojtjen tone. Ne nje vend normal,se ne Shqiperi dihet se pikerisht deputetete jane ato qe na helmojne me bizneset e tyre ka mos…
    Sigurisht se po ,edhe dhembet ,edhe shendeti i x apo y jane interesant sidomos kur taxpaguesit shqiptare paguajne qe derrat te dergohen jashte per sherim me paret e shqiptareve qe nuk kane buke e kursjen ne vizitat tek mjeku vetem per t’i mundesuar fillanit te mbjell nje femije e te linde jashte me paret e taxpaguesve,apo yfistekut te heqe vjamin e barkut me paret tona,e te bere by pass me paret tona. Po eshte edhe bile shume interesante te kemi nje pasqyre te qarte se kush mjekohet e per cka me paret e taxpagueseve, e kush tek spitali amerikan se ndoshta atehere do kuptohet pse spitali privat X gezon disa privilegje e a jane keto privilegje kembim per mjekim falas te disave..
    Ne nje shtet normal,nuk ke nevoje me rreh gazetarin nese ai ka shpif,i drejtohesh gjykates edhe gjykata vendos ne emer tone kush eshte fajtor.
    Pra rrahja e gazetareve tregon se drejtesia nuk funksionon,e nuk i besohet asaj per te cuar nderin ne vend.
    E kjo eshte nje signal shume i keq per nje shtet demokratik,qe duhet te ju shqetesoje ma shume

  24. prendi dedja says:

    Me ne fund nje shkrim dinjitoz qe kerkon skjarim per ngjarjen .mbrojtjen e gazetareve.po dhe problemet e abuzimeve me “drejten” e gazetarit. Kjo me kujton pseudo gazetar te tipit Adriatik Doci qe per mosplotesi deshirash ne emrime te pa merituara sulmon e shpif per drejtues e familje .Gazetaria nuk behet me 5000 leksha apo presione.por nga gazetare qe merren me problemin e te veryeten

  25. Vladimir says:

    Problemi nuk jane gazetaret te cilet thene te drejten ndodh jo rralle edhe te gabojne ne kronikat e ne komentet e tyre, problem i ketij vendi jane pronaret e mediave te cilet jane sot gjobvenesit e kapobandat me te rrezikeshme. Asnjehere nuk ju ka hyre gjemb ne kembe dhe nuk besoj se do tju kthehet ndonje prokuror apo gjyqtar sepse jane te frikshem. Nuk dua te permend emra por te gjithe i njohin dhe te gjithe ju druhen. Ndertojne atje ku nuk mund te ndertohet, kane marre tendera dhe koncension atje ku u ka pelqyer, kane fituar gjyqe dhe prona atje ku kane dashur.
    Shtypi eshte i lire dhe gazetareve qe gabojne, pa prapavije interesat e pronareve, tolerohen. Por kur behen vegla te boseve dhe ju pervishen nepunesave te shtetit apo konkurenteve ne biznese me liber shtepie, duhet te ndeshkohen me ligje te rrepta, bashke me pronaret e tyre.

  26. SALIU says:

    PER ÇA GJERA KE TE DREJT POR KETU JAN VRARE BIJ NENASH DHE SE KA ÇAR KUSH PSE QENKA JETA ME E SHTRENJTE PER KETE GAZETAREN ME FYTYR MUSHKE GAZETARET NEN PETKUN E LIRISE SE MEDJAN DIZIFORMOJN PUBLIKUN SE PAGUHEN NGA PADRONET QE KAN FUSIN HUNDET ME PA TE DREJT TE DINJITEYI I QYTETAREVE DHE ME SHUME THON TE PA VERTETA TEK KETA DUHET VETING ME THEMEL DHE NJE LIGJ QE GAZETARET PER ÇFAR THON E DEKLAROJN TE MBAJN PERGJEGJSI LIGJORE DHE PENALE

  27. ILIRI says:

    NE RAST SE DONIN TE ELEMINONIN GAZETAREN E KISHIN KOLLAJ FARE PER FAKTIN SE AJO ESHTE GAZETARE TERENI POR ÇDO GJE MA MER MENDJA ESHTE E SAJUAR PER QELLIME TE TJERA GAZETARJA TE ARRESTOHET DHE FLET VET AJO MOS TE ABUZOJ NEN PETKUN E LIRISE SE MEDJAS MBASI SHUMICA E GAZETAREVE JAN KU THERRET QAMETI NGA ANA PROFESIONALE PALE ATA QE NUK DIN TE FLASIN DHE SHQIP

  28. Meço says:

    Z.Kikia.Gjergj Fishta thot një fjalë:”Ma parë,bahen bashkë nji thas me pleshta,se dy shqyptarë,në një mendje”.(E shkruajta,siç e ka thënë).Megjithate,në shumë çka thoni,jam në një mendje.Por jo se”shtypi duhet të ketë liri të pa kufizuar!!.Pra,edhe të shpifë,që ndonëse denohet me ligj,bejnë prrjashtim vetëm gazetarët.Atëherë “LIGJI S’QENKA I BARABARTË PËR TË GITHË”.Edhe sharjet sjanë argumentashtu si edhe argumentat,s’janë sharje”.Le të flasin organet investigative,para politikes,e cila,pa kaluar as edhe një minut nga ngjarja,ka pergjigjen gadi!!.”””Gjella e gatuar shpejt,nuk del e mirë”.

  29. Kolin, çun tirone dje-shtetas europjan sot says:

    Z. Kikia,

    Mos e ke fjalën për pronarin e ksaj gazete, për Ymer Bazen?

    Ky gollovar i zbarkuar në Tiranë pas ‘90 e ka pasur dhe e ka edukatë të çfletoj librat e shpisë të kujdo që i del në shteg!
    Prandaj dhe është zdruguar më shum se një herë!

    Sa për zonjën Lala, ajo nuk meret me libra shpie por me kriminelët, atë që policia e Ymerit tonë nuk e bën!

    TUNG!

  30. Iliri says:

    Kjo qe i thote vetes gazetare kjo ka abuzuar shume me termin fjale e lire kjo akyzon dhe te ben kriminel me llafe pazari dhe kohet e fundit kishte marre kot fliste gjera qe dhe prokuroret nuk i dinin.ky shkrim eshte mese real pasi gazetaret ne shqipwri abuzojne shume me fjalen e lire.Fjale e lire quhet kur eshte e vertete ne te kundert eshte abuzim dhe duhet te mbash pwrgjegjesi

  31. Labi says:

    KUSH.eshte ai kriminel qe demtohet aq.shume sa.te ngrere doren kunder Monika.Belucit.vetem nga bukuria ka imunitet.Cudi me ju nuk e kuptoni plus minus babale eshte.Klodiane Babale Bianku jane te njejte nga pamja zhvillimi psikik dhe.gjithe.te tjerat.Era qe mban kjo kategori terheq.dhe.eshte lende e pare per.fukarenjte e Pd qe u ka ardhur fundi me duket.

  32. vons says:

    I nderuar po nxit dhunen. Nuk duhet nxitur dhuna ne asnje menyre. Ti flet sikur nuk ka shtet, gjykata, etj. Pra t’i thua, mire t’ia bejne gazetareve kur ata shkruajne pa fakte, etj. Jo ore, nuk eshte ashtu. Dhuna eshte krim dhe gjithmone duhet denuar. Kush ka probleme me gazetaret ose me kedo te shkoje ne polici, shtet, dhe te kerkoje te drejten. Shteti pastaj ta caktoje, ka apo jo shkelje te ligjit nga gazetari. Kur sulmohet nje gazetar, ose nje njeri I zakonshem, ata kane te drejten e vetmbrojtjes me te gjitha menyrat qe ia lejon ligji, dhe ligji lejon gjithçka per vetmbrojtje, dhe ne disa raste te vecanta merret edhe mbrojtje e vecante nga policia. Por ti qe nuk mund te thuash se nuk ka problem nese e sulmojne nje gazetar atje ne qoshe. S’ka kuptim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje